Stop/ “Mos më lër ta marr kompetencën”, shkeljet financiare të Urdhrit të Stomatologut
Emisioni “Stop” në Tv Klan që nga viti 2016 ka investiguar...

Sipas statistikave të publikuara në vitin 2022, Qarku i Fierit rezulton qarku i dytë pas Tiranës me popullsi më të madhe, përkatësisht 278,413 banorë.
Duke qenë se ka një dendësi të madhe të popullsisë edhe nevojat për vizita tek mjeku specialist janë të mëdha. Por në Fiks Fare mbërrijnë çdo ditë denoncime të shumta për radhët e gjata që duhet të presin edhe pse shkojnë me rekomandim nga mjeku i familje. Madje, përveç këtij rekomandimi, duhet të lënë ora e ditë tjetër për të kryer vizitë tek mjeku specialist.

Një pensioniste nga Fieri ankohet se nuk po mundet të vizitohet dot tek mjeku specialist edhe pse ka ndjekur gjithë procedurën e nevojshme. Shkak është radha e madhe.
“Mora rekomandimin nga mjeku i familjes në një copë letër dhe u paraqita tek poliklinika për vizitën tek specialisti, por pash që kishte mbi 150 veta në radhë me të njëjtin orar dhe ditë si unë“, thotë e moshuara.
Ajo tregon se ka shkuar 3-4 ditë resht dhe radha ka qenë po e njëjta madje në rritje. Ajo ngre dhe shqetësimin se përveç orarit dhe fashës orare që i jep mjeku i familjes, ajo në poliklinikë duhet të marrë një tjetër orar dhe ditë për vizitë.

Fiksi u paraqit vetë në Poliklinikën e Specialiteteve Fier për të parë nga afër situatën. Ditën e parë gazetarët hasën një radhë të gjatë në poliklinikë ku numri rendor që trërhoqën mbante shifrën 156. Me këtë numër paraqiteshe në recepsion për të prenotuar aty vizitën me fashën orare dhe ditën për tek specialisti, edhe pse ishin të pajisur më një të tillë bashkë me kodin e prenotimit nga mjeku i familjes.
Ditën e dytë gazetarët e Fiksit u paraqitën sërish në poliklinikë dhe këtë ditë ata ishin të 174-tit në radhë. Gazetarja pyet rojën nëse janë rregulluar sistemet dhe vetë roja thotë se as kanë për t’u rregulluar. Nëse nuk e bëjnë që nga mjeku i familjes të shkojnë direkt tek mjeku specialist.

Fiksi paraqitet edhe ditën e tretë rresht ku është e njëjta situatë. Pyesin një nga punonjëset në recepsion dhe ajo pohon se në këtë mënyrë kanë kaluar edhe 2000 pacientë në ditë.
“Sistemi nuk ka punuar, sot u rregullua. Mjeku i familjes nuk ka akses fare të japi rekomandim, thjesht jep kodin dhe prandaj duhet të kaloj tek ne që t’i lëmë orarin për tek specialisti. Kjo pasi tek specialisti nuk hapet fare kodi i mjekut të familjes përveçse këtu tek ne”, shprehet punonjësja.
Pra sistemet ndërmjet tyre nuk janë të aksesuara dhe kjo bën që të krijohen radhë të gjata dhe sorrollatje për pacientët.

Fiksi pyeti për këtë problem pranë Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Fier. Arbër Arapi drejtori i institucionit tha se problemi ekziston dhe janë në dijeni por që po punojnë për ta zgjidhur si situatë dhe për t’i dhënë shërbim pacientëve sa më shpejt. Kurse nëndrejtori i Spitalit Rajonal Fier doktor Ramadan Çepelja thotë se sistemet e mjekut të familjes dhe mjekut specialist nuk janë koordinuar , ndaj duhet patjetër që pacientët të kalojnë nga recepsioni për të lënë vizitën me specialistin. Kjo ndodh pasi sistemi i brendshëm i poliklinikës nuk është vendosur në funksion. Zgjidhje problemi do të marr vetëm me vendosjen e sistemit online ku palët e përfshira të kenë akses të plotë.

“Vetëm kështu zgjidhet përfundimisht ky problem“, përfundon nëndrejtori i Spitalit Rajonal Fier.
E deri sa kjo të bëhet realitet, pacientët do duhet të presin në radhë me ditë e orë të tëra./ tch

Emisioni “Stop” në Tv Klan që nga viti 2016 ka investiguar...
Rrjetet sociale falë shtrirjes së madhe janë bërë mënyra m...
Një qytetar u lidh me një faqe në Facebook që i premtoi do...
Në redaksinë e Fiks Fare mbërritën disa ankesa, nga shtet...
Më 28 Prill, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi problemin...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar denoncimin e Irmës dh...
Rreth tre orë pas përfundimit të procesit të votimit, krye...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetareje nga Lezha...
Në mënyrë të përsëritur transmetohet një lajm për hedhjen ...
Mijëra fermerë nga qarku i Korçës, Elbasanit dhe Beratit j...
Emisioni “Stop” ishte në rrugën “Todi Shkurti” në Tiranë. ...
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka denoncuar mbrëmjen e so...
Carlo Bollino nuk ka të ndalur me skandalet. Dje isht...
Një qytetar nga Berati denoncon në “Stop”, OPGJ-në në këtë...
Një skandal është duke ndodhur me median e Carlo Bolli...
Fiks Fare denoncoi veprimet e ish-Prokurorisë së Pogradeci...
Petro Qirjo tregon se në vitin 2019 porositi një apartamen...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Memaliajn...
Kreu i FRPD-së së Durrësit, Shyqyri Myrtollari, bëri m...
CNA publikon për herë të parë një dokument që tregon s...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...