"The Albanian Files"/ Zhupa: Libri i premtimeve të Ramës për ndërtuesit e vet, ka brenda 523 vepra penale
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme lidhu...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme lidhu...

Pak ditë më parë, ndër akuzat politike, u përsërit fakti se Elisa Spiropali kishte lidhje me inceneratorët dhe njerëzit e aferës së shekullit. Ministrja e Edi Ramës e mohoi, sulmoi ish-kryeministrin, u bë debat politik, por faji mbeti jetim.
Lind pyetja: A ka lidhje vërtetë Elisa Spiropali nëpërmjet familjarëve të saj me njerëzit e inceneratorëve?

Le t’i marrim me radhë.
Sipas këtij dokumenti, i cili është pjesë e dosjes hetimore të SPAK-ut, bashkëshorti i Elisa Spiropalit është zoti Salarjon Tota, i cili figuron ish-drejtor i Përgjithshëm i Ujësjellësit të Fierit, Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve.
Ai ka pasur këshilltar ligjor nga data 14 janar 2013 deri në gusht të 2014-ës, për gati 20 muaj shtetasin Klodian Zoto.

Si lidhet? Mjafton ky dokument për të akuzuar Elisën që është e lidhur apo nuk është e lidhur me inceneratorët?!
Fakti është që bashkëshorti i saj ka pasur këshilltar Klodian Zoton dhe çfarë ndodh?
Është pikërisht ujësjellësi i Bashkisë së Fierit që i jep një kompanie, ku është bashkëpunëtor dhe aksioner edhe vetë Klodian Zoto, një tender prej miliona eurosh, që ka të bëjë me matësit e ujit të pijshëm për Bashkinë e Fierit, gjatë kohës që drejtor ka qenë sërish Salarjoni. (Lexo këtu)
Sipas të dhënave të publikuara edhe nga CNA, rezulton se shoqëria “Teo Alb”, e regjistruar në gusht të vitit 2010, në pronësi të kompanisë “TEOTEC Telecomunication”, ku është bashkaksionere kompania “Sportel”, ku ka qenë administrator Klodian Zoto dhe aksioner është gjithashtu kompania “FMO”, e themeluar po nga Klodian Zoto.

Pra, Salarjon Tota, bashkëshorti i Elisa Spiropalit, nga të dhënat zyrtare tregohet se i ka dhënë një tender prej 3.5 milionë eurosh për vendosjen e matësve, për një periudhë 5-vjeçare, kompanisë “M”. Kontrata është 391 milionë lekë. Të dhënat janë tashmë të administruara edhe nga SPAK-u. ..(Lexo këtu)

Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë pasur përfitime direkte apo indirekte nga tenderë apo prokurime të bëra në Bashkinë e Fierit.
Më tej, edhe pse CNA ka denoncuar më parë dhe faktet kanë dalë në dritë, kur Salarjoni, bashkëshorti i Elisës, ka pasur këshilltar Klodian Zoton, ne kemi gjetur edhe një të dhënë tjetër nga kompania “Teo Alb”, është e dhjetorit të 2014-ës, ku administratori Konstantinos Aloupis jep një letër reference, por këtë herë ai e jep letrën për Stela Gugalljën. Stela Gugallja është bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit, "trurit" të inceneratorëve. (Lexo këtu)
Pra, ka një letër reference nga kompania, e cila ka fituar tenderin prej 391 milionë lekësh të rinj, përafërsisht 4 miliardë lekë, për matësit e ujit për 5 vjet në ujësjellësin e Bashkisë së Fierit, që drejtohej nga Salarjon Tota, burri i Elisa Spiropalit.

Ky i fundit kishte pasur këshilltar Klodian Zoton, i cili është themelues dhe aksioner te zinxhiri i kompanive dhe “Teo Alb” i jep letër reference Stela Gugalljës.
Këtu kemi të bëjmë me burrin e Elisës, me këshilltarin e burrit të Elisës, që është Klodian Zoto, me kompaninë që fiton matësit rreth 4 miliardë lekë të vjetër, ku sërish përfshihet Klodian Zoto dhe kjo kompani i jep një vërtetim Stela Gugalljës.
Stela Gugallja është personi që ka fituar koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit. Në Elbasan është nënkontraktor Klodian Zoto me ITS-në e tij sërish.
Burri i Elisa Spiropalit dhe Elisa vetë duket se kanë qenë të lidhur në të gjithë zinxhirin e njerëzve të inceneratorëve. (Lexo këtu)
Ministrja nuk mund ta mohojë kurrsesi këtë lidhje, bashkëshortin e saj që ka pasur këshilltar Klodian Zoton, njerëzit dhe kompanitë e tij që përfitojnë miliona euro për matësit e ujit dhe gjithashtu daljen e Stela Gugalljës, bashkëjetueses së Mirel Mërtirit, “trurit” të inceneratorëve, me letër reference nga kompania që ka fituar tenderin e ujësjellësit gjatë kohës që drejtohej nga bashkëshorti i Elisa Spiropalit.
Njerëzit e inceneratorëve kanë qenë te ujësjellësit, kanë ndërtuar kompani, kanë qenë këshilltarë ligjorë të jashtëm, kanë marrë tenderë në institucionet ku kanë punuar, kanë fituar më pas koncesionet e inceneratorëve.
Nuk është krejt e rastësishme që në Bashkinë e Fierit pak kohë më vonë shpallet emergjenca dhe ndërtohet inceneratori i dytë në Shqipëri, i cili në fakt ende nuk ka përfunduar dhe pak ditë më parë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dha vendimin për dënimin e Klodian Zotos, Lefter Kokës, Alqi Bllakos dhe bashkëpunëtorëve të tyre në korrupsion në ndërtimin e inceneratorëve të Fierit, që vjen pas skemës së matësve të ujit, ku tashmë qartë, me dokumente dhe fakte del bashkëshorti i Elisa Spiropalit me këshilltar Klodian Zoton që fiton tenderin e matësve të ujit dhe kompania fituese i jep letër reference Stela Gugalljës të inceneratorit të Elbasanit.
Skema është mjaft e qartë. Dokumentet dhe faktet i keni të detajuara./ CNA
Rijetëzimi i banesave në Gjirokastër edhe pse është një ni...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ës...
Pagesat e kompanisë së inceneratorëve që tashmë akuzoh...
Emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar disa herë rastin e H...
Sotir Miçi është një qytetar 66-vjeçar, i cili tregon se n...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës emërimet nepotike ...
Ish-kandidati i "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Kuçovës, L...
Inceneratorët janë quajtur afera dhe skandali më i mad...
Pak kohë më parë, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ...
Shpesherë kemi parë që monumente kulturore të shemben ose ...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt ...
Më 11 shtator, me rastin e ditës së parë të shkollës, krye...
Moti i keq ka sjellë shkëputje të energjisë elektrike në K...
Alma Kaçi, gruaja që doli në video-skandalin e ish-kry...
Nën kamuflimin si qendra masazhi ushtrohet prostitucion, m...
64 nga 216 paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Berat ju komu...
“Stop” udhëtoi drejt Niklës pas shqetësimit për shkollën 9...
Në redaksinë e “Stop” ka mbërritur denoncimi i një zonjë q...
Në një ambient në qendër të Bllokut është një lokal, në të...
Sipas një auditimi të KLSH-së të vitit 2021 në Spitalin Ps...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...