Sot, Policia e Korçës bëri me dije se kishte arrestuar shtetasen A.B., e cila për rreth dy vite, duke punuar nëpërmjet një poste private, kishte mundur të siguronte rreth 3 milionë euro për veten e saj.
Këto para, sipas skemës që pretendon policia, ishin një mashtrim që bëheshin nga kjo punonjëse e postës “ADEX”.
Në fakt, burime zyrtare i thanë CNA se dyshohet që subjekti “ADEX” të jetë i përfshirë vetë në një skandal edhe më të madh sesa një punonjëse e tij.
Ndoshta hetimet do të zbardhin më thellë, por ajo që duket është se institucionet tatimore dhe doganore shqiptare, nën hundën e tyre, kanë pasur një kompani e cila ka mbështetur importin paralel.
Kjo do të thotë se “ADEX” ka futur mallra, të cilat mund të jenë pa fatura tatimore, pa doganë të paguar dhe skandali i 3 milionë eurove me një qytetare që kishte abuzuar është shumë më pak sesa gjithçka ndodh çdo ditë me kompanitë e postave.
Sipas të dhënave të hetuara nga Tatimet, por edhe atyre që tashmë ka në dorë policia, dhjetëra qytetarë nuk figurojnë të kenë dokumentEt zyrtare për transportet e bëra dhe për vlerat e vërteta të këtyre mallrave që ata kanë transportuar.
Pra, kompania ka favorizuar shumë nga kompanitë, të cilat punojnë në të zezë, që do të thotë se nga ana tjetër është favorizuar konkurrenca në të zezë dhe evazioni fiskal.
Duke qenë se shumë persona kanë raportuar abuzime me këtë kompani, apo me personelin e saj, një problematikë që ka lindur është fakti se atyre i mungojnë dokumentet me vlerën e vërtetë.
Pra, një furnizim që mund të ketë qenë 10 milionë lekë të rinj, figuron të jetë vetëm 2, 3 apo 1 milion lekë të rinj, vlera të cilat janë 10 herë më pak sesa realiteti.
Në këto vlera janë shmangur TVSH-ja, janë shmangur tatimet, apo nga ana tjetër nuk deklarohet fare xhiroja në total dhe kryhet një evazion i madh duke përdorur kompanitë si “ADEX”, apo firmat e tjera postare, që në vetvete janë kthyer në një problematikë për Tatimet dhe Doganat, por edhe për konkurrencën e bizneseve.
Kjo, pasi në vetvete kompanitë postare, të cilat bëjnë transportin për biznese të ndryshme, fshehin shifrat reale, ku në një efekt zinxhir fshihen të dhënat që paguhen në Tatime, TVSH-ja, tatimi mbi të ardhurat, etj., duke krijuar kështu një treg të zi, një fiktivitet që nuk fillon dhe nuk përfundon vetëm me “ADEX”-in që është zbuluar me qytetaren korçare A.B.
Vetë fakti që abuzimi i punonjëses së arrestuar ka zgjatur kaq shumë, përforcon dyshimet se kompania vetë favorizon informalitetin, fshehjen e sasive dhe vlerave monetare të mallrave që transporton dhe shpërndan.
Nga ana tjetër, janë me dhjetëra dhe qindra qytetarë, të cilët pretendojnë për problematika jo vetëm me kompaninë “ADEX”, por edhe me posta të tjera, ku shpesh përfshihen në atë që më lart e quajtëm evazion fiskal, fshehje të të ardhurave, që mund të shkojë deri në pastrimin e parave nga kompani dhe individë të caktuar, të ndihmuar këto nëpërmjet postave, si në rastin e “ADEX” dhe punonjëses së arrestuar./ CNA.al
“Stop” ka shkuar në Kombinat pasi Ilda Rryçko, 18 vjeç, në...
Vasil Ilia, tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv...
Një studente e universitetit “Fan Stilian Noli” në qyteti...
Në mbrojtjen e tij për aferën e inceneratorëve, kryemi...
Një qytetar ka denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan se...
Fiks Fare denoncoi veprimet arbitrare të një inspektori po...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një shkolle në Podgorie,...
Qytetari Pëllumb Dylmishi nga Portëza e Fierit është ankua...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt ...
Kompozitori Saimir Çili ka bërë ditën e sotme një deno...
Në mbledhjen plenare të së hënës, Këshilli i Lartë i Proku...
Një tjetër denoncim ka nxjerrë në pah shpifjet e Carlo...
Familja Haxhia nga fshati Barbullush, Njësisë Administrati...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Emisioni Fiks Fare solli sonte rastin e një punonjësi poli...
Inceneratorët që shtrihen nga Elbasani, në Fier dhe në Tir...
Në 19 Prill, “Stop” transmetoi disa problematika që lidhen...
Emisioni “Stop” trajtoi sot procedurat e tenderimit dhe si...
Prej 7 vitesh një qytetar endet zyrave të përmbarimit, pa...
Emisioni “Stop” trajtoi sot rastin e punonjësit të Drejtor...
Dosja voluminoze e aferës së inceneratorëve në investi...
Afera e inceneratorëve preku edhe mediat për propagand...
Partia Demokratike denoncoi këtë të shtunë se Ministria e ...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Mbeti i bllokuar në gjirin e Shën Andreas, pasi humbi orie...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djesh...
Pasditen e së hënës është vetëvarur në hangarin e bane...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e 14 pasurive...
Studentët e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë e nisën ...
Mushkonjat janë ‘fatkeqësia’ e jetës së shumë njerëzve...
Vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjel...
Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qënd...
Ish i dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perën...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të hënën se të...
Opozita kërkoi këtë të hënë në Kuvend të miratohet rez...
Megjithëse u arrit të shmanget një mbyllje e qeverisë amer...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Sot, më 2 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1...
Partneritetet Publike-Private (PPP), në formën e koncesion...
Sot, më 1 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1...
Sot, më 30 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...