VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...

CNA siguron të tjera dokumente ekskluzive që ndoshta do t’i vijnë në ndihmë SPAK-ut për të kuptuar se si “truri” i inceneratorëve, Mirel Mërtiri, qarkullon paratë e tij nga kompania mëmë me qendër në Holandë, sa në Shqipëri, në Afrikë e të tjera dhe më pas paratë shkojnë në Bullgari në një kompani, e cila quhet “EM Capital Group” në pronësi të Mirel Mërtirit.
Kjo kompani është raportuar nga CNA më parë, pasi është ajo kompani që bleu 2.2 milionë dollarë aksionet e “Lori Caffe”, pra u bë ortake me “Top Channel”, me Vjollca Hoxhën dhe trashëgimtarët e të ndjerit Dritan Hoxha.
“EM Capital Group” e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos më pas u ka kthyer aksionet trashëgimtarëve të “Top Channel” 100% për “justifikimin” se nuk është respektuar kontrata.
Pra, blihen 51% të aksioneve të një kompanie dhe më pas kthehen pa marrë lekët mbrapsht, por kjo u përket hetimeve të SPAK-ut në lidhje me mediat që ka paguar Mirel Mërtiri.



(Dokumentet e mësipërme tregojnë blerjen e "Valtelina Kafesë", brandit të "Lori Cafesë" nga EM Capital Group)
CNA sjell sot një dokument ekskluziv.
Dokumenti i parë tregon aneks skedulën e pagesave që shtetasi Mirel Mërtiri do të marrë te kompania e tij “EM Capital Group” nga kompania “Geo Ponoma Waste Menagment”, pra private limited, e cila është kompania e inceneratorit në Harare në Zimbabve, në kryeqytetin e Zimbabve.

Pra, skema e inceneratorëve nga Elbasani, Fieri dhe Tirana siç CNA e ka deklaruar dhe gazetarët kanë shkruar e është raportuar edhe nga mediat në Zimbabve ka shkuar deri në Afrikë.
Kompania “Integrated Energy” me emër të ndryshuar “Geogenix”, e cila rezulton në SPAK se aksionerët i ka të fjetur, por njeriu kryesor, “truri” i saj është Mirel Mërtiri së bashku me Klodian Zoton kanë shkuar në disa vende të botës.

Në Zimbabve kanë mundur të firmosin një kontratë për një incenerator. Kanë sjellë persona nga Zimbabve tek inceneratori i Fierit duke i prezantuar si një histori suksesi.


Të kthehemi te pagesat e dokumentit të parë, aneks kontratën, e cila përfshin një marrëveshje të datës 29 gusht të vitit 2022, kompania e inceneratorit në Zimbabve do të paguajë kompaninë “EM Capital Group” në shumën prej 5 milionë eurosh, skeduluar deri në nëntor të vitit 2023, pra deri në muajin e ardhshëm.

Shuma e parë fillon me një pagesë prej 500 mijë eurosh dhe pastaj vazhdojnë pagesat e tjera. Dokumenti mban firmën e dy administratorëve të kompanisë.
Gjithashtu CNA sjell një dokument tjetër. Ne kemi fshirë këtu të dhënat private që tregojnë gjendjen e llogarive dhe kalimet.

Më poshtë sjell dhe një deklaratë të firmosur në lidhje me autorizimin për aplikimin e dokumenteve dhe deklarimin që bëhet për pagesat midis dy shteteve.

Dhe gjithashtu po sjellim një dokument në fund, ky është dokumenti i bankës, urdhër i transfertës të vlerës prej 200 mijë eurosh i datës 25 nëntor 2022 nga CBZ Bank në Zimbabve tek Invest Bank në Bullgari.

