
Skandali i policisë/ Kosovari me azil politik në Gjermani ndalohet në Kukës: Gati pësova infarkt
Problemi që u trajtua sot në emisionin “Stop” erdhi nga Ga...
Babai i një djali 20 vjeçar, të vrarë në Suedi, akuzoi institucionet shtetërore shqiptare se nuk e kanë ndihmuar.
Alket Spaho tha për emisionin investigativ Fiks Fare se Ambasada Shqiptare në Suedi, Stokholm, nuk kishte dijeni për ngjarjen. Madje, diplomatët shqiptare e mësuan vrasjen nga babai i viktimës dhe jo nga burime të tjera. Skandali thellohet më tej për procedurat e hetimeve, pasi familjarët nuk janë lejuar të udhëtojnë për në Suedi. Ambasada Shqiptare ende është në negocim me autoritetet suedeze për lejen e udhëtimit, ndërsa trupi i pajetë ndodhet në një morg në Karlstad, dhe familja nuk ka asnjë ndihmë apo vlerë monetare për ta marrë.
“Djali quhet Lauren Spaho dhe shkoi në Suedi për një jetë më të mirë. Ngjarja ka ndodhur në datën 6 maj, ndërsa djali humbi jetën 1 ditë më pas në spital në qytetin e Karlstad të Suedisë. Ai hyri për të ndarë një shok kur edhe u qëllua”- thotë babai i tij Alket Spaho.
Më tej pohon se për ngjarjen janë ndaluar 5 persona, ku 2 prej tyre qëndrojnë akoma në burg. Më tej pohon se autoritetet suedeze kanë lajmëruar Policinë Shqiptare dhe kjo e fundit familjen.
Por, Alketi dhe familja e tij, kanë kërkuar vazhdimisht ndihmë nga Ambasada Shqiptare në Suedi, e cila as nuk e ka lajmëruar për ngjarjen e rëndë. “Në vend që të na merrnin ata në telefon, i kemi marrë ne. Ata s’dinin gjë! Kërkuam informacione se çfarë ka ndodhur, për trupin e djalit. Kur do të na e sjellin. Kontaktuam me suedezët dhe na thanë se për 1 javë. Kurse këta të Ambasadës na thonë për 1 muaj. Po na e vrasin për herë të dytë djalin, kjo është vrasje e dytë. Shteti s’po na ndihmon. Na thonë do paguani shpenzimet. Shkojnë mbi 30 mijë euro. Ne kërkojmë mbështetje, kemi hapur dyert e mortit po s’po e qajmë dot djalin” thotë ai.
Pas ankesës, babai i viktimës telefonon numrat e Ambasadës Shqiptare në Suedi, ku kërkon asistencë, pasi asnjë prej familjarëve nuk është në Suedi. Ai ka kërkuar që të shkojë në Suedi, por s’e kanë lejuar. “Momentalisht nuk kemi asnjë lloj komunikimi me policinë, janë duke ndjekur çështjen. Çfarë kishim në dorë të bënim të flisnim me policinë, ta sqaronim nga ana jonë e kemi bërë” thotë një punonjëse e ambasadës. Më tej Alketi i kërkon që të marrë informacion zyrtar për raportin e mjekësisë ligjore, teksa punonjësja i thotë se “kemi komunikuar nëpërmjet telefonatës! E doni një kërkesë me shkrim? Ia bëjmë një kërkesë me shkrim”.
“Kam folur me policinë, me policen, më ka premtuar që në momentin që do marrin përgjigje në sqarim se sa kushton dërgesa, si do bëhet dërgesa etj, etj., do na kontaktojë. Jo vetëm juve, por edhe neve. Procesi zgjat minimalisht 30 ditë. Informohet familja, siç ju kanë informuar, dhe në momentin kur çështja zbardhet, të gjitha dokumentet i dërgohen familjes” thotë punonjësja, e cila shton se “Ambasada kontaktoi me autoritetet lokale në momentin kur juve më morët mua në telefon”. Babai i të ndjerit i kërkoi Ambasadës që të negocionte me shtetin suedez që ai të udhëtonte për në atë vend. “Përsa i përket paraqitjes në gjyq, është e mundur që t’ju jepet vizë për t’u paraqitur. Por kjo është kur procesi të hidhet në gjyq, jo më përpara” -i thotë, teksa i kalon edhe një konsulle në telefon.
