Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...

“Stop” ka shkuar në Astir për problemin e Vladimir Hysës, i cili në vitin 2012 bëri porosi një apartament në katin e dytë në pallatin që ndërtonte firma “Jon sh.p.k” me administratore Vjollca Hoxholli. Por në përfundim të pallatit, ky apartament u zu nga një tjetër person.
Denoncuesi Hysa tregon se duke qenë se punimet mbetën në gjysëm, ai investoi vetë në dyer, dritare e pllaka, që sot i gëzon dikush tjetër.
Denoncuesi: Ne në vitin 2012 kemi bërë kontratën dhe në vitin 2017 jemi likujduar komplet, i kemi dhënë Vjollcës para të thata, tek noterja Anila Kaçupi 45 mijë Euro. Jetonim në Gjermani, vinim, shikonim punimet. Më vonë, kur morëm vesh që burri i saj ka vdekur dhe Vjollcën e kishin arrestuar, u ktheva prapë në Shqipëri dhe e takova Vjollcën në gjykatë e i thashë që “më the se për 6 muaj do ta marrësh cerifikatën e shtëpisë, tani si shkon kjo punë. Më tha mua “ti punimet e hyrjes tënde do t’i bësh vetë”. Më dha çelësin e shtëpisë inxhineri, si derën e jashtme dhe të brendshme dhe fillova punimet. Këtu lashë vëllanë se unë jetoj në Gjermani dhe aq kohë kisha. Më vonë, në vitin 2021 kam ardhur prapë këtu. Bëra të gjitha dritaret, më kushtuan 1 mijë e 800 Euro. Pastaj porosita për ta vënë këtë të ballkonit kur më thanë se ma kanë shpërthyer derën. I pyeta se “kush”. Më tha “njëri që jeton këtu afër”. I thashë “po kush ja ka dhënë çelësin”. Më tha “se ja kanë dhënë njerëzit e vet”.
Me bashkëshortët Hysa, Vladimir dhe Valentina, “Stop” shkoi tek apartamenti ku Isufi, që e kishte marrë apartamentin ia ka shitur dikujt tjetër që jeton tashmë aty.
Gazetarja: Tani, nuk ju lënë që të hyni brenda. Ku po jetoni?
Denoncuesi: Unë po jetoj tek “Jordan Misja”, tek burgu, tek shtëpia e tim vëllai. U ktheva për të jetuar këtu. As paratë nuk po na i japin.
Denoncuesja: Ne e kemi blerë në momentin që ka qenë karabina, i kam të gjitha me fotot.
Gazetarja: A keni pasur ndonjëherë kontakt me këta këtu?
Denoncuesja: Jo, këto e kanë blerë. Punë me këta nuk kam, por me Isufin.
Më pas “Stop” ju drejtua Kadastrës, ku na u tha se për këtë apratament është bërë legalizimi dhe certifikimi në emër të zotit Isuf Koltraka nga Drejtoria Rajonale Rurale 2, në bazë të një kontrate porosie me “Gora shpk”.
Përfaqësuesja ligjore, e firmës, Alberta Gega, thotë se shkelja është bërë nga Kadastra dhe pronarët janë bashkëshortët Hysa.
Përfaqësuesja e “Jon sh.p.k”, Alberta Gega: Në këto kushte, ne si studio e kemi marrë përsipër për t’i dhënë zgjidhje. Ky apartament i është shitur Vladimir dhe bashkëshortes, familjes Hysa dhe Isuf Koltraka ka pasur një kontratë me shoqërinë “Gora” kur pallati nuk kishte filluar dhe ishte projektuar për ta ndërtuar shoqëria “Gora”. Kontratat e porosisë janë kontrata paraprake dhe prandaj ligji e ka bërë që kjo kontratë porosie i nënshtrohet kontratës përfundimtare dhe në kontratën përfundimtare shikohen të gjitha marrëdhëniet që kanë pasur palët nëpërmjet kësaj kontrate. Në rastin konkret, ASHK-ja, nuk ka marrë informacion tek shoqëria dhe nuk ka marrë opinion në shoqëri nëse ky Koltraka që ka këtë apartament sipas atyre të poseduar, por në fakt nuk e posedonte, por e kishte dhunuar apartamentin, ai sektor legalizimi, në momentin që i vjen kjo kontratë duhet të shikojë se kush është sipërmarrësi –“Gora”, po ti ja ke legalizuar objekti që ka ndërtuar Joni, ku lidhen këto të dyja bashkë? Si e ke likujduar vlerën e apartamentit, si e ka provuar ai që e ka të likujduar kur nuk ka as faturë tatimore, as mandat arkëtimi, as mandate bankare, asgjë. Në këto kushte, ne jo vetëm për të mbrojtur shoqërinë, por kemi marrë përsipër që të mbrojmë interesat dhe të këtij zotërisë, familjes Hysa sepse ndjejmë si detyrim që duhet ta sistemojmë./ tvklan
Kërkon 2.800 euro për të dhënë dëshmi të gjuhës gjermane, ...
Carlo Bollino, botuesi italian që ka disa media në Shq...
Afera e inceneratorit të Tiranës sa vjen dhe thellohet. Nd...
Një vajzë në restorant i ka bërë presion dikujt në telefon...
Disa herë emisioni “Stop” ka trajtuar problematika, që lid...
Në 1 Qershor “Stop” transmetoi denoncimin e një qytetari, ...
Jemi në Milot pasi nga 960 abonentë, 400 prej tyre dalin d...
Emisioni Fiks Fare solli mbrëmjen e sotme një subjekt që s...
Një vajzë nga Tirana tregon për “Stop” se ka parë në rrjet...
Bledi Malushi, banor i fshatit Neviçisht në qytetin e Korç...
“Stop” hedh dritë mbi një ngjarje makabre në Durrës, me vi...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë një rast shumë të rë...
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të fortë, ...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Një zonjë, 73 vjeçe, është kthyer në një shqetësim serioz...
Pak javë më parë emisioni Fiks Fare solli një investigim m...
Një tjetër denoncim është bërë në lidhje me kompaninë ajro...
Sot, Policia e Korçës bëri me dije se kishte arrestuar...
“Stop” ka shkuar në Kombinat pasi Ilda Rryçko, 18 vjeç, në...
Vasil Ilia, tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...