
Hidhet sërish vaj në Qafë Thanë/ Kamerat miliona Lekë s’punojnë
Në 11 Maj në “Stop” u transmetua denoncimi i qytetarëve pë...
Problemi që u trajtua sot në emisionin “Stop” erdhi nga Gazmend Zeqiri, një shtetas kosovar, por që prej vitit 2018 ka pasaportë gjermane, pasi ka fituar azil politik në Gjermani.
Gazmendi tregon se nuk ka të drejtë të shkojë në Kosovë, por nënën e sëmurë ia sjellin ta takojë në Tiranë. Herën e fundit, në mes të Majit 2023, kur po kthehej për në Gjermani nga aeroporti i Kukësit, i thonë se ka shkresë nga Kosova për ekstradimin e tij.
Gazmend Zeqiri: Për shkaqe sigurie dhe për siguri të familjes time dhe timen, më është rrezikuar jeta në Kosovë dhe kam emigruar në Gjermani. Në Gjermani kam marrë statusin e azilantit dhe kam mbrojtje ndërkombëtare. S’kam të drejtë me shku në Kosovë dhe shumë herë diku te 10 herë, kam qenë në Tiranë, sepse mamën e kam shumë sëmurë prej kohësh dhe vij të familja ime në Tiranë, shkoj në Durrës, rrija 7-8 ditë dhe u ktheja nga Tirana përsëri në Gjermani.
Gazetarja: Keni patur probleme në pikën doganore të Rinasit?
Gazmend Zeqiri: Kurrë, kurrë! Asnjëherë, hiç! Në datën 2 maj, e kam ble një biletë Gjermani-Kukës. Kapiteni na lajmëroi, që për shkak të motit, do të zbresim në Tiranë. Kemi zbrit në Tiranë dhe kam ndejt me familjen deri në datën 13 Maj. Në datën 13 Maj isha me makinë të vëllait dhe solla makinën në Kukës, siç më duket, kam qenë ‘non stop’ në ndjekje. Në aeroport të Kukësit kemi mbërrit rreth orës 14:00 të datës 13 Maj dhe kur shkova te Policia dhe i dhashë pasaportën, më thanë “Gazmend me keqardhje më thanë është një fletë-arrest nga Kosova”. Unë u shtanga, e humba, gati pësova infarkt.
I marrin dokumentet dhe e mbajnë gjithë natën aty, duke ia anuluar fluturimin e kthimit. Të nesërmen në mëngjes, i thanë të firmosë që policia e ka trajtuar shumë mirë dhe e kanë lënë të udhëtojë me një biletë të re.
Gazmend Zeqiri: Më kanë marrë në shoqërim të Policisë dhe më kanë futur në një dhomë, që kishte qenë e shefit të aeroportit dhe aty hynin dhe dilnin policë. Erdhi ky shefi, që ishte me rroba civile. Në ato momente më është marrë pasaporta dhe karta e identitetit, është fotografuar dhe i është dërguar “Interpol Tirana”. Në orën 12:00 të natës vjen një email prej Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës prej personit Gazmend Qitaku, “Ky shtetas duhet të ekstradohet në Kosovë patjetër.” I bëj një pyetje shefit të Policisë së aeroportit, shkruaja një email, që në qoftë se Gazmend Zeqiri është në Interpol, atëherë do ta ekstradoj, ma dërgo një dokument! Atëherë këta i kanë shkruar dhe nuk ia sillte Kosova atë dokument. E ka marrë në telefon Hilmi Jakaj dikë edhe e ka pyetur, “për çfarë e kërkoni Gazmend Zeqirin? Në qoftë se kërkoni me Interpol, atëherë duhet ta na sillni një dokument”! I thonë, që Gazmend Zeqirin e kërkojnë privatisht. Kemi shkuar në Hotel “Tirana” në Kukës dhe në momentin, që jam fut, ata e kanë mbyllur derën, ky polici e ka mbyll derën dhe kam qenë i burgosur. Në mëngjes, rreth orës 7:00, kemi dalë prej aty dhe kemi shkuar për të ngrënë dhe më pas kemi shkuar në zyrën e këtij shefit në Aeroportin e Kukësit dhe aty kam ndejt deri nga ora 11:00. Në orën 11:00 shefi i policisë, Hilmi Jakaj më ka dhënë një fletë A4 dhe ça ka thënë ai e kam shkruar dhe më kanë kthyer pasaportën dhe kartën gjermane. Unë shkrova atë që më tha Hilmi Jakaj. “Jam mirënjohës për policinë, më ka ofruar kushte komode, i kanë respektuar të gjitha kufizimet, oraret e ndalimit”. Kam shkuar më pas te ato jashtë dhe kam prerë një biletë 85 Euro edhe kam hip në avion.
“Stop” komunikoi në telefon me punonjësin e policisë, Hilmi Jakaj, i cili thotë se pas verifikimeve, pretendimet e Gazmendit rezultuan të drejta dhe ndaj ai u la i lirë. Në pasaportën e qytetarit, thuhet se ky shtetas nuk lejohet të shkojë në Kosovë.
Hilmi Jakaj: Është ndaluar për llogari të shtetit të Kosovës. Ka qenë në “stop-list” për llogari të Kosovës. Në pasaportën e tij, ky shtetas nuk është lejuar të çohet drejt Kosovës dhe është lënë i lirë.
