"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...

Një nënë e dy fëmijëve, 10 vjeç dhe 20 muajshe është drejtuar në redaksinë tonë, pasi kërkon të regjistrojë fëmijën në çerdhe. Në muajin Qershor është paraqitur për të bërë aplikimin, por burri punonte në të zezë dhe zonja kishte pagesën e papunësisë.
“Jam një nënë me dy fëmijë. Djalin e kam 10 vjeç, vajzën e kam 20 muajshe. Si çdo prind dhe më takon me të drejtë, dëshiroja ta çoja vajzën në çerdhe. U hapën regjistrimet në Qershor. Ishin dokumentet përkatëse që duheshin. Midis tyre kërkohej një vërtetim që unë dhe bashkëshorti punonim, të cilat ne nuk i dispononim, për arsye, se burri punonte në të zezë dhe unë trajtohesha me pagën e papunësisë. Nuk më mori askush në telefon sepse më thanë që do ju telefonojmë që të paraqiteni”, tha denoncuesja.
Pasi bëri aplikimin shkoi në Shtator tek çerdhja dhe nuk rezultonte emri.
“U interesova 3-4 ditë para datës 1 Shtator, kur fillonin edhe çerdhet për këtë vit shkollor. Paraqitem unë dhe kërkoj emrin e vajzës sime. Më thotë dikush nga çerdhja si e ka emrin vajza, e kërkon në listë dhe më thotë që nuk rezulton në listën tonë vajza. Më thotë duhet të paraqiteni pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve në Tiranë”, u shpreh denoncuesja.
Iu drejtua Drejtorisë së Çerdheve, ku iu tha se duhet të depozitojë një dokument që prindërit janë në punë në mënyrë që të regjistrojë fëmijën.
“Më thotë që më sill dokumentin e pagës së papunësisë si dhe një vërtetim që bashkëshorti juaj është emigrant”, tha denoncuesja e cila pohoi se i depozitoi këto dokumente.
Më pas zonja filloi punë dhe vajzën e vogël ia mbante djali 10 vjeç. Iu tha, që në 20 Shtator do të hapeshin sërish regjistrimet. Por sërish e kthyen, duke i thënë, se nuk kishte vende në çerdhe.
“Pagën e papunësisë, vërtetimin tim nuk ma pranuan sepse më thanë vetëm nëse trajtohesh me ndihmë ekonomike në do ta pranojmë. Këtë nuk e njohim si dokument. I thashë, çfarë duhet të bëj unë. Tha ti duhet të vazhdosh punë se s’bën që të na sjellësh dokumentin. U detyrova, firmosa një kontratë në fjalë që e kisha prej disa kohësh, më dhanë dokumentin që kam vazhduar punë këtu, më thanë je në rregull dhe më thanë prit datën 20 Shtator kur të bëhet një rihapje tjetër për regjistrimin e fëmijëve. Kaluan dy-tri ditë dhe u interesova vetë. U interesova sepse isha e detyruar pasi kam djalin 10 vjeç, është në klasë të pestë. Ai ka dy javë që nuk shkon as në shkollë, më mban vajzën sepse tani firmosa kontratën që të punoja. Nuk kisha ku ta lija vajzën. Vajta për përgjigje atje dhe ata më thanë që nuk janë bërë regjistrime të reja, ti rri në pritje me shpresën se mund të largohet ndonjë fëmijë nga çerdhet ku ju kërkoni të regjistroni vajzën tuaj. Vendin e vajzës suaj e kanë vënë sepse e kanë zënë të tjerë që i kanë bërë dokumentet përpara. Unë kam ngelur sa lart poshtë duke u interesuar ata më thonë prit-prit”, tha denoncuesja.
“Stop” iu drejtua Drejtorisë së përgjithshme të kopshteve dhe çerdheve, për të pyetur, se pse nuk është informuar zonja, se ku mund të ketë vende të lira në çerdhe të tjera, por na thanë, se zonja duhet të bëjë kërkesa pranë çerdheve.
Gazetarja: Ka ardhur që nga Qershori dhe ka depozituar një vërtetim, që merrte pagën e papunësisë, nuk i është pranuar. Ka depozituar kontratën e punës, nuk është pranuar…
Punonjësja: Duhet të marr të dhënat tek sektori i çerdheve për rastin.
Gazetarja: Pse nuk i është thënë zonjës për aplikim në çerdhet e tjera, që mund të përfshihen në njësinë e saj?
Punonjësja: Të drejtën për të aplikuar, e ka në shumë çerdhe. Ajo është e drejtë e prindit. Ne kemi rregullore, ku themi, prioritet sigurisht kanë prindërit dhe gjithë familjarët e njësisë. Pra, nëse ka disa kërkesa dhe janë x vende, që janë më pak se sa kërkesa, prioritet i jepet banorit të asaj njësie.
Gazetarja: Në çerdhen nr. 10 ka vende?
Punonjësja: Atë do ta vlerësojë…Fakti, që sektori i çerdheve i ka ofruar mundësinë për të parë një çerdhe tjetër dhe ajo ka zgjedhur këtë çerdhen tjetër, kjo ngelet për t’u vlerësuar.
Pas këmbënguljes së “Stop”, zonjës i erdhi lajmi për në çerdhen tjetër. Atë e njoftuan, se mund të paraqitet me vajzën në çerdhen numër 10.
Qytetarja: Sot më lajmëruan nga çerdhja nr. 10, drejtoresha, që duhet të paraqitem ditën e hënë, me vajzën, në çerdhe. Shpresojmë pozitivisht! Shumë faleminderit emisionit Stop, që më bëri të mundur realizimin jo vetëm të dëshirës, por isha edhe e detyruar, për të çuar vajzën. Ma zgjidhët problemin në kohë rekord./ tvklan
Blerja e njësive të banimit në themel dhe mosposedimi ...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetari nga Elbasan...
Për dy ditë me radhë emisioni “Stop” ka ndjekur çështjen e...
Në redaksinë e emisionit “Stop” mbërriti një video nga fsh...
Dita ditës dalin në dritë fakte që thellojnë edhe më t...
Pas emisionit të mbrëmshëm që tregoi me zë dhe figurë, ses...
Një grua nga Tirana, tregoi në emisionin “Stop” se ka kërk...
Një 20 vjeçare i është drejtuar Fiks Fare për një ndërhyrj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone të as...
Spitali i Tepelenës ofron shërbim mjekësor për rreth 80 mi...
Emisioni Fiks Fare rikthen përsëri problematikën e fëmijëv...
Në datën 21 Shtator, emisioni investigativ “Stop” në Tv Kl...
Në 22 Shtator, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan tra...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës zaptimet dhe rrethi...
Dosja voluminoze e aferës së inceneratorëve në investi...
Afera e inceneratorëve preku edhe mediat për propagand...
Partia Demokratike denoncoi këtë të shtunë se Ministria e ...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet d...
Dimetridazoli është një medikament që përdoret kryesisht t...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...