Këto dokumente tregojnë qartë edhe njëherë se “truri” inecenratorëve Mirel Mërtiri vazhdon aktivitetin e tij në Afrikë nëpërmjet kompanisë së ndërtuar në Holandë “Geogenix”, e cila më pas ka shkuar dhe ka ndërtuar një “bijë” në Zimbabve ashtu siç e ndërtoi në Shqipëri dhe Mërtiri firmos kontrata me kompaninë “EM Capital Group” dhe kryen transfertat e parave nga inceneratori i Zimbabvesë, pasi i merr nga shteti atje në një kompani në Bullgari.
CNA i ka shkuar më tej skemës dhe këtu duam të falënderojmë publikisht, pasi ky shkrim do të publikohet edhe në gjuhën angleze, edhe disa kolegë tanë në Zimbabve, të cilët kanë bashkëpunuar dhe na kanë vënë në dispozicion këto dokumente, por edhe një sërë informacionesh të tjera në lidhje me aktivitetet që shtetasi Mirel Mërtiri, “truri” i inceneratorëve ka filluar të zhvillojë në Afrikë.
Pas inceneratorit në Harare në Zimbabve ai ka mundur të sigurojë disa tenderë të tjerë atje në lidhje me televizion publik, gjithashtu ka çuar inxhinierë nga Shqipëria dhe ka ndërtuar një televizion “D.A.N.”, i cili në fakt ka pasur idenë e televizionit me titra, pak a shumë një kopje e “Top News”, i cili në qarqet mediatike pretendohet se administrohet dhe menaxhohet nga njerëzit e Mirel Mërtirit.
CNA po përpiqet të gjejë edhe dokumentet që të faktojnë këtë lidhje.
Gjithashtu me kolegët në Zimbabve janë gjetur dokumente dhe fakte të tjera që tregojnë për aktivitete tregtare të zgjeruara të Mirel Mërtirit në lidhje me pijet apo tregtimin e pijeve alkoolike.
Por duke i qëndruar skandalit dhe aferës së inceneratorëve në Shqipëri, kompanisë që ka kryer mashtrimin, abuzimin dhe korrupsionin në Shqipëri, e cila menaxhohet dhe “trurin” e saj ka Mirel Mërtirin, i cili fshihet pas emrave të aksionerëve të fjetur, të cilët në SPAK deklarojnë se janë thjesht dhe vetëm emra për të siguruar financimin për një periudhë të caktuar kohore dhe nga ana tjetër tashmë del një skenë e qartë që na tregon se Mirel Mërtiri, nuk është thjesht tek inceneratori i Elbasanit apo i Tiranës duke e shmangur emrin e Fierit.
Në fakt këto dokumente dhe fotoja tregojnë se si Mirel Mërtiri ka sjellë në Fier për të prezantuar inceneratorin e atij qyteti te njerëzit e Zimbabve, te zyrtarët që e kanë parë këtë investim të kryer, i cili nuk punon pasi nuk është përfunduar investimi i plotë, ka një mangësi prej disa miliona eurosh.
CNA do sjellë dokumente dhe fakte të tjera ditë pas dite në lidhje me Mirel Mërtirin, “trurin” e inceneratorëve, kompanitë e tij në Zimbabve, aktivitetin tregtar dhe kjo në bashkëpunim me kolegët e atij vendi të cilët prej disa javësh janë angazhuar në bashkëpunim me ne për të çuar deri në fund të vërtetën e inceneratorëve, të vërtetën e Mirel Mërtirit, kompanive të ndërtuara në Holandë dhe të çdo personi tjetër të përfshirë në këtë skandal korruptiv që i ka kushtuar shtetit shqiptar 170 milionë euro për tre inceneratorë ku dy nuk punojnë dhe i treti nuk ekziston./ CNA




Banorja që tregoi problemin për emisionin investigative is...
Prej kohësh tashmë, “Stop” ka trajtuar problemin e dhënies...
“Stop” udhëtoi drejt fshatit Shesh, ku një familje e nguju...
Dy ditë pas shpërthimit të luftës në Izrael, Ambasador...
Njerëzit e incenetratorëve nuk përfituan vetëm kontrat...
Irfan Hysenbelliu është zhytur në borxhe ndaj shtetit ...
CNA PUBLIKON VENDIMIN E GJYKATËS PËR ELIO LAZEN, GAZET...
Gazetari Elvi Fundo ka bërë publik emrin dhe foton e "...
Një masakër mjedisore po zhvillohet në zonën turistike në ...
Është i turpshëm dhe skandaloz fakti që në rrugët që m...
Në 22 Shtator emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ...
Dhuna fizike dhe rastet e ngacmimeve seksuale, tashmë ...
Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së mërkurës denoncimin...
Partia Demokratike ka publikuar sot një "e-mail" ku du...
Mbrëmjen e 14 majit, kreu i PD-së, Sali Berisha, dhe ish-k...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetareje nga Laçi,...
Pak kohë më parë “Stop” transmetoi problemin e Afrim Ademi...
Një nënë e dy fëmijëve, 10 vjeç dhe 20 muajshe është drejt...
Blerja e njësive të banimit në themel dhe mosposedimi ...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetari nga Elbasan...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...