"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...

Spitali i Tepelenës ofron shërbim mjekësor për rreth 80 mijë banorë në qytet dhe fshatrat përreth.
Pas denoncimeve në “Stop”, se sistemi shëndetësor në Tepelenë është përqendruar në duart e 4 zonjave, ne shkuam të verifikonim situatën.
Mjekja Klodiana Gjonçaj, punon në spital, por edhe në farmaci, madje duke tregtuar privatisht ilaçet, që janë të dedikuara për spitalin. Farmacia ku ajo punon është në emrin e motrës së saj Jorida Gjermeni.
Gjithashtu farmacistja e spitalit Klea Doti punon edhe në këtë farmaci private. Valbona Ruka, shefe e shërbimit parësor në kujdesin shëndetësor Tepelenë, punon gjithashtu si farmaciste.
Në farmaci private tregtohen medikamente që janë të spitalit bashkiak të Tepelenës. Kostoja është zero dhe fitimi 100%. E gjithë situata ndodh në sytë e drejtoreshës së spitalit.
“Stop” shkoi të blejë ilaçe në farmaci dhe mjekja Klodiana Gjonçaj shiti ilaçet që kishte gjendje. Për të tjerat, na drejtoi në spital, ku takuam kryeinfermieren Mira me porosi të saj.
Qytetari: Si kalove?
Klodiana Gjonçaj: Mirë!
Qytetari: Unë dua kështu, tetanoz dhe shiringa!
Klodiana Gjonçaj: Deri në 72 orë bëhet tetanozi më vonë. Do ta bësh tani? Se unë e kam në derë të frigoriferit? Po s’e bëre, mbaje në frigorifer dhe ti!
Qytetari: Hëë Manitol, Sodium Kloridi…
Klodiana Gjonçaj: NACL!
Qytetari: Edhe m’i ka shkruajtur kështu, se e kam nusen doktoreshë. Manitol 20%, më thotë, 250 mililitra.
Klodiana Gjonçaj: E di, e di, që është, po dal të shoh, a kam, a s’kam unë. Po ashtu, do të them, ku do… do ta zgjidhim. Po tjetër? Hë, vazhdo!
Qytetari: Vitamin K 1%, thotë, 1 mililitërshe!
Klodiana Gjonçaj: E mora vesh! Po tjetër?
Qytetari: Sodium Kloridi!
Klodiana Gjoncaj: Sa do nga këto? Ma jep ta lexoj unë mesazhin vetë më mirë, mos u lodh! Doreza, shiringa këto do i kem… Glukozë 5%, Buskopan, Tinker Jodi, Papaverinë, Manitol, Vitamin K edhe tetanozi.
Qytetari: Po, ça ke ti nga këto?
Klodiana Gjonçaj: Po manitolin, do të ta gjej.
Qytetari: Po!
Klodiana Gjonçaj: Do vesh… lidhu… me makinë je?
Qytetari: Po. me makinë jam.
Klodiana Gjonçaj: Do flas unë, ngjitu merri te spitali, te urgjenca. Ndaj të thashë.
Qytetari: Po!
Klodiana Gjonçaj: Manitolin do të të çoj.., ike e mere! Do flas unë! Ik e mere lart te Spitali! Vitamin k po kanë, do t’u them të ta japin.
Qytetari: Ok!
Klodiana Gjonçaj: Thjesht lër një emër shënim, që të hapim një kartelë në emrin tënd, ditore!
Qytetari: Po mirë!
Klodiana Gjonçaj: Për t’u regjistruar, se mos të ngacmojë…
Qytetari: Edhe shiringa dy copë, age 10 milimetërshe!
Klodiana Gjonçaj: Të jap dy unë këtu ty. Vitamin K, s’kam unë këtu. Po kemi, do ta marrësh! Ngjitu lart te spitali!
Qytetari: Ok!
Më pas flet në telefon me Kryeinfermieren e Urgjencës te Spitali i Tepelenës.
Klodiana Gjonçaj: Ça po bëni? Të të pyes? Kemi vitamin K lart, (në spital) neve ? Ampulë, 1 duhet vetëm. S’e dua për vete. Do të nis një çun, jepi një Manitol, dy aparate dhe një…! Mirë! Të t’i shënoj në një letër unë, po hapi një kartelë ditore, mbaji shënim emrin djalit!
Qytetari: Këto të tjerat m’i dhe besoj?
Klodiana Gjonçaj: Sa ke si artikuj atje? Numëroji çikë me numra 1, 2, 3, 4 të tëra, që të numëroj, sa të dhashë unë e sa do marrësh atje!
Qytetari: Doreza kirurgjikale!
Klodiana Gjonçaj: Ja, s’i shënuam ato.
Qytetari: Glukozën?
Klodiana Gjonçaj: Do ta marrësh lart!
Qytetari: Ok! Shënoje! E shënove?
Klodiana Gjonçaj: E kam shkruar unë. Vazhdo!
Qytetari: Buskopanin, po!
Klodiana Gjonçaj: Do ta marrësh lart!
Qytetari: Jodin, e ke këtu. Papaverinin, Manitolin…
Klodiana Gjonçaj: Ta dhashë Papaverinin. Manitolin do ta marrësh lart!
Qytetari: Vitaminën K?
Klodiana Gjonçaj: Do ta marrësh lart!
Qytetari: Kloridin e Sodiumit?
Klodiana Gjonçaj: Është këtu!
Qytetari: Edhe Tetanozin, që e bëre gati!