Gazetarja: Në ç’kuptim për llogari të Kosovës? Kishte një urdhër arresti ndërkombëtar?
Hilmi Jakaj: S’ka urdhër arresti ndërkombëtar, po për shkak, që ne kemi një marrëveshje me Kosovën, që për çdo shtetas, që është në “stop-list” i dorëzohet palës së Kosovës.
Gazetarja: Pse nuk u çua rasti konkret meqë qenka i ndaluar dhe i kërkuar nga Kosova?
Hilmi Jakaj: Nuk është çuar, pasi në pasaportën e tij ka shënime, që nuk i lejohet të shkojë në Kosovë dhe prandaj janë kryer verifikimet.
Gazetarja: A jeni në dijeni që ka pasur dhe hyrje të tjera në Shqipëri dhe ky problem nuk i ka dalë në asnjë moment?
Hilmi Jakaj: Del vetëm në sistemin TIMS në zonën kufitare me Kosovën.
Gazetarja: Pra ju del vetëm juve në Kukës?
Gazetarja: Sistemi TIMS funksionon për të gjithë shefi.
Gazetarja: Sistemi TIMS funksionon si për Korçën si për Tiranën, si për Kukësin. Nuk është i përcaktuar vetëm në një qytet. Mos kemi të bëjmë me një kërkesë private nga ana e ndonjë punonjësi policie apo shtetit të Kosovës kundër këtij shtetasi?
Hilmi Jakaj: Jo, jo, absolutisht jo!
Gazetarja: Në momentin që është ndaluar dhe në momentin që është liruar dhe është sqaruar situata. I është dhënë thjesht që të bëjë një deklaratë me shkrim që jam trajtuar mirë nga ana e punonjësve të policisë.
Hilmi Jakaj: Pikërisht ju ka marrë deklaratë, që s’ka pas vërejtje.
Por tani shqetësimi i Gazmendit, është dekonspirimi i adresës dhe të dhënave të tij në një kohë që kjo nuk duhet të ndodhte.
Gazmend Zeqiri: Shqetësimi im është më i madh, që në Kosovë më kanë ndodh shumë gjëra të këqija, që nuk mund t’i them për publikun. Por tani në Gjermani nuk jam i sigurt, sepse të gjitha të dhënat e i mia i kanë shkuar Policisë së Kosovës. Për arsyet e ndalesës dhe arsyet e lejimit për t’u kthyer në Gjermani, nuk jam i informuar dhe s’kam asnjë dokument./ tvklan
Në 11 Maj në “Stop” u transmetua denoncimi i qytetarëve pë...
Në vitin 2003 u miratua një VKM që dëmshpërblente familjet...
Le t’ju tregojmë sesi mund të largoni magjitë e zeza, ...
Sipas statistikave të publikuara në vitin 2022, Qarku i Fi...
Emisioni “Stop” në Tv Klan që nga viti 2016 ka investiguar...
Rrjetet sociale falë shtrirjes së madhe janë bërë mënyra m...
Një qytetar u lidh me një faqe në Facebook që i premtoi do...
Në redaksinë e Fiks Fare mbërritën disa ankesa, nga shtet...
Më 28 Prill, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi problemin...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar denoncimin e Irmës dh...
Rreth tre orë pas përfundimit të procesit të votimit, krye...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetareje nga Lezha...
Në mënyrë të përsëritur transmetohet një lajm për hedhjen ...
Mijëra fermerë nga qarku i Korçës, Elbasanit dhe Beratit j...
Emisioni “Stop” ishte në rrugën “Todi Shkurti” në Tiranë. ...
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka denoncuar mbrëmjen e so...
Carlo Bollino nuk ka të ndalur me skandalet. Dje isht...
Një qytetar nga Berati denoncon në “Stop”, OPGJ-në në këtë...
Një skandal është duke ndodhur me median e Carlo Bolli...
Fiks Fare denoncoi veprimet e ish-Prokurorisë së Pogradeci...
Festat e fundvitit sjellin gëzim tek të gjithë nëpërmjet u...
Dosja e kredisë së Pëllumb Memës me ra rastësisht në dorë....
Emisioni "Fiks Fare" solli një skandal me një qendër ku st...
Kompania "Wizz Air" nuk ndalet me skandalet. Dhjetëra qyte...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Një sherr i rëndë ka ndodhur mes dy vëllezërve në Skrapar,...
Një ditë më parë shetetasi F.V 51-vjeç humbi jetën pas...
Pas 6 ditësh, autoriteteve gjermane kanë mundur të zbu...
Naim Murseli, ish-këshilltari i Behgjet Pacollit u vu ...
Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Zjarri i shtatorit të këtij viti në zonën e mbrojtur natyr...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Shqipëria është shndërruar në një laborator të emigrac...
Pas ngjarjes tragjike të ndodhur më 29 nëntor, vëllai Liri...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka urdhëruar us...
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me arr...
Kushtrim Kokalla u arrestua,nga Policia e Kosovës, si ...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Sot më 2 Dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 92.9...
Euro e ka mbyllur javën me një rënie të mëtejshme në k...
Fondet që shpenzohen për nxitjen e inovacionit dhe kërkim ...
Tirana cilësohet si një nga shtatë kryeqytetet kryesor...