
Një dekadë në opozitë! Ujëra të turbullta për Partinë Demokratike dhe opozitën dhe simboli i saj vazhdon të jetë Salianjizimi.
Jo ky si individ, pasi si individ është një palaço dhe një sharlatan politik, është një klloun i pavlerë, i fryrë nga universitetet e Henri Çilit dhe servilizmat e Lulzim Bashës. Njeriu i cili mori hurin dhe dhunoi demokratët, i mbyti me gaz lotsjellës, njeriu që vetëm ka humbur.
Tradhtoi Lulzim Bashën, tradhtoi dhe Sali Berishën, më pas u bë prap me Lulzim Bashën, doli prap me Sali Berishën dhe ky duhet trajtuar si fenomen, Salianjizimi.
Prandaj dhe PD-ja mund të rrijë jo gjatë, por shumë gjatë në opozitë. Sado që Berisha të përpiqet me kauza ta ngrejë, Salianjizimi i saj është thjesht dhe vetëm dalja e individëve në media duke u sjellë si kllounë politikë dhe duke bërë asgjë, përkundrazi, duke i dhënë më shumë pasoja.
Salianji është një nga skenaristët e dosjes Babale, dosje e cila në rast se flasim për drejtësi të kapur dhe të kontrolluar ka ngelur peng në Apel dhe askush nuk flet për të.
Salianjizimi i opozitës nuk ka të bëjë vetëm me hurin, ai është një aspekt, ku një deputet i Partisë Demokratike mori hurin në dorë dhe iu vërsul anëtarëve të partisë së tij për të mbrojtur një kryetar të korruptuar, të shitur në Pazar me Edi Ramën, siç e thotë dhe Sali Berisha.

Ky kryetari nga pas kishte Salianjët. Tani doktori dhe të tjerët mendojnë se më i rëndësishëm është bashkimi i opozitës në një federatë apo në një grup ku vendin e tyre të kenë edhe Salianjët.
Po, patjetër! Por këta janë ata Salianjët që i kanë dhënë koston opozitës këto 10 vjet që të rrijë atje ku është, të shkojë te cepi. I kanë dhënë humbjet. Nuk kanë mundur do të marrin dot një votë më shumë sesa viti 2013 kur PD-ja doli në opozitë.
Kanë 10 vjet, kanë nga 2 apo 3 mandate deputetësh që marrin rrogat nga taksapaguesit, marrin rrogat nga votat e demokratëve dhe çfarë i ka dhënë PD-së Salianjizimi i saj?
Disa dalje mediatike kur duket se është i fortë dhe paralel me to video erotike në detyrën si deputet në Parlament e dosje Babale? Hu ndaj anëtarëve të PD-së? Sharje? Fyerje? Imazhin e tarzanizimit?
A thua se politika është një xhungël e personazheve që duke dalë në asfaltin e opozitës dhe hapësirës së saj mediatike kanë harruar baltën që kanë mbi supe, që iu ndot edhe fytyrën e mbushur plot me botoks apo të kuruar pas këshillave që vijnë nga ethet e grigjëzuara, që shkojnë paralel me Salianjizimin e opozitës, që e ka çuar këtë të fundit aty ku thërret qameti.
Dhe kjo nuk është pak, fenomeni vazhdon dhe pasojat do t’i ketë të shumta.
Megjithëse qeveria ka një mijë e një skandale, afera e çështje pafund, shqiptarët nuk e mbështesin, jo se jua vjedh vetëm Rama, por sepse Salianjizimi i saj është një ogur i keq, sepse shqiptarët nuk mund t’i tallë kush dhe t’i dërgojë drejt grigjëzimit të tyre, pasi prostitucioni politik i hunjve dhe pazareve sa me Bashën, Berishën apo dhe Qeverinë, nuk është shpresë dhe e ardhme, por dështim, një katastrofë dhe një rrugë e pashpresë./ CNA
Që në ditën e parë kur u publikua lajmi se SPAK kishte...
Në dy ditët e fundit është parë një sulm frontal i shu...
SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës, ka bërë n...
Reforma në Drejtësi kishte parimin e pastrimit të sist...
Sot SPAK njoftoi masën e dytë të sigurisë për ish-ministri...
Në North Rhine-Westphalia, në një nga 137 gjykatat civ...
Në vendet e Bashkimit Evropian dhe në shumë vend...
Kryeministri Edi Rama dje ishte i pranishëm në Forumin...
Agron Shehaj hyri në politikë në mënyrë krejt rastësor...
Carlo Bollino u përball pak ditë më parë në një televizion...
Në studion e Grida Dumës, në televizion e ortakëve të ...
Një gazetare në Vlorë, Afrovita Hysaj, pasi shkroi dhe...
SPAK-u ka filluar të godasë fort majtas dhe djathtas, ...
Ka disa vite, që shpesh, kohë pas kohe, dalin dokumente në...
Sali Berisha është duke u përballur me betejën më të v...
Denoncimet për aferën e inceneratorëve sa vijnë dhe th...
SPAK ka hetuar jo pak, por mijëra e mijëra faqe dokume...
Kryeministri Rama, në një postim të tij në rrjetet soc...
Dje Kombëtarja shqiptare dha një shfaqje spektakolare,...
Një çorbë televizive! Një lakuriqësi, banalitet, me shumi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...