Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Petro Qirjo tregon se në vitin 2019 porositi një apartament në Vlorë dhe nënshkroi kontratë paraprake me ndërtuesin.
Sipas kontratës, ai pagoi një këst prej 20 mijë Eurosh, kur shtëpia kushtonte 45 mijë Euro.
Në vitin 2021, Petro u njoh me një grua, Lavdien, e cila më vonë mbeti dhe shtatzënë. Në këtë kohë ta dy u lidhën në martesë.
Petro Qirjo, denoncues: Në 2021 jam njohur me Lavdije Haxhiaj, e cila ka edhe një vajzë dhe unë kam dy djem nga martesa ime. E njoha në Vlorë, në kafene punonte kamariere dhe thamë të lidhnim jetën. Mbeti shtatzënë. Rri dy muaj në Tetor. Lind vajza jonë, por ishim pa celebrim. PËr hir të vajzës që të mos e lija vetëm u ktheva dhe bëmë celebrimin për hir të vajzës. Jemi martuar në 2021. Nga gjendja ekonomike nuk kishim. Kishte edhe një çupë të madhe ajo. E çuam në shkollë edhe atë. Paguaj dhe shkollën, unë ikja në Greqi. Kur i dërgoja lekë më thoshte zemra ime, zemra ime të dua. Kur nuk i kërkoja lekë fillnte e zihej me mua.
Petro Qirjo Ne jemi ndarë me gjyq. Ka kërkuar urdhër-mbrojtje, që gjoja unë e kam kërcënuar, që të mos më qaste në shtëpi. O Leda unë të dua. Më shante, më bënte.
Tashmë Qirjo nuk takon dot as vajzën e tij që ka me Lavdijen pasi ajo ka shkëputur çdo kontakt. Aii nuk ka më asnjë vend ku të fusë kokën.
Petro Qirjo, denoncues: Në vitin 2018 bashkë me mamanë filluar të merrnim një ndërtesë këtu në Vlorë sepse edhe mamaja, babai dhe byrazerka e sëmurë jetojnë në një fshat ku nuk ka asgjë, vdes për një gjilpërë. Nisëm të blejmë një banesë këtu në Vlorë te ndërtues Fadili, e kam marrë hyrjen. Banesa kushtonte 45 mijë Euro. Kam nënshkruar një kontratë te Luljeta Cena. Kam vajtur bashkë me Fadilin dhe i kam dhënë 20 mijë Euro në dorë Fadilit, edhe 15 mijë Euro ia kam dhënë në dorë, në total 35. Mbetën 10 mijë Euro. Ika prapë në Greqi. Kur u ktheva përsëri u njoha u njoha me ish-gruan. Ngelën 10 mijë Euro. Fadili më kërkonte lekët. Detyrova mora një kredi këtu, e paguaj unë, por këtë kredi e kemi marrë bashkë, por ajo vetëm si garantore. Kredinë vetëm unë e paguaj. Po të vesh atje unë e paguaj. Më thotë ish-gruaja ik ti në Greqi se do ia marr unë lekët Fadilit e do ia kaloj unë në bankë që t’i hidhte në emrin tim jo në emrin e saj.
Vetë ndërtuesi pohon se gruaja nuk ka paguar asnjë para për banesën.
Ndërtuesi: Ajo s’ka paguar asnjë lek. Nuk ka paguar asnjë gjë ajo.
Në vitin 2022, Petro i dha autorizim me anë të një prokure, që Lavdija të nënshkruante kontratën përfundimtare të shitblerjes vetëm në emrin e tij. Por, ajo në bashkëpunim me noteren Luljeta Cenaj, fut edhe veten si bashkëpronare.
“Unë i kam dhënë një prokurë që t’i hedhë në emrin tim, jo në emrin e saj. Ajo i ka bërë në emrin e saj. Unë i kam thënë në emrin tim, jo në emrin e saj”, tha denoncuesi.
Vetë denoncuesi iu drejtua noteres, por ajo nuk pranoi që të takohej me të. Për këtë arsye shkoi gazetari i “Stop”.
Luljeta Cenaj, notere: Petroja nuk ka qenë prezent, por ka qenë prezente gruaja e tij, përfaqësuar, Lavdie Haxhiaj, me prokurën, që është kjo këtu. Thotë që: “Këtë pasuri, që kam blerë unë, të firmosë kjo zonja këtu në emrin tim”.
