
Kryeministri Edi Rama, në të paktën dy raste, ka marrë angazhim publik se në Shqipëri do të kishte një amnisti fiskale, e cila e vërtetë dhe e plotë në 33 vite demokraci nuk ka ndodhur kurrë.
Kryeministri kërkoi dhe deklaroi publikisht se do të bënte një amnisti të plotë, por në të dyja rastet është tërhequr pas ndërhyrjes së fortë ndërkombëtare.
Theksojmë se gjithçka shkruhet ka lidhje me një amnisti që ndihmon, i jep frymë dhe oksigjen biznesit dhe jo një amnisti për krimin dhe asetet e botës së krimit.
Gjithmonë për një amnisti, e cila ndihmon dhe shëndosh biznesin, i sjell më shumë të ardhura shtetit në buxhet dhe bën më të mirë tregun, më të vërtetë, pa fshehje të ardhurash dhe manipulim. Pra gjithmonë për një amnisti që ndihmon ekonominë e vendit dhe biznesin dhe jo për një amnisti që ndihmon krimin dhe botën e tij.
Në vitin 2011, në atë kohë në opozitë, Rama e kundërshtonte amnistinë, megjithëse kishte të gjitha mundësitë që të përfshihej tek ajo dhe atëherë përdori këshillin e Qarkut të Fierit, ashtu sikundër e përdori edhe për të bllokuar hapat e Shqipërisë drejt rrugës së Bashkimit Evropian, për të mos votuar amnistinë fiskale.
Në atë kohë u zgjodh që të bëhej një falje borxhesh shlyerje detyrimesh të regjistrave të vjetër, por u gjetën edhe formulat e rivlerësimit të pasurive për t’i futur ato më shumë në treg.
Kryeministri Edi Rama premtoi se do të bënte një falje të madhe fiskale, ndoshta jo një fshirje detyrimesh, siç kishte ndodhur në vitin 2011, por do të bënte një amnisti të madhe fiskale, më të plotë, kjo duke qenë mjaft të kujdesshëm, duke përfshirë pasuritë e emigrantëve dhe investimet e tyre në vend.
Rama argumentoi publikisht se amnistia do të formalizonte të ardhurat e shqiptarëve që punojnë nëpër botë, pa kërkuar burimin e tyre, por si përfundim amnistia nuk ndodhi kurrë.
Ky është rasti klasik kur kryeministri ynë ka dështuar, i cili ka premtuar amnisti me shpresën se do të çliroheshin me qindra miliona euro në biznese, bilancet e dyfishta, të ardhurat e fshehura e të tjera si këto, por kjo nuk ndodhi.
Nga ana tjetër, në Tiranë, në të gjithë Shqipërinë bizneset vazhdojnë të jenë në të njëjtën situatë, kullat vazhdojnë të ngrihen, investimet të vijojnë, emigrantët të jenë në të njëjtën situatë, bizneset të kenë të njëjtat problematika dhe ajo që mund t’i jepte zgjidhje, amnistia, nuk ndodhi.
Me shumë gjasa amnistia u harrua dhe gjasat janë se nuk ka për të ndodhur, pasi kryeministri ka bërë një hap prapa pas ndërhyrjes së fortë të ndërkombëtarëve, të cilët mesa duket nuk e lejuan.
Pra, ishin këta të fundit që i thanë stop Edi Ramës për një amnisti të plotë fiskale në Shqipëri./ CNA
Kremtimi i 28 Nëntorit zakonisht na fut brenda një pro...
Një dekadë në opozitë! Ujëra të turbullta për Partinë Demo...
Që në ditën e parë kur u publikua lajmi se SPAK kishte...
Në dy ditët e fundit është parë një sulm frontal i shu...
SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës, ka bërë n...
Reforma në Drejtësi kishte parimin e pastrimit të sist...
Sot SPAK njoftoi masën e dytë të sigurisë për ish-ministri...
Në North Rhine-Westphalia, në një nga 137 gjykatat civ...
Në vendet e Bashkimit Evropian dhe në shumë vend...
Kryeministri Edi Rama dje ishte i pranishëm në Forumin...
Agron Shehaj hyri në politikë në mënyrë krejt rastësor...
Carlo Bollino u përball pak ditë më parë në një televizion...
Në studion e Grida Dumës, në televizion e ortakëve të ...
Një gazetare në Vlorë, Afrovita Hysaj, pasi shkroi dhe...
SPAK-u ka filluar të godasë fort majtas dhe djathtas, ...
Ka disa vite, që shpesh, kohë pas kohe, dalin dokumente në...
Sali Berisha është duke u përballur me betejën më të v...
Denoncimet për aferën e inceneratorëve sa vijnë dhe th...
SPAK ka hetuar jo pak, por mijëra e mijëra faqe dokume...
Kryeministri Rama, në një postim të tij në rrjetet soc...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...