Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka shkuar në Durrës për rastin e zonjës Nexhmie Hodo.
Kjo e fundit ka qenë për 25 vjet shitëse ambulante bulmeti në tregun e Durrësit. Në vitin 2017 ia le me marrëveshje banakun vajzës së tezes. Në 21 Maj 2018, AKU Durrës, bën inspektim dhe e gjobit me 1 milionë Lekë të vjetra.
Gjoba vihet në emër të Nexhmies, e cila e paguan edhe pse nuk ka qenë ajo në banak, por kushërira e saj Meremja.
Denoncuesja: Kam tregtuar bulmet tek tregu i fruta-perimeve në Durrës prej 25 vitesh. Më erdhi dita, dola në pension dhe e lashë punën në Dhjetor të 2017-ës dhe në 2018-ën, unë nuk kam shkuar më në treg që të tregtoj. Kontaktova me vajzën e tezes time dhe më tha që “meqë ti po e lë banakun, a ke mundësi që të më ndihmosh?” I lashë mallin, i lashë banakët dhe më ka likujduar kur e ka parë ajo të arsyeshme. Kësaj vajzës së tezes dhe të gjithë shokëve, shoqeve që ndodheshin aty që tregtonin bulmet, i shkon AKU-ja dhe i gjen parregullsi dokumentesh përsa i përket bulmetit dhe vendos një gjobë në emër tim 1 milionë Lekë të vjetra në Maj të 2018-ës në një kohë që unë isha në Gjermani. E pagova gjobën. AKU-ja duhet t’i kërkonte asaj të paktën kartën e identitetit, jam unë Nexhmija apo është Mejremja.
“Stop” i është drejtuar Admistratës së Markatës së Durrësit dhe është takuar me arkëtaren. Kjo e fundit pranon se gabimi i saj është se ka lënë një tjetër tregtar ambulant pas banakut, ndërkohë që në letra figuron emri i Nexhmie Hodos.
Gazetarja: Ndoshta më mirë do të kishte qenë që në atë kohë të mos pranonit marrëveshjen.
Arkëtarja: Këtë e pranoj si gabim se faktikisht 1 muaj, 2 muaj, 3 muaj, mbyllja Nexhit. Kush është Nexhi? Ikën Nexhi në Gjermani bën qejf, vjen e gjen vendin e punës prapë aty, faktikisht, por toleranca e han. Ti nuk je, do të ikësh, edhe do të vish t’i thuash Mondës që lekët e mia do t’i paguajë djali. Tani, unë si t’i them? Jo? Tani kaq gjë nuk do të bëjmë ne? Shkelje është, kaq gjë nuk do të bëjmë ne? Shkelje është, e kuptoj shumë mirë që është shkelje, por po them edhe njëherë se nuk është shkelje se ato lekë janë future në xhep
Nga ana tjetër, njëri nga inspektorët që ka qenë në terren kur u vu gjoba, Lulzim Balani, nuk e kujton rastin.
Gazetarja: Si e keni provuar që personi që keni pasur përballë, ka qenë Nexhmia?
Inspektori: Ka qenë një protokoll se ne iu marrim kartat e identitetit atyre dhe nuk hapet çështja pa emra. Është nje periudhë 5-vjeçare dhe nuk mund ta them në telefon se nuk e di tani. Unë nuk e njoh si fytyrë nëse e shoh përpara.
Si për ironi, rezulton, se në kohën, kur AKU gjobiste zonjën Hodo, kjo e fundit rezulton në Gjermani nga sistemi TIMS.
Denoncuesi: Unë kam kaluar në Mars dhe jam kthyer në Qershor nga Gjermania tek vajza. Kartën unë e kam pasur me vete./ tvklan
“Stop” ka udhëtar drejt Boricës së vogël në Malësi të Madh...
CNA ka sjellë ditë pas dite fakte të reja për aferën e inc...
Arsimi shihet si një mënyrë për të ndryshuar të ardhmen. N...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e qytetarit Artan ...
Një qytetar i është drejtuar emisionit Stop në Tv Klan për...
KosovaNews ka bërë një hulumtim ekskluziv lidhur me pronësin...
Në 30 Dhjetor të vitit të shkuar, emisioni investigativ “S...
Besnik Karaxha tregon për emisionin investigativ “Stop” në...
Fiks Fare faktoi me zë dhe dokumente se Monumentit të Naty...
Në vitin 2018 Ilir Telhaj kërkoi azil në Zvicër. Ai tregon...
“Stop” ka shkuar në Astir për problemin e Vladimir Hysës, ...
Kërkon 2.800 euro për të dhënë dëshmi të gjuhës gjermane, ...
Carlo Bollino, botuesi italian që ka disa media në Shq...
Afera e inceneratorit të Tiranës sa vjen dhe thellohet. Nd...
Një vajzë në restorant i ka bërë presion dikujt në telefon...
Disa herë emisioni “Stop” ka trajtuar problematika, që lid...
Në 1 Qershor “Stop” transmetoi denoncimin e një qytetari, ...
Jemi në Milot pasi nga 960 abonentë, 400 prej tyre dalin d...
Emisioni Fiks Fare solli mbrëmjen e sotme një subjekt që s...
Një vajzë nga Tirana tregon për “Stop” se ka parë në rrjet...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...