Eurostat: 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...

Një shqiptar i arrestuar dhe burgosur në Itali, në vitin 2015 arrin të bëjë një martesë fiktive në Shqipëri.
“Gruaja” e tij ankohet në Fiks Fare se, megjithëse çështja është zbuluar dhe hetuar, ajo nuk po arrin të pajiset me mjet identifikimi. Rasti është zbuluar në vitin 2018, por që prej 5 vitesh çështja ka mbetur në “sirtar”. Asnjë masë, madje edhe punonjësi i gjendjes civile që ka bërë këtë martesë vijon punën.
Në redaksinë e Fiks Fare u ankua znj. Gentiana B., e cila thotë se nuk po pajiset dot me mjet identifikimi.

“Quhem Gentiana Beqari dhe kam kontaktuar me emisionin ‘Fiks Fare’ se kam një problem në Shqipëri në Gjendjen Civile dhe me prokurorinë. Unë aktualisht ndodhem në Itali. Në vitin 2015 unë kam bërë një martesë në Gjendjen Civile Nr.6 në Tiranë. Martesa është bërë fiktive, pasi i dashuri im ndodheshe në burg. Në vitin 2017 i dashuri im ka tentuar të bëjë arratisje nga burgu (Itali). Dhe që atëherë është hapur një hetim si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali”, thotë denoncuesja, teksa tregon se ngjarja po hetohet edhe në Shqipëri.
“Në vitin 2019, çështja ka kaluar në Prokurorinë e Përgjithshme në Tiranë, me prokuror Elio Mazrekun. Që nga ajo kohë më është bllokuar pasaporta dhe unë nuk po gjej dot një zgjidhje. Jam interesuar nëpërmjet avokatit tim për të marrë një informacion apo një zgjidhje dhe nuk kam marrë asnjë lloj përgjigje. Unë aktualisht pasaportën e kam të skaduar dhe në çdo lloj institucioni që shkoj më kërkohet një dokument. Dhe unë këtë nuk e kam. Prandaj dhe unë i jam drejtuar emisionit ‘Fiks Fare’ për të gjetur një zgjidhje”, thotë qytetarja.

Fiks Fare ka mësuar se martesa është bërë në datën 29.10.2015, ku Gentiana është martuar me z. Ilirjan Boçe. Martesa është bërë fiktive, pasi të dy, si Gentiana dhe Ilirjani në këtë datë kanë qenë në Itali. Madje, Ilirjan Boçe, në datën e martesës 29.10.2015 ka qenë në një burg në shtetin italian.
Pas ankesës dhe informacionit, gazetarët e Fiks Fare kanë shkuar te Gjendja Civile në Njësinë Nr.6 në Kombinat për të pyetur përse i është bllokuar Gjendja Civile znj. Gentiana Beqarit. Fillimisht, gazetarët mësojnë nëse qytetarja mund të bëjë pasaportë apo kartë identiteti. Por punonjëset e dinë mirë se çfarë është bërë, por në këtë rast, të gjithë “fajin” ia atribuojnë qytetares dhe jo punonjësve të asaj zyre. Janë pikërisht punonjësit që kanë lejuar bërjen e një martese të tillë fiktive.

Gazetarët e Fiksit shkojmë sërish, ku bisedojnë me dy punonjëse, të cilat thonë se problemi është i hershëm dhe nuk bëjnë dot as asnjë veprim. Sipas tyre, në vitin 2018, sipas vendimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, janë bllokuar veprimet për znj. Gentiana B. Gazetarët i pyesin se si është bërë kjo martesë fiktive, kur as burri dhe as gruaja që u martuan nuk ishin prezentë. Pohojnë se ka shkuar dikush me karta false dhe e ka bërë këtë martesë.
Kush punonjës e ka bërë këtë martesë? Punonjëset përgjigjen se punonjësi është ende në detyrë, por “sot nuk është”. Ato shtojnë se do e lajmërojnë dhe se do të vijë të hënën. Gazetarët i pyesin se si mund ta bëjë pasaportën Gentiana, pasi mungesa e një mjeti identifikimi ia ka vështirësuar jetën në Itali.

“E ka bllokuar që në vitin 2018 Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile”, përfundojnë ato. Fiksi kontaktoi me Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile, z. Vangjush Stavro. Drejtori na ktheu përgjigje se “po e ndjek në detaj dhe do t’ju njoftoj”. Megjithatë, deri në transmetimin e kësaj kronike, Fiksi nuk mori asnjë informacion të mëtejshëm./tch
Dy javë më parë “Stop” transmetoi denoncimin e zonjës Nafi...
Pak ditë më parë “Stop” transmetoi disa materiale shqetësu...
Emisioni Fiks Fare solli historinë e një vajze 8 vjeçare e...
Një shoqëri ndërtimi denoncon njërin prej ish-aksionerëve ...
Prej disa muajsh fondi Besa ka nisur një fushatë publicita...
Emisioni investigativ Fiks Fare ka vënë në dukje mbylljen ...
Emisioni Stop në Tv Klan ka udhëtuar drejt qytetit të Fier...
6 milionë euro ose e thënë ndryshe 600 milionë lekë ës...
Afera me 3 inceneratorët sa vjen e shtohet. Mbrëmjen e...
Pak kohë më parë, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ...
Disa materiale shqetësuese qarkullojnë në rrjete sociale t...
Me fillimin e vitit të ri shkollor filluan edhe problemet....
Dashuria për një grua ka futur në sherr dy të moshuar në T...
Para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, Fiks Fare bëri nj...
Fiks Fare denoncon për të disatën herë qendrat e masazheve...
Luka Karta ( Luca Carta) është një shtetas italian, i cili...
Një auditim i KLSH-së ka zbuluar të tjera abuzime në k...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një infermieri burgu ng...
Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur shqe...
Ish-Presidenti i Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar d...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...