SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...

Heqja e dhëmballës së infektuar i kushton shtrenjtë një 20-vjeçari nga Fushë Kruja.
Dentisti ia hoqi pa grafi, iu infektua gjithë goja dhe fyti. Për 5 javë shtrohet në QSUT te spitali Francez ku operon fytin, ndërkohë që merr vesh se gjatë heqjes së dhëmballës ka marrë edhe Hepatitin C.
Në “Fiks Fare” u ankua babai i 20-vjeçarit, Alfred Karaj, i cili për gjithçka që i ka ndodhur djalit të tij fajëson dentistin Andi Çela. Karaj pohon për Fiks Fare se dentisti i ka hequr djalit të tij dhëmballën e infektuar pa i bërë një grafi paraprake, gjë që ka çuar në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të 20-vjeçarit.

Pas heqjes së dhëmballës, djalit të tij i është infektuar e gjithë goja e më pas edhe fyti, ku për 5 javë rresht ka qëndruar i shtruar në spital ku dhe është operuar nga fyti e ndërkohë ka mësuar se gjatë heqjes së dhëmballës djali i tij ka marrë edhe Hepatitin C. Pyetjes së gazetarëve se pse është i bindur që hepatitin mund ta ketë marr tek dentisti Alfredi përgjigjet se djali i tij nuk ka vuajtur më para nga asgjë.
Fiksi filloi interesimin e tij, fillimisht duke u drejtuar tek dentisti Çela që kishte bërë heqjen e dhëmballës së 20-vjeçarit. Dentisti mohon të ketë gisht në gjithë situatën dhe thotë se e gjitha kjo ka ardhur si rezultat i neglizhencës, pasi 20-vjeçari nuk e ka marrë siç duhet mjekimin. Ose mjekimet që ka marrë më para pa recetë kanë ndikuar duke mos bërë efekt ilaçet që ka rekomanduar dentisti.

Pyetjes se a i është bërë grafi 20-vjeçarit para se t’i hiqej dhëmballa, dentisti fillimisht shprehet se pacienti nuk i është ankuar për gjithë gojën por vetëm për një dhëmballë. “Zakonisht për një dhëmbë nuk bëhet grafi, plus që dhëmballa ishte me dy rrënjë dhe e pashë të panevojshme për të kryer grafi“, shprehet dentisti. Më pas e hedh poshtë këtë variant dhe thotë që grafinë nuk ia ka bërë për arsye ekonomike. Ai tregon se kishte pak enjtje, i ka dhënë ilaç dhe më pas ka ndërhyrë duke ia hequr dhëmballën. Gjithashtu pohon se gjendja e dhëmbëve të 20-vjeçarit ishte shumë e keqe dhe pothuajse të gjithë dhëmbët i kishte me infeksion. Por dentisti nuk ka qenë i sigurt as vetë për ndërhyrjen që ka bërë, pasi ai më pas i ka bërë grafi 20-vjeçarit.

Pyetjes së Fiksit se pse i ka bërë grafi pas ndërhyrjes, dentisti iu përgjigj “për të qenë i sigurtë që nuk kishte infeksion dhe grafia këtë ka treguar”. Por grafinë nuk e jep dhe më pas bie në kundërshtim me atë që ka thënë, shprehet se gjendja e gojës së 20-vjeçarit ka qenë skandaloze, duke thënë se të gjitha dhëmballët kanë pasur infeksion.
Por direkt 20-vjeçari ka pasur probleme dhe pas ilaçeve që dentisti i kishte rekomanduar, është paraqitur tek ai. Çela shprehet se është çuditur pasi enjtja djalit i kishte filluar në krahun tjetër. “Po kjo nuk ka sesi të ndodhte, pasi ai ose nuk ka marrë mirë ilaçet ose ka marrë aq shumë sa ato nuk kanë dhënë më efekt“, dëgjohet të shprehet ai në video.

Gjithashtu, denoncuesi Alfred Karaj i është drejtuar edhe mjekut të familjes ku djali ka qenë një prej ditë që është ndjerë keq. Mjekja pohon se mjekimin kryesor nuk e ka rekomanduar ajo, por e ka nisur drejt spitalit të Krujës, ku i është dhënë një kurë 1-2 ditore për dhimbjet.
Karaj telefonon dhe kirurgun që ka bërë ndërhyrjen dhe ai i pohon se infeksionet e dhëmballës kalojnë në fyt ndaj iu bë dhe ndërhyrja. Kirurgu i thotë se nëse djali ka dhimbje të marrë qetësuar, por nëse ka infeksion t’i drejtohet direkt spitalit.

Përsa i përket Hepatiti C, dentisti u shpreh se nuk e dinte që 20-vjeçari vuante pasi e kishte pyetur para se të ndërhynte nëse merrte mjekime, kishte sëmundje apo alergji. Këto i ishin mohuar nga pacienti dhe ai kishte vazhduar me procesin e heqjes së dhëmballës. I pyetur për këtë ai thotë se 20-vjeçari duhet të bëjë kontrolle dhe të marrë mjekime, por konkretisht nuk e di sesi pasi nuk ka njohuri mbi këtë fushë të mjeksisë.

Gjendja aktuale e 20-vjeçarit është po e njëjtë edhe pas operacionit në grykë. Nga diagnoza e spitalit mësohet se 20-vjeçari ka patur absces të gojës, ç’ka vërteton dhe njëherë gjendjen e përkeqësuar shëndetësore për shkak të infeksionit në dhëmballë./ tch


Emisioni Stop në Tv Klan ka shkuar në Cërrik pas ankesës s...
Liljana Duka është 62 vjeçe. Që prej lindjes ka ecur me vë...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt Gjirokastrës ...
Në vitin 2019, emisioni “Stop” në Tv Klan investigoi tende...
Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një nxënësi të shkollë...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP miratoi të martën më 2...
Në vitin 2023 dhe ende në Shqipëri diskutohet apo ka shqet...
Emrah Malaj është një i ri nga Malësia e Madhe dhe para di...
Pak ditë më parë para ambienteve të televizionit Klan ësht...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e një puno...
Abuzimi dhe skandalet me Check Up-et kanë qenë shpesh ...
Alban Vangjeli banor i pallatit 976 në lagjen 17 në qyteti...
Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan vjen nga...
Pas urdhërit të GjKKO për të kontrolluar në kampin MEK në ...
Në Tetor 2016, emisioni “Stop” transmetoi rastin e ish-kry...
“Stop” ishte në Shkodër pas një denoncimi ndaj rektores së...
Fiks Fare denoncoi veprimet e Zyrës Shtetërore të Përmbari...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e 3 punonjësve të sigurisë...
Një i sëmurë me kancer lëkure rrezikon të humbasë një orga...
Noterja e Fierit, Anila Haxhiu dhe bashkëshorti i saj, Ili...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...