Konflikt për vegla pune/ I arrestojnë të birin 4 herë brenda 10 viteve për të njëjtën çështje
Besnik Karaxha tregon për emisionin investigativ “Stop” në...

Në 30 Dhjetor të vitit të shkuar, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan, transmetoi ankesën e zonjës Majlinda Kola, e cila në vitin 2018 bleu një apartament 2+1, me sipërfaqje 107 m2 nga Albana Mylyshi.
Kontrata e shitblerjes u bë nga noterja Vitore Biba. Po në atë vit, Majlinda u pajis me certifikatë pronësie dhe prona ka qenë e pabllokuar. Por kur Majlinda donte ta shiste apartamentin, ai rezultoi i bllokuar, pasi ishte ngatërruar nga Kadastra me hyrjen e komshiut.
30 Dhjetor 2022:
“Kam blerë një apartament 107 m2 në vitin 2018, kam bërë noterinë, kam marrë certifikatën e pronësisë. Unë dua të shes shtëpinë. Shkova te noterja, ajo tha duhet të shkosh te Hipoteka për të marrë atë që shtëpia është e bllokuar. Nuk kam marrë asnjë lloj kredie. Asnjë gjë. Kanë ngatërruar numrat e pasurisë te Kadastra dhe shtëpia ime del e Agustin Bardhokut, komshiut. Fillimisht unë shkova tek noterja për të bërë rifreskim pasurie. Aty zbulova që shtëpia është e bllokuar dhe nuk mund ta shes. Kur vajta te Kadastra drejtori Klajdi Dodaj më tha që është bërë një gabim nga ish-drejtori i parë Jul Përgega. Ne po vuajmë këtë gjë që unë nuk mund të shes shtëpinë. Edhe kur ishte drejtori tjetër, kam shkuar e jam ankuar, kemi bërë të gjitha gjërat dhe ai iku, erdhi ky tjetri, edhe ky tjetri përgjigjen e ke këtu në letër, por nuk mund të zgjidhi asnjë gjë”, thotë Majlinda Kola.
Kryeregjistruesi i Kadastrës në Lezhë, Gentian Malotaj, premtoi ngritjen e një grupi pune për zgjidhjen e këtij problemi.
“Do ngremë një grup pune për verifikimin e problematikës së dosjes, me dy juristët më të mirë që kemi ne dhe një inxhinier, pastaj qytetarit normalisht t’i japim shërbimin e kërkuar. Qytetarit, deri sa e ka me certifikatë pronësie, duhet patjetër që t’i japim një zgjidhje”, u shpreh drejtori i Kadastrës së Lezhës, Gentian Malotaj.
Ndonëse u premtua zgjidhje, kjo nuk ndodhi dhe qytetarja Majlida Kola tregoi një përgjigjie, ku thuhet se qytetari duhet ta zgjidhë vetë rastin, jo Kadastra që ka bërë gabimin.
Denoncuesja: Pas interesimit të emisionit “Stop”, Lezha ngriti grupin e inspektimit dhe mua më erdhi kjo përgjigje nga Kadastra e Mirditës:
Agjencia nuk mban përgjegjësi për gabimet e akteve noteriale të lidhura ndërmjet subjekteve private. Njëkohësisht, zyra vendore ASHK Mirditë nuk është përpara korrigjimit të gabimit të zgjidhur si rezultat i gabimeve materiale gjatë regjistrimit të akteve. Për rastin konkret, jemi para akteve administrative dhe noteriale të hartuara nga palë të treta. Korrigjimi duhet të kryhet nga palët ose nëpërmjet vullnetit të shprehur të palëve, me të cilët ka sjellë pasojë juridike regjistrimi.
Për këtë rast, “Stop” iu drejtua Kadastrës së Rrëshenit, ku Klajdi Doda tha se është bërë një gabim në hedhjen e të dhënave dhe zonjës i del prona e bllokuar.
Gazetarja: Si ta kuptoj unë këtë përgjigje që “Agjencia nuk mban përgjegjësi për gabimin që është bërë”?