“As unë, as ne, nuk mund të bëjmë diçka për këtë gjë”- ia pret me të parën diplomatja. Më pas, Alketi i kërkon se përse Ambasada nuk kishte informacion për ngjarjen. “Sepse nuk na e ka raportuar njeri zotëri, nuk kemi nga ta dimë. Ose na kontaktojnë institucionet, ose na kontaktojnë vetë shtetasit” i përgjigjet konsullja. Më tej pohon se shpenzimet e sjelljes së trupit duhet të mbulohen nga familja dhe jo nga shteti shqiptare.
Fiksi kontakton me numrat e Ambasadës, duke e pyetur se përse ambasada nuk merr kontakte me autoritetet suedeze që ta lejojnë të udhëtojë Alketi në Suedi të merret me çështjen. Konsullja thotë se Alketi ka ekspuls dhe se duhet leje e veçantë.
“Ne e kemi diskutuar këtë pjesë dhe ia kemi paraqitur edhe palës suedeze si mund të gjejmë një zgjidhje në qoftë se mund të bëhet një tip leje speciale nisur nga rasti që personi të vijë. Mirëpo kjo gjë është në proces, s’kemi marrë akoma konfirmim” thotë Konsullja.
Gazetarët e pyesin nëse Ambasada ka bërë kërkesë, ndërsa ajo përgjigjet se “jemi në procedurë”. Për transportin e viktimës, Ambasada pohon se shpenzimet i merr përsipër familja dhe ambasada s’ka asnjë tagër që të merret me procedura të tilla. Thotë se do të japin me urgjencë letrat e kalimit të viktimës./ tch
Problemi që u trajtua sot në emisionin “Stop” erdhi nga Ga...
Në 11 Maj në “Stop” u transmetua denoncimi i qytetarëve pë...
Në vitin 2003 u miratua një VKM që dëmshpërblente familjet...
Le t’ju tregojmë sesi mund të largoni magjitë e zeza, ...
Sipas statistikave të publikuara në vitin 2022, Qarku i Fi...
Emisioni “Stop” në Tv Klan që nga viti 2016 ka investiguar...
Rrjetet sociale falë shtrirjes së madhe janë bërë mënyra m...
Një qytetar u lidh me një faqe në Facebook që i premtoi do...
Në redaksinë e Fiks Fare mbërritën disa ankesa, nga shtet...
Më 28 Prill, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi problemin...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar denoncimin e Irmës dh...
Rreth tre orë pas përfundimit të procesit të votimit, krye...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetareje nga Lezha...
Në mënyrë të përsëritur transmetohet një lajm për hedhjen ...
Mijëra fermerë nga qarku i Korçës, Elbasanit dhe Beratit j...
Emisioni “Stop” ishte në rrugën “Todi Shkurti” në Tiranë. ...
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka denoncuar mbrëmjen e so...
Carlo Bollino nuk ka të ndalur me skandalet. Dje isht...
Një qytetar nga Berati denoncon në “Stop”, OPGJ-në në këtë...
Një skandal është duke ndodhur me median e Carlo Bolli...
Festat e fundvitit sjellin gëzim tek të gjithë nëpërmjet u...
Dosja e kredisë së Pëllumb Memës me ra rastësisht në dorë....
Emisioni "Fiks Fare" solli një skandal me një qendër ku st...
Kompania "Wizz Air" nuk ndalet me skandalet. Dhjetëra qyte...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Një sherr i rëndë ka ndodhur mes dy vëllezërve në Skrapar,...
Një ditë më parë shetetasi F.V 51-vjeç humbi jetën pas...
Pas 6 ditësh, autoriteteve gjermane kanë mundur të zbu...
Naim Murseli, ish-këshilltari i Behgjet Pacollit u vu ...
Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Zjarri i shtatorit të këtij viti në zonën e mbrojtur natyr...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Shqipëria është shndërruar në një laborator të emigrac...
Ish-këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli ndodh...
Ngjan si një skenar filmash ngjarja e ndodhur më 29 në...
Pas ngjarjes tragjike të ndodhur më 29 nëntor, vëllai Liri...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka urdhëruar us...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Sot më 2 Dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 92.9...
Euro e ka mbyllur javën me një rënie të mëtejshme në k...
Fondet që shpenzohen për nxitjen e inovacionit dhe kërkim ...
Tirana cilësohet si një nga shtatë kryeqytetet kryesor...