Vijojnë përplasjet në kantierin e aeroportit të Vlorës/ Kërkohet ndërhyrja e policisë, reagon Behgjet Pacolli
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...

Të udhëtosh me autobusët e shërbimit urban brendakryeqytetas në këto ditë të nxehta vere është një torturë e vërtetë. Jo aq për vijimin ende të vonesave të mbërritje-nisjeve nëpër stacione, punëprishëse kjo për udhëtarët që shkojnë në punë, sesa për rikthimin e avazit të vjetër të mungesës së kushteve brenda urbaneve.
Do të mjaftonte një inspektim brenda autobusëve që mbulojnë më shumë se 20 linjat e transportit publik urban të Tiranës, për të konstatuar se edhe pse kanë kaluar disa dekada, kushtet që ofron ky shërbim janë pak a shumë të njëjta. Me ndryshime në fasadën e jashtme të një pjese të autobusëve të linjave.

Të frekuentosh transportin urban brendakryeqytetas në verë është njësoj si të jesh brenda një furre hermetike. Pa sistem funksional ajri të kondicionuar, pa dritare, hapja e të cilave mund të të dhurojë ca freski natyrale. E tillë paraqitet gjendja e pjesës sunduese të kushteve që ndesh ndër urbanët e linjave ku vapa përvëluese dhe ajri i rënduar nga djersitja tej normales e bëjnë të padurueshëm udhëtimin.

“Më shumë djersë nxjerr kur jam në autobus se sa kur ec në këmbë”, pohon i nervozuar Leart V., një inxhinier, të cilit, për hatër të largësisë së vendit të punës, i duhet të udhëtojë për çdo ditë me urbanët e linjës “Stacioni i Trenit - Parku Zoologjik”. Një linjë kjo që mbulohet nga një flotë autobusash tejet të amortizuar, motorët e të cilëve duket sikur, nga çasti në çast, do pushojnë së punuari. Të ndezësh kondicionerët brenda kabinës së udhëtarëve të këtyre autobusave do të thotë të mbjellësh djegien e sigurt të motorëve, që edhe pa ndezjen e sistemit të kondicionimit gulçojnë nga vapa. Por copë-copë janë dhe kushtet e ulëseve të udhëtarëve. E gjithë flota e autobusëve të kësaj linje është në këtë parametër vjetërsie.

Por kjo nuk është linja e vetme e transportit urban brendakryeqytetas që ofron torturën e udhëtimit midis vapës e djersës. Duke përjashtuar veç pak linja që mbulohen prej urbanësh të cilësishëm, pjesa dërrmuese janë të ngjashme me flotën e “Zoologjikut”. Madje ka edhe më keq. Ka dhe autobusë urbanë që së jashtmi e së brendshmi të sjellin në kujtesë proverbialen “karrocë të Dylit”. Shihni flotën e autobusëve të linjës së Laprakës. Apo atë të linjës “Jordan Misja-Qyteti Studenti”, e të tjera që mbulojnë zonat rrethqytetëse. Më zi nuk ka. Autobusët që shërbejnë në këto linja janë të tipit “buburrecë të gjymtuar”. Me motorë që zhurmojnë e tymosin për qamet. Që ofrojnë ulëse demode dhe mungesën e kondicionerëve e plotësojnë duke lënë hapur xhamat e dritareve tip “frengji” etj., etj..

Këto janë antiteza e tejskajshme e flotës së autobusëve urbanë të disa linjave kryesore, ku sundon standardi i gjendjes fizike, por jo ai i shërbimit ndaj udhëtarëve. Ngaqë, ndonëse kondicionerët janë në funksion, nuk vihen në punë për shkak të kursimit të karburantit. Sepse nëse aparatet e kondicionimit qëndrojnë ndezur, harxhimi i naftës gati dyfishohet. Ndonëse këtë “humbje” Bashkia ua kompenson kompanive të shërbimit të transportit urban, me fonde të dala nga pagesat e udhëtarëve, kushtet komode sfidohen nga mbajtja fikur e kondicionerëve, për të cilët përfaqësuesit e kompanive fajësojnë shoferët.

