Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Emisioni “Stop” trajtoi sot rastin e punonjësit të Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike pranë Bashkisë Tiranë, Erjon Buçuku, i cili futi në punë agjentin e “Stop” si roje shkolle pas një pagese. Por pas disa ditësh, Buçuku erdhi me një ofertë të re.
Ai e telefonoi sërish për ta njoftuar, se po lirohet një vend pune tek shkolla “Mihal Grameno” për sanitare. Këtë herë duhen paguar 1.5 milionë Lekë, pasi sanitaret e kanë rrogën më të lartë.
Qytetari: Mirë! Si je ti? Ça bëhet?
Erjon Buçuku: Hë dëgjo! Në 1 mars hapet një vend për sanitare tek shkolla “Mihal Grameno”, që është tek njësia 2.
Qytetari: Te “Mihal Grameno”?
Erjon Buçuku: Po! Tani, nuk e di në qoftë se të intereson?
Erjon Buçuku: “Mihal Grameno” është tek.. mu te njësia bashkiake nr. 2, mbrapa. Me një fjalë te ish-tregu elektrik.
Qytetari: Hë tek ish-tregu elektrik.
Qytetari: Aty? Po mirë mo, afër e kemi. Mirë është.
Erjon Buçuku: E ke afër, po problem është, që për atë…
Erjon Buçuku: Jo, për atë të duhen 1.5 (milionë lekë) jo 1!
Erjon Buçuku: Sepse sanitaret e kanë, e kanë rrogën më të lartë.
Erjon Buçuku: Po sanitareve mund t’ju shkojë deri diku tek 370 mijë Lekë-380 mijë Lekë dhe problemi është, që për sanitare, është shumë vështirë.
Qytetari: 1 milion e gjysëm hë?
Qytetari: Ok! Shumë faleminderit!
Erjon Buçuku: Zgjidh punë me atë pastaj! Shifi vetë gjërat, bisedoje! Vetëm më thuaj, më kthe një përgjigje, që të di, sepse po të them ty të parit, meqë me ty pata një kontakt dhe pastaj për persona të tjerë. Sepse janë shumë vende të lakmuara, që i duan, sepse futen gratë dhe ngaqë shkollat një muaj janë pushim, një muaj marrin leje, jo të shtuna, të diela, jo pushimet gjatë Prillit, jo pushimet para Vitit të Ri. Më kupton? Edhe janë thuajse të mbyllura dhe shumë ditë pushimi gjatë gjithë vitit dhe prandaj e duan.
Erjon Buçuku: Ok? Shihi vetë gjërat e më thuaj!
Qytetari: Ika, se do vete atje (Te shkolla) direkt!
Madje, sipas tij, në këtë histori nuk është vetëm, por me të tjerë.
Qytetarja: Mirëmëngjesi! Si je?
Erjon Buçuku: Atëherë vendi është për te shkolla “Mihal Grameno”.
Erjon Buçuku: Është vend për sanitare. Sanitaret kanë punën normalisht, pastrojnë nëpër shkolla, normalisht kontrata është pa afat, që do bëhet. Ky vend hapet në datën 1 mars, sepse del njëra në pension. Paga është diku tek 36-37 mijë lekë. Është punë, që normalisht, pastaj i ngarkon drejtoresha. I keni të ndara me hapësira, me klasa.
Erjon Buçuku: Ideja është, që nëse e shef veten që të, që të fillosh aty, ke të gjitha gjasat, për të dalë në pension, se nuk të ngacmon njeri. Nëse je e përkushtuar, nëse je person, që zbaton rregullat, je ok, drejtoresha nuk ka noi shqetësim, noi problem. Nuk ke asnjë lloj problemi, sepse të gjithë këto i kam unë në varësi. Jam unë personi, që çfarëdolloj gjëje, që do kenë, qoftë për rojet, apo për sanitaret, ato do përplasen tek unë.
Qytetarja: Tashi, unë si punë, e dua. Gxxx më pat thënë edhe për pjesën e lekëve, diku nëse s’gaboj, 1 milionë e gjysmë. 1 milionë e gjysmë!
