Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

“Stop” ishte në Shkodër pas një denoncimi ndaj rektores së Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi dhe pedagoges Donalda Laçej që jep lëndën biokimi mjekësore për 3 degët Mami, Infermieri dhe Fizioterapi.
Nga 120 studentë, 110 prej tyre, janë ngelës në lëndën e biokimisë. Ata që kanë mundësi ekonomike japin minimalisht 150 Euro për të marrë provimin.
“Gjithë studentët janë të bindur që provimi është bërë për 5 askush nuk ka qenë ngelës me aq sa janë të bindur në vete dhe del mbrapa që 110 studentë nga 120 janë ngelës. Shumica nuk bënë zë sepse dihet fuqia që kanë. Njëra është vetë drejtorja e universitetit dhe e vetmja mënyrë që shumica sot duan t’u zgjidhet që të paktën të marrin një 5 në provim është pagesa. Minimalja që duhet të çosh tek vetë drejtorja është 150 Euro. Ndërsa të tjerët që nuk kanë mundësi do të jenë ngelësa”, u shpreh denoncuesi.
Në këtë universitet ka studentë që nuk kanë arritur të diplomohen vetëm për shkak të kësaj lënde.
“Ka raste specifike që i është djegur diploma për shkak të këtij provimi. Nuk kanë pasur mundësi të bëjnë pagesën, i është djegur komplet diploma”, tha denoncuesi.
Një tjetër shqetësim i studentëve është dhe libri i biokimisë mjekësore, libër me autorësinë e dy pedagogeve.
Ai është i vështirë për t’u deshifruar pasi fjalët janë të ngjitura dhe studentët janë detyruar ta paguajnë 55 mijë Lekë të vjetra.
“Problematikat fillojnë që nga libri të cilin na e kanë sjellë zonjat në fjalë. Në moment që kemi shprehur problematikat për librin na kanë thënë që deshifrojeni. Libri i ka të gjitha fjalët e ngjeshura dhe nuk mbajnë asnjëra përgjegjësi. Studentët që shprehëm pakënaqësi, filluan të tallen më tepër. Duhet të bëjmë zbërthimin e fjalëve dhe 3 orë për të mësuar leksionin. Kur dalin studentët ngelësa, faji u ngelet studentëve ama duke filluar që nga libri besoj se është dështim i profesoreshave në fjalë”, tha denoncuesi.
Një bashkëpunëtor i emisionit “Stop” vë në provë pretendimet e studentëve dhe u jep pedagogeve Suzana Golemi dhe Donalda Laçej 150 Euro në zyrën e rektores.
Në këmbim “studenti” ynë ia del ta marrë provimin problematik.
Studenti: Atëherë,e edhe ju besoj e kuptoni situatën, që jam…
Rektorja Suzana Golemi: Se ti kërkove testin! Apo deshe me na taku nëpërmjet testit? Hahah… Ça ke ba?
Studenti: Në mënyrë sa më shoqërore, e kuptoj edhe ku jam, një 5.
Rektorja Suzana Golemi: Jo, jo të lutem!
Rektorja Suzana Golemi: Jo, jo, absolutisht! Më vjen keq, se ne ndihmojmë gjithkënd.
Studenti: Atëherë, kaq kam mundësi!
Rektorja Suzana Golemi: Nuk a punë mundësie, se ne tan i nimojmë, kshuqë edhe ty të ndihmojmë.
Studenti: Qoftë dhe një 5-së! Pak janë!
Rektorja Suzana Golemi: Të lutem! Ça janë këto muhabete, a ke mundësi me i marrë? (fut zarfin nga ana e saj)
Studenti: Kaq është mundësia.
Rektorja Suzana Golemi: Veje aty, që ta ndryshojmë! Mos të harrojmë dhe degët e tjera! Tu priftë e mara!
Studenti: Ndryshohet në sistem, apo?
Rektorja Suzana Golemi: Po, po te po i bajmë të tana.
“Stop” ka siguruar një tjetër dëshmi. Një tjetër student është detyruar të paguajë pedagogen Donalda Laçej.
“Shih i kam shkruajtur në WhatsApp, i kam thënë profesoreshë dua të takohem pak me ty nëse mundem. Ok ka thënë. Se ja ka marrë mendja. Mbrapa kemi caktuar vendin dhe orën. Atë ditë më tha s’mundem se ishte vonë. E lamë për një ditë tjetër. Edhe ok, super, erdhi orari. Ika atje, i kisha futur lekët në zarf edhe shkruajtur emrin. Atëherë u takova, e përshëndeta, më tha shpejt se s’kam kohë, kishte gjet një vend ku nuk kishte asnjë njeri për me u siguruar. Hymë në një klasë edhe i thashë zyshë nuk kam mundur me e marrë provimin se nuk di më shumë në biokimi. I thashë a mundesh të më ndihmosh. Po tha pa merak. Kur të jetë provimi rri në bankë të parë plus më thuaj edhe njëherë që të mos harroj. Ok i thashë. Në fund i thashë, ok zyshë faleminderit shumë, këtu kam një dhuratë të vogël. Jo jo tha s’ke pse. S’ke pse me u harxhuar. Për qejf i thashë unë dua me ti dhënë vetë si dhuratë. Ok tha faleminderit shumë s’ke pse me u harxhuar e i mori dhe në fund u largova. Ajo më shumë kishte frikë se mos e gjente ndonjë njeri. Pak kishte frikë, por bënte si engjëll. S’i dua, s’i dua thoshte. Se sigurohet që të mos regjistrohet me audio se s’është budalle. Kot nuk është pedagoge, e siguron veten mirë”, thuhet në dëshminë tjetër të siguruar nga “Stop”./tvklan
Fiks Fare denoncoi veprimet e Zyrës Shtetërore të Përmbari...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e 3 punonjësve të sigurisë...
Një i sëmurë me kancer lëkure rrezikon të humbasë një orga...
Noterja e Fierit, Anila Haxhiu dhe bashkëshorti i saj, Ili...
“Stop” ishte në qytetin e Vlorës, për një ankesë të zonjës...
Ylli Rërëza banor i Fshatit Vlosh në Njësinë Administrativ...
Një qytetare nga Elbasani është ankuar pranë emisionit Sto...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon historinë e konfliktit t...
Emisioni investigativ “Stop” jo pak herë ka trajtuar probl...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka shkuar në Durrë...
“Stop” ka udhëtar drejt Boricës së vogël në Malësi të Madh...
CNA ka sjellë ditë pas dite fakte të reja për aferën e inc...
Arsimi shihet si një mënyrë për të ndryshuar të ardhmen. N...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e qytetarit Artan ...
Një qytetar i është drejtuar emisionit Stop në Tv Klan për...
KosovaNews ka bërë një hulumtim ekskluziv lidhur me pronësin...
Në 30 Dhjetor të vitit të shkuar, emisioni investigativ “S...
Besnik Karaxha tregon për emisionin investigativ “Stop” në...
Fiks Fare faktoi me zë dhe dokumente se Monumentit të Naty...
Në vitin 2018 Ilir Telhaj kërkoi azil në Zvicër. Ai tregon...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...