Gazetari: Cili është objekti i prokurës?
Luljeta Cenaj, notere: Në emrin e Petros do firmoste nusja, po, ish-bashkëshortja.
Gazetari: Pra, për kontratën përfundimtare…
Luljeta Cenaj, notere: Kontratën përfundimtare të Petros, që e ka bërë në 15.08.2019.
Gazetari: Atëherë, na del si blerëse zonja Lavdie Haxhiaj, teksa ajo kishte për detyrë vetëm të përfaqësonte zotërinë.
Luljeta Cenaj, notere: Ja pse, një nga faturat 10 000 Euro e ka paguar ajo në bankë.
Gazetari: Çfarë domethënë kjo?
Luljeta Cenaj, notere: Automatikisht, quhet bashkëpronare.
Qytetari: Po vdes rrugëve, me motër të sëmurë atje, na ka nxjerrë nga shtëpia.
Lavdija, pas lidhjes së kontratës, nisi kërkimin e urdhrave të mbrojtjes, duke pretenduar, se Petro e dhunonte psikologjikisht. Urdhrat janë lëshuar nga gjykata edhe pse nuk është provuar dhuna.
Sot Petro është detyruar të flejë rrugëve, pasi Lavdija me të cilën u divorcua nuk e lejon të afrohet në banesë.
Denoncuesi: Unë jam te shtëpia ime. Unë s’po të bëj gjë, unë të kam zemër. Nuk dal përjashta. Merre policinë!
Qytetarja: Përjashta! Përjashta, tani!
Denoncuesi: S’ka pse të fle hoteleve unë, e kam paguar shtëpinë. Çfarë ke, nuk më do? Merre policinë, unë të dua me gjithë shpirt, nuk ta kam me të futur. Nëma një çikë çupën këtu, se më ka marrë malli!
Qytetarja: Tani përjashta! Tani! Je i droguar!
Denoncuesi: Jo, s’jam i droguar.
Qytetarja: Përjashta, po të them!
Denoncuesi: Unë jam në shtëpinë time, moj zonjë!
Qytetarja: Nëse ata ( policia) nuk vijnë për pesë minuta, unë të marr ty, të çoj brenda, do bëhet kasaphanë këtu!
Qytetarja: Ndarja e pasurisë nuk është bërë. Bashkëshorti ka qenë dhunues. Dhunë psikologjike dhe fizike. E kam të vërtetuar mjaftueshëm, që zotëria ka thyer urdhrin e mbrojtjes. Shtëpia, aktualisht, është me kredi. Nga të dy bashkë, nuk është bërë ndarja e pasurisë.
Gazetari: Tek noterja kam parë që ishit blerëse. E keni pasur këtë të drejtë?
Qytetarja: Po, në përfundim, po.
Gazetari: Kishit edhe një prokurorë ku ishit autorizuar të firmosnit vetëm në emër të bashkëshortit. Ju e keni paguar?
Qytetarja: S’e kam idenë në fakt, të bëj një verifikim dhe pastaj të të them!/tvklan
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Memaliajn...
Kreu i FRPD-së së Durrësit, Shyqyri Myrtollari, bëri m...
CNA publikon për herë të parë një dokument që tregon s...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të koalicionit “Bashkë...
Një tjetër skandal duket se ka dalë në dritë me abuzimet t...
Mirel Mërtiri, i njohur si truri i inceneratorëve, tashmë ...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt ...
Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një çifti nga Lezha të...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Ti...
Një sërë artistësh kanë publikuar videomesazhe mbështe...
Për çështjen e qytetarit Edmond Merko me noteren Miriam Is...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka...
Sekretari i Përgjitshëm i PD-së, Flamur Noka ka akuzuar kr...
Landfilli i Tiranës është një nga çështjet që po hetoh...
“Fiks Fare” trajtoi mbrëmjen e së martës një rast specifik...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt ...
Në shkollën 9-vjeçare “Papa Kristo Negovani”, në qytet...
Dita-ditës po denoncohet me fakte afera korruptive e incen...
Ndërtimi i landfillit dhe inceneratorit të Tiranës ësh...
Në vitin 2019, Nazif Feta i shet pa para në dorë 420 krerë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...