
Në studion e Grida Dumës, në televizion e ortakëve të inceneratorëve dje u shfaq vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Argita Malltezi - Berisha bëri një nga daljet e saj të rralla mediatike pas shumë vitesh, dalje e cila erdhi pas arrestimit të bashkëshortit të saj, Jamarbër Malltezi.
Argita dhe Malltezi janë prindër të 4 fëmijëve, të 3 vajzave dhe një djali.
Ajo është juriste në një studio ligjore, ndërsa Jamarbër Malltezi është profesor në Shkencat e Mjedisit.
Disa ditë më parë bashkëshorti i Argitës u arrestua me pretendimin se në bashkëpunim me vjehrrin e tij, ish-kryeministrin Berisha, kishte zhvilluar prona dhe kishte përfituar miliona euro.
Në fakt, akuza e madhe e këtij korrupsioni është më e thjeshtë, nuk ka asnjë lek, asnjë qindarkë nga ato që janë vënë në dispozicion nga SPAK-u deri më tani që të tregojnë se Jamarbër Malltezi të ketë përfituar nga paratë e shtetit.
I gjithë debati është fakti a duhet apo s’duhet t’u ktheheshin pronarëve ambientet e ish-klubit “Partizani”?
Ky është debati dhe pretendohet se me disa ndryshime ligjore Berisha ia ka lehtësuar dhëndrit të tij për më tepër futjen e letrave në vlerë dhe të tjera si këto.
Pra, në themel të gjithçkaje sa kemi pasur ne informacion, asgjëkundi, në asnjë pikë, nuk del që Jamarbër Malltezi të ketë fituar para nga taksat e shqiptarëve, nga të ardhurat që duhet të administrohen prej tyre.

I gjithë debati është duhej apo s’duhej ta merrte pronën Malltezi dhe bashkëpronarët e tjerë, ku pretendohet se janë rreth 64 familje.
Mjafton të shohësh rrjetet sociale dhe shumë njerëz opozitarë që mbajnë një qëndrim neutral me çështjet politike, por qëndrojnë oponentë ndaj qeverisë, shkruanin statuse, artikulonin dhe raportonin me mjaft respekt për shkak të qëndrimeve të mbajtura nga zonja Malltezi, e cila me qetësi dhe argumente, me fakte konkrete dhe me artikulim të qartë dhe e vendosur tregonte se gjithçka kishte ndodhur ishte një sulm politik dhe pretendonte se drejtësia ishte e keqpërdorur.
Këto janë argumentet e saj, por mënyra se si Argita Malltezi, qëndroi publikisht i dha shumë pikë në opinionin publik dhe për të dytën apo të tretë herë nga daljet e saj është kërkuar nga opinioni publik apo nga njerëzit që ajo të jetë pjesë e jetës politike, aq sa dhe vetë Grida Duma në emision nuk i rezistoi dot në dy raste duke e pyetur a do të angazhohet në jetën politike.
Duket si një politikane e stazhonuar, një politikane mjaft e kthjellët, brilante në artikulim, goditëse dhe me qetësinë e forcën e argumentit impononte atë që duhet të bëjë një politikan në daljet e tij në ekran dhe në komunikimin me publikun.
Argita Malltezi, përtej ngjyrave politike dhe bindjeve, qytetarëve u dha argumentet e saj, por edhe u tregoi se një zonjë mundet të përballet, të luftojë apo edhe të fitojë besimin e opinionit, besimin e qytetarëve, besimin e shumicës së shqiptarëve me dalje të qeta, pa tallje, pa bërtitje, pa kakofoni, duke treguar se e vërteta nuk është ajo që bluajnë mediat, por ka një të vërtetë që duhet ta dinë dhe ta dëgjojnë të gjithë, pastaj se çfarë besojnë është diçka tjetër.
Argita Malltezi edhe njëherë na tregoi imazhin e një politikaneje të spikatur, tregoi imazhin e një politikaneje që e di se çfarë është sulmi, çfarë është tërheqja, si funksionojnë intrigat e prapaskenat e politikës, deri te goditjet me thika pas shpine apo te vetëvrasjet politike.
Malltezi mohoi të kishte rekomanduar Lulzim Bashën, por pranoi se e kishte dërguar ajo te Berisha pas kërkesës së vetë Lulit.
Nga ana tjetër, nuk mohoi të vërtetat e mëdha, skandalet dhe problematikat e qeverisjes së Berishës, ku dy bombat ishin Gërdeci dhe 21 Janari. Artikuloi qartë mendimet sa politike dhe aktuale, të cilat të linin të kuptoje se ajo përtypte informacion politik, e njihte atë dhe dinte se ku duhet të qëndronte.
Ndoshta me një dell politik të lindur, Argita Malltezi dje dha një leksion të qartë publik. Edhe pse e mohoi që të ishte pjesë e politikës, në rrjet u kërkua shumë. Brenda Partisë Demokratike, të tjerë personazhe më shpesh i kanë përmendur aftësitë e Argitës, kapacitetet e saj intelektuale, por ajo tregoi se rruga që kishte zgjedhur ishte diçka tjetër, nuk i shkonte asaj politike.
Në fakt, Argita Malltezi tregoi atë që demokratët donin të shikonin dje apo sot te Lulzim Basha, gjë që nuk e panë dot kurrë, apo te pasardhësi i Berishës, ndoshta edhe pak të lodhur me ashpërsinë e doktorit, me qëndrimet e tij të forta, ai profil që kërkojnë demokratët është ai që panë dje tek Argita Malltezi./ CNA
Një gazetare në Vlorë, Afrovita Hysaj, pasi shkroi dhe...
SPAK-u ka filluar të godasë fort majtas dhe djathtas, ...
Ka disa vite, që shpesh, kohë pas kohe, dalin dokumente në...
Sali Berisha është duke u përballur me betejën më të v...
Denoncimet për aferën e inceneratorëve sa vijnë dhe th...
SPAK ka hetuar jo pak, por mijëra e mijëra faqe dokume...
Kryeministri Rama, në një postim të tij në rrjetet soc...
Dje Kombëtarja shqiptare dha një shfaqje spektakolare,...
Një çorbë televizive! Një lakuriqësi, banalitet, me shumi...
Kur një grup i armatosur rëndë sulmoi policinë në veri të ...
Bota u zgjua dje me imazhe të tmerrshme të sulmeve terrori...
Kukuvajkat mediatike të inceneratorëve dje kanë fillua...
Inceneratorët janë afera më e madhe e shekullit! Tashm...
CNA, dje, publikoi një material të zgjatur, të plotë, ...
Cila është rruga?! Jo rastësisht fokusi i mediave dhe...
Me një kontratë ekskluzive të publikuar dje, CNA fakto...
Sot, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsi...
Mediat amerikane dje raportuan se ish-zyrtari i lartë i FB...
Afera e inceneratorëve është një nga veprat kriminale ...
Janë 170 milionë euro të marra me mashtrim, me vjedhje...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...