Klodiana Gjonçaj: Eh, në rregull i kemi. Bëjnë 18 mijë lekë. Ato të spitalit, asnjë lek, se t’i japim nga shteti. Do takosh Mirën dhe do të jap unë një pako me paracetamol vetëm jepi, ja do ta shënoj unë te letra këtu!
Qytetari: Po!
Klodiana Gjonçaj: Kryeinfermieren e Urgjencës, direkt, sa të vesh! Me kë foli Klodi në telefon, i thuaj, edhe…
Qytetari: Kryeinfermieren e Urgjencës?
Klodiana Gjonçaj: Kryeinfermiere e Urgjencës, Mira e ka emrin!
Qytetari: Po!
Klodiana Gjonçaj: Kujdes Tetanozin, e di ç’ke? Mbaje në çantë atë, mos ma thyej!
Qytetari: Urdhëro dhe lekët!
Klodiana Gjonçaj: Të hapi një kartelë ditore ajo! Hë, se e zgjidhim. Do takosh këtë!
Mira na dha ilaçet e spitalit dhe sipas këshillës së doktoreshës, na hapi dhe një kartelë ditore. Sigurisht për “zemërgjerësinë” e saj, kryeinfermierja mori 20 mijë Lekë të vjetra.
Qytetari: Si kalove?
Kryeinfermierja: Mirë, ça bëni?
Qytetari: Kryeinfermieren, desha pak!
Kryeinfermierja: Unë, hajde. Do më japësh dhe një çikë të dhënat mua!
Qytetari: Po!
Kryeinfermierja: E ke bezdi?
Qytetari: Po!
Kryeinfermierja: Të pacientes, që më tha doktoresha, që t’i hapim kartelë! Mbaje këtë, se mos na i thyhesh, se kjo është bir i vetëm! Mezi e kishim.
Qytetari: Ça është kjo?
Kryeinfermierja: Vitaminë K!
Qytetari: Po!
Kryeinfermierja: Vitaminën ta dhashë.
Qytetari: Ma jep komplet atë pakon!
Kryeinfermierja: Jo s’kam. S’e jap dot. Ja, për dy, do të jap tre, se nuk kam, se edhe besoj, se edhe poshtë nuk do ketë. Nuk ta kursej, po nuk kam. Më kupton? Një sekondë! Po vigona? Për të…
Qytetari: Po pra…
Kryeinfermierja: Të jap edhe shiringat, se të duhen!
Qytetari: Po!
Qytetari: Urdhëro!
Kryeinfermierja: More ik tani! Po ky…!
Qytetari: Mos ia fut kot tani!
Kryeinfermierja: Faleminderit!
Qytetari: Se tani është turp.
Kryeinfermierja: Ti na bëre, që të t’i japim të tërë Buskopanët me këto.
Qytetari: Po më jep edhe një pako nga ajo me kështu. Atëë!
Kryeinfermierja: Merr këtë, që është më shumë!
Qytetari: Dhe ajo e kuqja atje. Më fal, një sekondë! Këtë më! Këtë këtu! Këtë për tensionin!
Kryeinfermierja: Kjo është Voltaren!
Qytetari: Po pra, po!
Kryeinfermierja: Është për dhimbje, nuk është për tension!
Qytetari: Po pra, për dhimbjen. Sa kushton kjo?
Kryeinfermierja: Asnjë gjë, ik mere!
Qytetari: Tani, po të më duhen gjëra të tjera mbas ca kohësh?
Kryeinfermierja: Unë këtu jam. Më tha doktoreshë Klodi. Kur të duash, ça të duhet, po kemi mundësi…
Qytetari: Mund të marr dhe me shumicë unë, se e di sa fshatra të largët ka atje…?
Kryeinfermierja: S’kemi ilaçe. Ti ja shikoji! Shiko!
Qytetari: Po këto, ça të mundeni, se…
Kryeinfermierja: Për shembull, kur vjen dhe kemi mundësi, me ato, që kemi mundësi.
Qytetari: Po me kë të flas unë?
Kryeinfermierja: Me doktoreshë Klodin!
Qytetari: Ajo, që ishte poshtë.
Kryeinfermierja: Po eh, është mjeke ajo. E kemi dhe Shefe Spitali. Është mjeke shumë e mirë.
Kryeinfermierja: Mirupafshim!
Qytetari: Shumë faleminderit! Ia kalofshi mirë!
Kryeinfermierja: Mirupafshim!/tvklan
Emisioni Fiks Fare rikthen përsëri problematikën e fëmijëv...
Në datën 21 Shtator, emisioni investigativ “Stop” në Tv Kl...
Në 22 Shtator, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan tra...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës zaptimet dhe rrethi...
Dosja voluminoze e aferës së inceneratorëve në investi...
Afera e inceneratorëve preku edhe mediat për propagand...
Partia Demokratike denoncoi këtë të shtunë se Ministria e ...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet d...
Dimetridazoli është një medikament që përdoret kryesisht t...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e klinikës dentare...
Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë denoncim nga një qytetar...
Pak ditë më parë, ndër akuzat politike, u përsërit fak...
Rijetëzimi i banesave në Gjirokastër edhe pse është një ni...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ës...
Pagesat e kompanisë së inceneratorëve që tashmë akuzoh...
Emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar disa herë rastin e H...
Sotir Miçi është një qytetar 66-vjeçar, i cili tregon se n...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës emërimet nepotike ...
Ish-kandidati i "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Kuçovës, L...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...