LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Inceneratorët dhe milionat që shkojnë në media/ Elvi Fundo nxjerr faktet, sa janë paguar gazetarët

11 Janar 2022, 20:55, Aktualitet CNA

Inceneratorët dhe milionat që shkojnë në media/ Elvi Fundo

CNA.al është një nga mediat që prej kohësh ka denoncuar aferën korruptive të 30 viteve të fundit, atë të inceneratorëve.

Prej disa ditësh, redaksia me fakte konkrete ka treguar edhe përfshirjen e medias në këtë aferrë korruptive.

Editori i CNA.al Elvi Fundo i ftuar në emisionin “A Show” ka folur më shumë rreth këtyre denoncimeve.

Ai tregoi se si nisi investigimi, ndërsa ka treguar edhe emrat e personave që kanë përfituar miliona euro. Pronari i Fokus Media Group Irfan Hysenbelliu, gazetari i Top Channel Endrit Habilaj, Baton Haxhiu dhe Karlo Bolino janë emrat që kanë marrë në mënyrë sistematike pagesa nga inceneratorët.

Ajo që ka ndodhur se pas inceneratorit të parë mediat heshtën. Shkuan BIRN, CNA.al dhe syri dhe mediat heshtën dhe unë mendova pse heshtën këta.

“Mediat kanë përfituar miliona euro nga inceneratorët. Mediat më të mëdha në vend nuk flisnin, për shkak se janë paguar miliona euruo në mediat kryesore. Ky është korruptim i medias. Janë me vite pagesa që janë bërë për inceneratorët. Janë paguar mediat më të mëdha në Shqipëri, por edhe media që janë më të vogla. Media ka heshtur, 2-3 media kanë folur vetëm, edhe politika ka heshtur, edhe PD zyrtarisht ka heshtur, LSI më vonë e denoncoi çështjen e korrupsionit të inceneratorëve. Nuk është puna vetëm tek inceneratorët, por edhe për çështje të tjera korruptive. Kompania Shqip ka marrë shuma të mëdha. Endrit Habilaj ka marrë mbi 50 mijë euro në disa kompani.

Focus Media Group ka marrë para nga kompani, edhe Top News. Edhe Albanian Post del këtu, është kompania e Baton Haxhiut, janë paguar shuma për këtë media. Edhe Karlo Bolino merr para nga kompani të inceneratorëve. Në fund është Faxnews, ka të njëjtat vlera thuajse sa News24. Këto janë vetëm një pjesë, ka edhe media të tjera, Tema, Newsbomb, Fjala, ka edhe media periferike, që janë paguar sistematikisht”, tha Fundo./CNA.al

Inceneratorët, miliona për familjarët e Irfan Hysenbelliut/ Zbulohen të tjera dokumente

DOKUMENTI-Inceneratorët “blenë” edhe Irfan Hysenbelliun/ Qindra milionë lekë për kompanitë e tij

Miliona për “mercenarët mediatikë”/ Zbardhen pagesat e inceneratorëve për Baton Haxhiun

Tre kompanitë e Endrit Habilajt që morën qindra-mijëra euro nga inceneratorët

 

Lajmet e fundit nga