“Ju keni plotësisht të drejtë, por vapa vjen ngaqë ka shoferë që i shmangin porositë tona dhe për të kursyer naftën nuk e lëshojnë ajrin e kondicionuar. Gjithë flotën e autobusëve ne si kompani e kemi të re. Ofrojmë kushtet që na dikton ligji. S’di ç'të them për të tjerët”, përgjigjet Gëzim P., menaxher i një ndër linjave kryesore të kryeqytetit, flota e autobusëve të së cilës vërtet të ngjall zili.
Dhe ja ku dolëm te problemi. Te mungesa e kushteve të udhëtimit. Te mungesa e ulëseve, e kondicionerëve, që sigurojnë në dimër ajër të ngrohtë dhe në verë ajër të freskët… Që për pjesën dërrmuese të linjave kryeqytetase e veçanërisht atyre rrethkryeqytetase ka mbetur e njëjtë si në kohën e “karrocës së Dylit”. Duke ua bërë ferr udhëtimin qytetarëve të Tiranës. Madje, duke i’a bërë të mezishtytshëm shërbimin edhe vetë punonjësve që e ofrojnë atë (fatorinos e shoferit). Më guximtarët prej të cilëve nuk ngurrojnë ta derdhin hapur pakënaqësinë.

“Po lale, jam me ty. Ke të drejtë. Por ne s'kena gjë në dorë. Ti e sheh vetë. Copë-copë motori. Kena fryk me i ndez kondicionerët se po e bona shko për lesh motorin. Ça t’bojm, me ble makina të reja, s’dun me harxhu kta bosat tanë? Xhelal B. dhe Gentjan L.. shërbejnë si fatorino dhe shofer, në një nga autobusët copë-copë të një linje urbane dytësore. Të dy janë ndër buzëplasurit, ngaqë për mosplotësimin e kushteve u duhet të përballojnë dhe përplasjet me udhëtarët, të cilëve, u japin të drejtë, por dhe u rekomandojnë t'i telefonojnë Bashkisë në 0684061277, që është i ankesave të qytetarëve.
Këtë kemi në dorë ne, pjesën tjetër të zgjidhjes e ka Bashkia”, të thonë shërbestarët e linjës urbane dytësore të llojit copë-copë. Sepse vërtet në të tilla shkelje kushtesh të kontratës, nga ana e kompanive, e drejta për të rivendosur ligjin është në dorë të Bashkisë që i pajis me licenca këto të fundit. Sipas ligjit, ndër kushtet që duhet të plotësojë një kompani për t'u licencuar është dhe ajo e komoditetit të udhëtimit që krahas detyrimeve të tjera përmban dhe pajisjen e autobusëve me sisteme ventilimi funksionale.
”Të jenë të pajisur me sistem ventilimi dhe ngrohje konform atyre të parashikuar për tipin përkatës nga uzina prodhuese dhe në gjendje pune”, lexohet në nenin 7 të ligjit Nr. 1649 “Mbi plotësimin e disa kushteve të veçanta në transportin rrugor të udhëtarëve”.
“Fiks Fare” denoncoi një skandal në Morgun e Tiranës, ku t...
Një denoncues anonim tregoi se para disa muajsh ishte inte...
Më 1 Maj 2023, “Stop” transmetoi një rast nga Skrapari, li...
“Stop” ishte në Vlorë me qytetarin Donald Levani, i cili ë...
Sanitarja e spitalit hiqet si kryetarja e shoqatës së inva...
Inceneratori i Tiranës është një nga aferat më të denoncua...
Kompania koncesionare që menaxhon depozitimin e mbetjeve n...
Heqja e dhëmballës së infektuar i kushton shtrenjtë një 20...
Emisioni Stop në Tv Klan ka shkuar në Cërrik pas ankesës s...
Liljana Duka është 62 vjeçe. Që prej lindjes ka ecur me vë...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt Gjirokastrës ...
Në vitin 2019, emisioni “Stop” në Tv Klan investigoi tende...
Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një nxënësi të shkollë...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP miratoi të martën më 2...
Në vitin 2023 dhe ende në Shqipëri diskutohet apo ka shqet...
Emrah Malaj është një i ri nga Malësia e Madhe dhe para di...
Pak ditë më parë para ambienteve të televizionit Klan ësht...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e një puno...
Abuzimi dhe skandalet me Check Up-et kanë qenë shpesh ...
Alban Vangjeli banor i pallatit 976 në lagjen 17 në qyteti...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...