Fiks Fare denoncoi para 5 vjetësh veprimet e muxhahedinëve, dëshmitë: MEK organizatë me ushtarakë shumë të përgatitur për luftë!
Pas urdhërit të GjKKO për të kontrolluar në kampin MEK në ...

Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan vjen nga Kombinati. Bruno Mamali tregon se në 8 Maj 2023 i ka humbur gruaja bashkë me djalin 2 vjeç e gjysmë.
Në këtë ditë, gruaja çoi djalin në çerdhe e më pas shkoi te bashkëshorti për të marrë diçka. Ky ishte dhe takimi i fundit burrë e grua. Gruaja kishte marrë djalin nga çerdhja e nuk ishte kthyer në shtëpi, duke lënë bashkëshortin dhe dy fëmijët e tjerë.
“Unë punoj në urbanin e linjës Kombinat-Kinostudio. Po më priste mua për t’i dhënë diçka që kishte nevojë. Mbaroi punën e vet dhe shkoi tek fëmijët që ka në shtëpi për t’i përgatitur për t’i çuar në shkollë. Kam dhe 2 fëmijë të tjerë që janë të moshës 8 dhe 12 vjeç. Ishte takimi jonë i fundit”, tha ai.
Pas 48 orësh Bruno bëri kallëzim në Komisariatin 6, por nuk ka asnjë informacion.
“Kur kam vajtur në shtëpi gjeta dy fëmijët e rritur në shtëpi. Më thotë mamaja me vëllain nuk është me ty? Që nga ai moment konstatova që më mungojnë nga banesa gruaja bashkë me djalin e vogël. Vajta në komisariat dhe u tregova çfarë ka ndodhur. Ata më thanë që sot nuk mund të marrim kallëzim, duhet të kalojnë 48 orë. Kam vajtur me 10 Maj 2023. Para se të shkoj të bëj kallëzim kam kërkuar nëpër lagje se mos ndodhet diku e hedhur, e fshehur. Nuk e di në çfarë rrethanash mund të ketë qenë ajo dhe kam kërkuar mos e gjej diku. Kam vajtur në një kafe afër xhamisë dhe këndit të lojërave ku lozin fëmijët. Ai zotëria i lokalit më tha që e kam parë atë zonjën këtu, ka qenë e shoqëruar me një person dhe thoshte që është burri im. Tani unë nuk mund ta besoj fjalën e çdokujt. U drejtova në komisariat dhe shkova për të bërë kallëzimin”, tha denoncuesi.
61-vjeçari punon shofer autobusi, ndërsa bashkëshortja Polikseni, 40-vjeçare, është shtëpiake. Zonja ka patur depresion dhe ka ikur edhe herë të tjera nga shtëpia.
“Ne kemi 12 vjet bashkë dhe nga kjo martesë kemi 3 fëmijë. Është vajza 12 vjeç, 8 vjeç një djalë dhe rreth 3 vjeç djalë prapë. Shëndeti mendor nuk ka problem. Ajo ka një aksident të rëndë të ndodhur në 2005 në Itali. Ka qenë në koma për një kohë shumë të gjatë. Zonja nga banesa është larguar. Justifikimi që e mori i ati që t’i hiqte metalin nga këmba, ta linte njeri pa këmbë. Rast tjetër që është larguar nga shtëpia kur më vdiq një fëmijë 5 muaj e gjysmë. Kaloi pak në depresion nga vdekja e fëmijës. Rasti është i përsëritur. Kush e sheh “Stop”-in të na ndihmojë sepse nga organet e shtetit nuk marrim asnjë njoftim, asnjë të dhënë”, tha Mamali.
“Stop” interesohet te specialisti i zonës, por ai i thotë Brunos ta gjejë vetë gruan dhe të njoftojë.
Specialisti i zonës: Nuk kemi gjetur gjë! Nuk kemi rastisur.
