Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...

Një i sëmurë me kancer lëkure rrezikon të humbasë një organ jetësor, veshin, pasi aparatura e rrezeve është prishur prej disa muajsh te Onkologjiku në QSUT.
Përveç këtij rasti, mjekët e këtij reparti i thanë gazetarëve të Fiks Fare se janë rreth 400 pacientë me kancer lëkurë që rrezikojnë jetën, si pasojë e mos funksionimit të një aparature e Radioterapisë. Në redaksinë e emisionit Fiks Fare kanë mbërritur dy denoncime, ku këta pacientë kërkojnë ndihmë! Ata duhet të bëjnë trajtimin me rreze pranë pavijonit të Radioterapisë te Onkologjiku. Por, si pasojë e prishjes së aparaturës “Orthovoltazh, njëri pacient rrezikun të humbasë jetën dhe tjetri veshin.

Sipas protokollit dhe rekomandimeve të mjekëve, pacientët duhet të kryejnë rreze për 1 muaj me radhë pa ndërprerje. Fillimisht, pacientët kryejnë trajtimin me azot dhe më pas i nënshtrohen rrezeve. Megjithatë, këtë shërbim nuk e kanë marrë dot, pasi aparatura është prishur në fund të vitit 2022.
“Përshëndetje Fiksi Fare! Ju shkruaj për një problem me shërbimin e radioterapisë në QSUT, te Onkologjiku. Që në 1 nëntor 2022 nuk funksionon pajisja që kryen rrezet në sipërfaqe të lëkurës. Kemi 7 muaj në pritje. Gjendja është përkeqësuar edhe më shumë sepse u ndërpre mjekimi” ishte denoncimi i parë.

Ndërkohë, disa ditë më vonë, na vjen sërish një ankesë e njëjtë;
“Përshëndetje! Dua të bëj një ankesë për te Onkologjiku. Babi filloi rrezen, bëri 5 ditë dhe pastaj i thanë është prishur aparatura. Kaluan 8 muaj dhe asnjë përgjigje, plaga sa vjen dhe bëhet më e madhe dhe shqetësimet e një pas njëshme. Kemi pyetur dhe gjithmonë na thonë që nuk është rregulluar”.

Denoncuesi i parë i shkruan Fiksit se ka pasur komunikim të vazhdueshëm me informacionin e këtij reparti. Madje, vetë punonjësit e Onkologjikut i kanë dërguar disa mesazhe se “aparatura nuk është rregulluar”, edhe pse kanë kaluar më shumë se 6 muaj nga nisja e trajtimeve. Pas ankesave, gazetarët e “Fiks Fare” iu drejtuan Shërbimit të Radioterapisë te Onkologjiku.

Punonjësit e Radioterapisë pranuan se aparatura nuk është rregulluar ende. Madje, do të duhen edhe 6 muaj që të instalohet. Por koha nuk është në favorin e pacientëve, të cilët rrezikojnë edhe jetën! Onkologjiku i drejtoi pacientët sërish Ambulanca e Specialiteteve. Fiksi shkon te Ambulanca e Specialiteteve, ku takoi një mjeke onkologë.
Mjekja e Ambulancës së Specialiteteve nuk ka dijeni për rimbursimin apo edhe kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale. Sipas saj, duhet të merren mjekët e Onkologjikut. Pacientët duhet të shkojnë sërish te QSUT për të vijuar me mjekimin. Dhe, nga të gjitha këto sorollatje, ata rrezikojnë të humbasin jetën!

Gazetarët e Fiks Fare iu drejtuan sërish QSUT-së, ku biseduan me mjekun e radioterapisë që trajtoi pacienten me kancer lëkurë, që rrezikon veshin. Mjeku pranoi se, nëse pacientja do të kishte kryer terapinë me rreze, do të kishte zhdukur kancerin dhe gjendja e veshit do të ishte e mirë. Por, ai tha se pacientja duhet ti nënshtrohet operacionit për heqjen e veshit, pasi plaga është përkeqësuar. Mjeku tha se, nga mosfunksionimi i aparaturës “Orthovoltazh”, 400 pacientë nuk kanë zgjidhje tjetër përveç kirurgjisë.

Pas kësaj deklarate, familjarët iu drejtuan me një kërkesë zyrtare pranë Drejtorisë së QSUT-së. Disa ditë më pas, Spitali pohon se:
“Aparati i ‘Orthovoltazhit’ që trajton kancerin e lëkurës, është instaluar në vitin 2002 dhe gjatë fundit të vitit 2022 ka pësuar një defekt të rëndë, i cili ka qenë i pamundur të riparohej, për shkak të mungesës së pjesëve të këmbimit. Pranë QSUT ka mbërritur së fundmi një pajisje e re, e cila është e një teknologjie më të avancuar, me anë të së cilët do të kryhet trajtimi i kancerit të lëkurës. Aktualisht po punohet për krijimin e një ambienti të përshtatshëm për instalimin e tij duke kryer më parë të gjitha procedurat dhe duke marrë masat e nevojshme për mbrojtjen nga rrezatimi i këtij ambienti”.

QSUT e pranon se aparati nuk punon. Por, në këtë shkresë, nuk i jep zgjidhje të paktën 400 pacientëve që vuajnë nga kanceri i lëkurës dhe që marrin shërbim te Onkologjiku. Për pasojë, shumë prej këtyre pacientëve, rrezikojnë jetën./ tch

Noterja e Fierit, Anila Haxhiu dhe bashkëshorti i saj, Ili...
“Stop” ishte në qytetin e Vlorës, për një ankesë të zonjës...
Ylli Rërëza banor i Fshatit Vlosh në Njësinë Administrativ...
Një qytetare nga Elbasani është ankuar pranë emisionit Sto...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon historinë e konfliktit t...
Emisioni investigativ “Stop” jo pak herë ka trajtuar probl...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka shkuar në Durrë...
“Stop” ka udhëtar drejt Boricës së vogël në Malësi të Madh...
CNA ka sjellë ditë pas dite fakte të reja për aferën e inc...
Arsimi shihet si një mënyrë për të ndryshuar të ardhmen. N...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e qytetarit Artan ...
Një qytetar i është drejtuar emisionit Stop në Tv Klan për...
KosovaNews ka bërë një hulumtim ekskluziv lidhur me pronësin...
Në 30 Dhjetor të vitit të shkuar, emisioni investigativ “S...
Besnik Karaxha tregon për emisionin investigativ “Stop” në...
Fiks Fare faktoi me zë dhe dokumente se Monumentit të Naty...
Në vitin 2018 Ilir Telhaj kërkoi azil në Zvicër. Ai tregon...
“Stop” ka shkuar në Astir për problemin e Vladimir Hysës, ...
Kërkon 2.800 euro për të dhënë dëshmi të gjuhës gjermane, ...
Carlo Bollino, botuesi italian që ka disa media në Shq...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...