“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...

Në 15 Qershor 2021 transmetuam një problematikë në një shkollë të Durrësit. Në oborrin e shkollës 9-vjeçare “Qemal Mici” në Durrës në datën 4 Qershor 2021 ka patur një përplasje fizike dhe dhunë mes një prindi Fjoralba Rusa, dhe mësueses Valentina Jance.
Pas një zënke të fëmijëve të tyre, janë rrahur edhe gratë në fjalë, që janë prindërit përkatës. Fëmija i zonjës Rusa është me aftësi ndryshe dhe sipas të ëmës, mësuesja Valentina Jance e dhunon verbalisht, duke qenë dhe mësuese në të njëjtën shkollë.
“Stop” takoi drejtorin e shkollës, Eduart Prenga, i cili pohoi, që ka patur dhunë fizike mes mësueses dhe prindit, por që në këtë situatë, mësuesja ka qenë në rolin e prindit.
Drejtori tha, se ky prind është ankuar që mësuesja hyn në klasën, ku ka djalin denoncuesja dhe për këtë i është tërhequr vëmendja.
Vetë mësuesja Valentina Jance mohoi të ketë patur dhunë fizike mes saj dhe prindit duke deklaruar se nuk i është tërhequr asnjëherë vërejtje, se hyn në klasën e vajzës së saj.
Dy vjet pas këtij incidenti, Fjoralba Rusa, tregon, se deri në shkurt 2023 ka qenë në proces gjyqësor dhe në 28 shkurt gjyqtari Petraq Çuri dha vendimin, se mësuesja është e pafajshme dhe nuk ka patur dhunë.
“Çështja zvarritet. Pas dy vjetëve peripeci jepet vendimi me gojë nga gjyqtari Petraq Çuri dhe Sokol Nishani që shpallet e pafajshme mësuesja që më dhunoi djalin. Nga Shkurti deri në këtë moment që flasim kam dhjetëra herë që kam shkuar dhe gjyqtari nuk zbardh vendimin”, tha denoncuesja.
Prej asaj kohe, kanë kaluar më shumë se dy muaj dhe ende nuk është zbardhur vendimi, duke e penguar, që ta apelojë. Sekretarja e gjyqtarit shpjegon, se ky i fundit ka qenë me raport mjekësor nga 21 Marsi e deri në 9 Maj.
Sekretarja: Nuk është zbardh Fjoralba akoma, sepse nuk është Gjyqtari, ka javë që nuk vjen, është me raport.
Është marrë me 28 Shkurt 2023, ne jemi me 2 Maj. Ka dy muaj.
Sekretarja: Po ça të them unë, o Fjoralba, nuk është, nuk ka ardhur dhe ka ngel dosja aty. Kaq, kaq mund të them!
Gazetarja: Ka pyetur për një vendim gjykate.
Punonjësi: Nuk është zbardhur akoma.
Punonjësi: Duhet të pyesni Gjyqtarin!
Gazetarja: Gjyqtari, ku është?
Punonjësi: Gjyqtari nuk është sot, është me leje. Bëni një kërkesë me shkrim, t’ia çojmë Gjyqtarit dhe të kthejë përgjigje!
Sekretarja e Gjyqtarit, Petraq Çuri: Gjyqtari Petraq Çuri, që nga data 21 Mars nuk është paraqitur në punë, sepse është me raport mjekësor, nuk ka ardhur dhe dosja e zonjës, ka ngelur pa arsyetuar, është shpallur vendimi, por nuk është arsyetuar akoma. Gjyqtari më komunikoi t’ju them, që në momentin, që do vijë në punë, deri me datë 9, është me raport mjekësor, do arsyetohet dosja dhe do bëhet komunikimi i vendimeve. Me porosi të Gjyqtarit, ju komunikova atë, që më tha.
Por pas interesimit të “Stop”, gjyqtari nuk priti datën 9 Maj, por zbardhi vendimin.
Denoncuesja: 24 orë pasi emisioni “Stop” u interesua në Gjykatën e Durrësit, vendimin e kam në duar. Falenderoj emisionin “Stop”./tvklan.al
Një qytetar ka shkruar te xhami i makinës, se është burrë ...
“Karteli i miellit”, krahas bujqve, fundos edhe konsumator...
Një prej rrugëve më të çuditshme, për të cilën mund të ken...
Jemi në rrugën “Gjolekë Kokona”. Banorë të një pallati në ...
CNA denoncoi 3 ditë më parë skandalin me drejtoreshën e pë...
Fiks Fare bëri një vëzhgim në fshatrat e Lushnjës, për të ...
“Stop” ishte në njësinë numër dy në Tiranë. Trëndafile Cel...
“Stop” ishte në Kurbin, pasi File Lleshi tregoi se jetonte...
Të udhëtosh me autobusët e shërbimit urban brendakryeqytet...
“Fiks Fare” denoncoi një skandal në Morgun e Tiranës, ku t...
Një denoncues anonim tregoi se para disa muajsh ishte inte...
Më 1 Maj 2023, “Stop” transmetoi një rast nga Skrapari, li...
“Stop” ishte në Vlorë me qytetarin Donald Levani, i cili ë...
Sanitarja e spitalit hiqet si kryetarja e shoqatës së inva...
Inceneratori i Tiranës është një nga aferat më të denoncua...
Kompania koncesionare që menaxhon depozitimin e mbetjeve n...
Heqja e dhëmballës së infektuar i kushton shtrenjtë një 20...
Emisioni Stop në Tv Klan ka shkuar në Cërrik pas ankesës s...
Liljana Duka është 62 vjeçe. Që prej lindjes ka ecur me vë...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt Gjirokastrës ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...