Kreu i Kadastrës Rrëshen, Klajdi Doda: Gabimet e bëra nga noterët apo të tjerë, mbajnë përgjegjësi ata, për atë që ka përgjegjësi zyra për gabimet, e rregullon zyra.
Gazetarja: Ku thuhet që gabimi është bërë nga noterja?
Kreu i Kadastrës Rrëshen, Klajdi Doda: Të lutem ma bëj një kërkesë më shkrim, t’jua sjell unë me shkrim. Unë jam në spital për momentin, të kërkoj ndjesë. Të përshëndes!
13 Qershor 2023:
“Stop” i është drejtuar Bashkisë Mirditë për të komunikuar me drejtuesen e kësaj zyre.
“Nëse vërtetë Kadastra ka një dosje të përcjellë nga Urbanistike, kushdo qoftë Urbanistika, qytetari ta bëjë ankesën tek Hipoteka, nuk e bën tek unë. Mua nuk më ka ardhur asnjë njeri, nuk jam fare në dijeni të çështjes së tyre.”
Pasi Drejtoresha e Urbanistikës nuk bindet se problematika ka nisur nga kjo zyrë, atëherë “Stop” realizon komunikimin mes ish-regjistruesit të Kadastrës dhe drejtoreshës aktuale të zyrës së Urbanistikës.
Gazetarja: Kur ke qenë regjistrues në atë kohë, a e ke nisur procedurën, a i ke vënë në dijeni këta të zyrës së Urbanistikës?
Julian Përgega: Në dijeninë time, shkresa i është drejtuar Urbanistikës, BKT-së, shoqërisë. Një kopje e shkresës shihet ajo, nëse ka shkresë që i është drejtuar.
Gazetarja: Nga kush ka filluar gabimi, nga ish-Kadastra apo nga zyra Urbanistike?
Julian Përgega: Ish-zyra e regjistrimit është zyrë pritëse, ata kanë pritur dokumentat që kanë sjellë palët dhe në këtë rast, përpunuesja e dokumentave është shoqëria me inxhinierin koalidues.
Gazetarja: Kush e përcakton numërimin normal?
Julian Përgega: Normalisht nga Urbanistika vijnë këto dokumenta, nuk i prodhon zyra.
Qytetarja Albana Mylyshi me ndihmën e gazetares së “Stop” bën ankesën tek Urbanistika dhe ASHK nga fillimi.
Denoncuesja: Bëra një kërkesë për të ja dërguar Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Bashkisë Mirditë. Shpresoj të ketë një zgjidhje./tvklan
Besnik Karaxha tregon për emisionin investigativ “Stop” në...
Fiks Fare faktoi me zë dhe dokumente se Monumentit të Naty...
Në vitin 2018 Ilir Telhaj kërkoi azil në Zvicër. Ai tregon...
“Stop” ka shkuar në Astir për problemin e Vladimir Hysës, ...
Kërkon 2.800 euro për të dhënë dëshmi të gjuhës gjermane, ...
Carlo Bollino, botuesi italian që ka disa media në Shq...
Afera e inceneratorit të Tiranës sa vjen dhe thellohet. Nd...
Një vajzë në restorant i ka bërë presion dikujt në telefon...
Disa herë emisioni “Stop” ka trajtuar problematika, që lid...
Në 1 Qershor “Stop” transmetoi denoncimin e një qytetari, ...
Jemi në Milot pasi nga 960 abonentë, 400 prej tyre dalin d...
Emisioni Fiks Fare solli mbrëmjen e sotme një subjekt që s...
Një vajzë nga Tirana tregon për “Stop” se ka parë në rrjet...
Bledi Malushi, banor i fshatit Neviçisht në qytetin e Korç...
“Stop” hedh dritë mbi një ngjarje makabre në Durrës, me vi...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë një rast shumë të rë...
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të fortë, ...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Një zonjë, 73 vjeçe, është kthyer në një shqetësim serioz...
Pak javë më parë emisioni Fiks Fare solli një investigim m...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...