Rama ka ndërhyrë për Ballukun?/ Braho-opozitës: Paraqitini provat në SPAK
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...

Në Fiks u ankuan tre vëllezër nga fshati Peshkëpi i Vlorës. Ata kanë të trashëguar nga gjyshi një pronë truall në këtë fshat. Ata disponojnë një vendim të formës së prerë që gjykata i ka njohur si trashëgues dhe vendimi është dorëzuar në Agjencinë e Trajtimit të Pronave për ta regjistruar. Por ata shohin çdo ditë se si betonizohet prona e tyre duke u hapur kanale nga drejtori i burgut të Vlorës. Ky i fundit ka një projekt për rikonstruksionin e një ndërtese që ndodhet në tokën e ankuesve.
Fiksi udhëtoi drejt Peshkëpisë ku në terren gjeti dhe vetë drejtorin e burgut në ndërtesën ku po bëheshin ndërtimet, por që me vajtjen e grupit të xhirimit ai largohet.

Njëri prej vëllezërve tregon se ka debatuar disa herë me drejtori, madje debati kishte degraduar edhe në konflikt kur ky i fundit i ka marrë telefonin dhe thyer ankuesit, pasi ka dashur të filmojë se çfarë behët në të vertët mbi tokën e tyre. Për këtë ngjarje ankuesi ka vënë në dijeni Specialistin e Policisë së Zonës dhe vetë kryetarin e Bashkisë Selenicë.
Në një telefonatë që kryen ankuesi me SPZ, Rexhinaldo Filaj ai pohon se telefoni është marrë nga drejtori dhe se ky i fundit kur qytetari i kërkon ndihmë kujtonte se drejtori ia kishte kthyer, pasi ai ishte zotuar se do ia kthente. Gjithsesi ai zotohet se do ta ndihmojë që drejtori burgut t’ia kthejë telefonin e thyer po nga ai. Ndërkohë që i telefonuar nga gazetarët e Fiksit SPZ nuk pranoi të kishte dijeni për kthimin apo jo të telefonit. Përsa i përket kofliktit ai thotë se të dyja palët janë thirrur në komisariat edhe drejtori edhe janë zotuar në zgjidhjen e konfliktit.

Fiksi gjithashtu telefonoi dhe Kryetarin e Bashkisë Selenicë i cili ishte në dijeni të zaptimit të tokës. Ai siç edhe i kishte thënë qytetarit nga kjo bashki nuk është dhënë asnjë leje për ndërtim, pasi aktualisht deri sa prona t’u rikthehet qytetarëve ligjërisht është pronë publike e Bashkisë Selenicë. ” Unë nuk u jap asnjë metër tokë, dhe nuk kanë leje ndërtimi. Nesë ai bën sikur një hap shkon direkt në burg“- shprehet në telefonatë me qytetarin kryetari Nertil Bello. Të njëjtën gjë i pohon edhe Fiksit. Pasi Fiksi faktoi që mjete të rënda punonin në vend kryetari u shpreh se do niste sërish inspektorët për pezullim pune.

Fiksi u mundua të kontaktoi edhe me drejtorin e Burgut të Vlorës, Ëngjëllush Avdylaj. Pas gati një jave sorollatjesh gazetarët e Fiksit shkojnë pranë vendit të tij të punës, por që drejtori u lë takim pas orës 16:00, kur mbaronte dhe orari zyrtar i punës. Por kur Fiksi paraqitet sërish në orarin e caktuar nga drejtori ky i fundit ishte larguar nga institucioni. Shkak për largimin e tij kishte dhënë se duhet të paraqitej në spital. Fiksi verifikoi edhe në spital. Drejtuesit e spitalit konfirmuan se drejtori Avdylaj nuk ka patur asnjë takim në spital dhe nuk ka shoqëruar as ndonjë të sëmurë.
Pra drejtori i burgut Vlorë thjesht ka shmangur gazetarët e Fiksit./ tch


CNA siguron të tjera dokumente ekskluzive që ndoshta d...
Banorja që tregoi problemin për emisionin investigative is...
Prej kohësh tashmë, “Stop” ka trajtuar problemin e dhënies...
“Stop” udhëtoi drejt fshatit Shesh, ku një familje e nguju...
Dy ditë pas shpërthimit të luftës në Izrael, Ambasador...
Njerëzit e incenetratorëve nuk përfituan vetëm kontrat...
Irfan Hysenbelliu është zhytur në borxhe ndaj shtetit ...
CNA PUBLIKON VENDIMIN E GJYKATËS PËR ELIO LAZEN, GAZET...
Gazetari Elvi Fundo ka bërë publik emrin dhe foton e "...
Një masakër mjedisore po zhvillohet në zonën turistike në ...
Është i turpshëm dhe skandaloz fakti që në rrugët që m...
Në 22 Shtator emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ...
Dhuna fizike dhe rastet e ngacmimeve seksuale, tashmë ...
Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së mërkurës denoncimin...
Partia Demokratike ka publikuar sot një "e-mail" ku du...
Mbrëmjen e 14 majit, kreu i PD-së, Sali Berisha, dhe ish-k...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetareje nga Laçi,...
Pak kohë më parë “Stop” transmetoi problemin e Afrim Ademi...
Një nënë e dy fëmijëve, 10 vjeç dhe 20 muajshe është drejt...
Blerja e njësive të banimit në themel dhe mosposedimi ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...