Specialisti i zonës: Po ç’a lëvizje mo? Po nuk e njohim, or shoku! Unë po të them edhe njëherë, unë s’e njoh nusen tënde fare!
Specialisti i zonës: Atë fotografinë ma tregove mua ti, po s’di asnjë sinjal, s’jep! Po të kam thënë pra, në rast se ti do marrësh vesh nga njerëzit e tu, do të na marrësh në telefon! Mos na përto ne ti fare!
Pastaj “Stop” komunikoi me Oficerin e Policisë gjyqësore.
OPGJ: Në këtë rast i kemi kryer të gjitha veprimet proceduriale. E kemi shpall në kërkim, i kemi referuar materialet në Prokurori për marrjen dhe shpalljen në kërkim, dhe për braktisje fëmije. Janë çuar materialet në Prokurori. Është ende nën kërkim.
Gazetarja: Keni informacion, është brenda, është jashtë?
OPGJ: Me aq sa kemi informacion ne, ajo është brenda, jo jashtë! Është brenda. Nuk e ka kalu, jo. Timsi tregon, që është brenda.
Gazetarja: Nuk keni arritur që ta gjeni akoma?
Më pas lidhemi me shefin e Komisariatit numër 6, Vilson Bala, i cili premtoi ta gjejë gruan shumë shpejt.
Vilson Bala: I kemi kryer veprimet procedurale. Kemi dhënë edhe njoftim për shtyp. Për informacionin tënd, kjo është një shtetase, që është larguar për herën e 6-të nga banesa.
Gazetarja: Kësaj radhe me një ndryshim që ka marrë fëmijën 2 vjeç. Zotëria do të dijë fatin e fëmijës, ku ndodhet fëmija.
Vilson Bala: Po kryejmë veprime, por deri tani akoma nuk e kemi gjet, për të qenë të sinqertë! Do ta gjejmë shumë shpejt, edhe do të njoftojmë!
Dhe kështu ndodhi. Pas më shumë se një muaji që ishte zhdukur, Komisariati numër 6 arriti të gjejë gruan me djalin e vogël.
“Më datë 16.05.2023 është bërë e mundur gjetja e personit të shpallur në kërkim policor për largim nga banesa, shtetësja Polikseni Mamali”, njoftoi policia.
“Pata 1 muaj që po kërkoja nusen me gjithë djalin dhe nëpërmjet ndërhyrjes së emisionit arritëm brenda dy ditësh komisariati të ndërhyjë dhe të gjejë ku ndodheshin dy personat”, tha denoncuesi.
Pas urdhërit të GjKKO për të kontrolluar në kampin MEK në ...
Në Tetor 2016, emisioni “Stop” transmetoi rastin e ish-kry...
“Stop” ishte në Shkodër pas një denoncimi ndaj rektores së...
Fiks Fare denoncoi veprimet e Zyrës Shtetërore të Përmbari...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e 3 punonjësve të sigurisë...
Një i sëmurë me kancer lëkure rrezikon të humbasë një orga...
Noterja e Fierit, Anila Haxhiu dhe bashkëshorti i saj, Ili...
“Stop” ishte në qytetin e Vlorës, për një ankesë të zonjës...
Ylli Rërëza banor i Fshatit Vlosh në Njësinë Administrativ...
Një qytetare nga Elbasani është ankuar pranë emisionit Sto...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon historinë e konfliktit t...
Emisioni investigativ “Stop” jo pak herë ka trajtuar probl...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka shkuar në Durrë...
“Stop” ka udhëtar drejt Boricës së vogël në Malësi të Madh...
CNA ka sjellë ditë pas dite fakte të reja për aferën e inc...
Arsimi shihet si një mënyrë për të ndryshuar të ardhmen. N...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e qytetarit Artan ...
Një qytetar i është drejtuar emisionit Stop në Tv Klan për...
KosovaNews ka bërë një hulumtim ekskluziv lidhur me pronësin...
Në 30 Dhjetor të vitit të shkuar, emisioni investigativ “S...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...