Erjon Buçuku: Po! Gjërat mbyllen në fillim dhe mbyllet aty. Mbyllet çdo gjë, që edhe ti edhe ne, me një fjalë, të bëjmë ato procedurat, që mund të duhen! Të mbyllim gjërat, siç është për të mbyllur dhe ti pastaj vazhdo punën tënde! Nuk është, se është vetëm një person, janë disa, të cilët mbyllet ai muhabet aty dhe gjithsecili, ti në punën tënde, ata në punën e tyre dhe…
Qytetarja: Domethënë duhen të gjitha në fillim?
Erjon Buçuku: Vendet, do fillojnë, do futet 1, futet 2, futet 3, kupton? Dhe ideja është, në qoftë se ti më ndan diçka, që thua ok, është mbyllur ky muhabet. T’i mbyllim gjërat paraprakisht dhe e rezervoj unë dhe e mbaj atë vend. Ti do marrësh urdhrin e emërimit, që emërohesh. Do bësh edhe kontratën, i ke të gjitha. Atëherë për çfarëdo lloj gjëje, që po të them…
Erjon Buçuku: Dhe, që del nga goja ime, të jam garant unë dhe nuk ke punë me asnjë njëri tjetër. Kështu që, përsa flas, flas sepse është fusha ime, që e mbuloj atë dhe jam kompetent vetë për atë gjë, që kam gjërat në dorë dhe prandaj po të them kështu, kështu…
Qytetarja: Noi mundësi tjetër, për të paguar kështu me dy këste, noi gjë?
Erjon Buçuku: Nuk di të të them, sepse.., sepse nuk jam vetëm unë. Nuk, nuk di ç’të them nga kjo anë, sepse nuk jam vetëm unë e të them që.., se të isha vetëm, do i thoja “o vlla, ke noi rob, hajde fute”, nuk.. nuk më duhej fare absolutisht asgjë, kështu që… Kemi problem me pjesën, sepse ngaqë vijnë futen edhe një pjesë të mirë…, sepse këtu, kush vjen, vjen me emërime politike, nuk vijnë njerëz, që janë shtet e të fillosh. Erdhe nga rruga me një fjalë të themi atë, që është, se nuk e gjen atë hapësirë dhe vijnë mosha të mëdha, mosha, që dalin në pension, në prag pensioni e jo nuk kanë fuqi, jo këtej, po andej dhe për pjesën e këtyre të rinjve, që vijnë me një fjalë, është diçka shumë pozitive për ne.
Qytetarja: Ok! E kuptoj! Në rregull atëherë! Faleminderit! /tvklan
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon me zë dhe figur...
Babai i një djali 20 vjeçar, të vrarë në Suedi, akuzoi ins...
Problemi që u trajtua sot në emisionin “Stop” erdhi nga Ga...
Në 11 Maj në “Stop” u transmetua denoncimi i qytetarëve pë...
Në vitin 2003 u miratua një VKM që dëmshpërblente familjet...
Le t’ju tregojmë sesi mund të largoni magjitë e zeza, ...
Sipas statistikave të publikuara në vitin 2022, Qarku i Fi...
Emisioni “Stop” në Tv Klan që nga viti 2016 ka investiguar...
Rrjetet sociale falë shtrirjes së madhe janë bërë mënyra m...
Një qytetar u lidh me një faqe në Facebook që i premtoi do...
Në redaksinë e Fiks Fare mbërritën disa ankesa, nga shtet...
Më 28 Prill, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi problemin...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar denoncimin e Irmës dh...
Rreth tre orë pas përfundimit të procesit të votimit, krye...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetareje nga Lezha...
Në mënyrë të përsëritur transmetohet një lajm për hedhjen ...
Mijëra fermerë nga qarku i Korçës, Elbasanit dhe Beratit j...
Emisioni “Stop” ishte në rrugën “Todi Shkurti” në Tiranë. ...
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka denoncuar mbrëmjen e so...
Carlo Bollino nuk ka të ndalur me skandalet. Dje isht...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...