
Në pak pika mund të rendisësh dyshimet se si afera e inceneratorëve mund të jetë edhe një histori me segmente mafioze dhe si e tillë SPAK duhet ta hetojë dhe të na tregojë "a është pjesë e ligjit të tij mafia, për të zbërthyer njëherë e mirë një skemë, e cila nuk duhet të përsëritet më në Shqipëri?"
Së pari në historitë mafioze të viteve 80 të Italisë, çfarë bënin. Merrnin paratë e shtetit, i qarkullonin për investime që nuk ekzistonin apo i vidhnin ato.
I vetmi ndryshim me rastin e inceneratorëve është se, nuk kemi ende lidhje apo fakte dhe dyshime se, mund të kenë kryer vepra të tjera kriminale, përveçse, bashkëpunimit, mashtrimit, korrupsionit e të tjera si këto.
Në Itali merreshin paratë e shtetit dhe investimet nuk kryheshin. Atje ka qenë edhe më ashpër pasi përdoreshin për trafik droge apo për të tjera afera mafioze, por në rastin e Shqipërisë jemi përballë një fakti të vetëm.
Janë marrë deri sot, në 6 vite pas firmosjes së kontratës, 60 milionë dollarë apo euro nga shteti dhe inceneratori nuk ekziston. Janë marrë po kaq para afërsisht nga biznesi privat dhe incenerator nuk ka.
Pra, a duhet të hetohet për një histori mafioze ku merren 110 milionë euro dhe nuk dihet se ku kanë shkuar paratë?
Janë thjesht dhe vetëm 30 milionë euro, pasi kompania deklaron aq, vlera diku tjetër deklarohet 22 milionë euro, si investim dhe asgjë më shumë se kaq.
Ku kanë shkuar 80 milionë euro të tjera? Për çfarë janë përdorur? Për nënkontraktorët, për reklama, për të gënjyer publikun?
A mund të quhet një histori segmentrare mafioze me shtetin shqiptar, kjo e inceneratorëve, ku paguajnë paratë për një kontratë që duhet të kishte vazhduar investimin, që në vitin 2017, por kompania pretendon që e ka marrë lejen në 2020-tën, megjithëse e ka shfrytëzuar impiantin dhe ka marrë pagesa që në ditën 0?!
Kompania e ZOtos tani e shitur me kusht pjesërisht, pretendon se lejen e ka marrë në 2020-tën, por në fakt në tri vite kjo leje mund të jetë shtyrë me qëllim për të shtyrë kohën që të gjendeshin paratë, pasi marrësi i kontratës qe i paracaktuar.
Nga ana tjetër hapet një kompani, e cila nuk dihej se kush ishte fillimisht. Një guackë që nuk dilnin emrat, të cilët filluan të shfaqeshin vetëm pasi shteti shqiptar ndryshoi ligjin. Një guackë në Holandë ku vetëthuhet dhe deklarohet nga hetimet e SPAK-ut se përpjekjet ishin për të fshehur emrin e Klodian Zotos.
Nga ana tjetër, ashtu si në historitë mafioze, mediat morën para për të ushtruara propagandë për të gënjyer shqiptarët se sa të mirë ishin inceneratorët dhe vazhdojnë dhe paguhen për të thënë se ishin të mirë dhe për të shpëtuar nga afera një personazh, i cili ishte Mirel Mërtiri që sot ka katandisur me hiç aksione, por ka vetëm besimin e 20 % të aksioneve që ka Ciaffaglione dhe i ka shitur me kusht 80 % të tyre thjesht dhe vetëm për të gjetur financimin dhe përfituesit e 80 % të aksioneve që janë ICARE dhe Presezzi do të siguronin financimin, do të gjenin 100 milionë euro dhe do të merrnin 25 milionë prej tyre. (LEXO KETU)
Veprim financiar me përfitim 25 milionë euro kompani, të cilat gjejnë financimin e një kontrate koncesionare të dhënë nga qeveria shqiptare dhe shteti këtu nuk ndërhyn.
Sepse është gjetur kleçka. Nuk është bërë shitja e plotë e aksioneve, por shitje me kusht, ama kjo shitje dhe këto para do të përfitohen apo do të merren nga një kontratë koncesionare e qeverisë shqiptare dhe dalin dy biznese private të huaja të cilat do të fitojnë 25 milionë dollarë sepse Mirel Mërtiri dhe kompania e tij Geogenix e themeluar nga Klodian Zoto nuk gjetën dot paratë dhe shteti shqiptar bën sehir.
Transaksionet, kontratat e shitjes që bëjnë këto kompani private mbi një kontratë koncesionare të shtetit shqiptar, që sot pas 6 vitesh nuk zbatohet.
Edhe nëse do të marrin 2020 si vit të lejes së ndërtimit sot duhet të ishin investuar sipas kontratës koncesionare mbi 100 milionë euro.
38-42-37 milionë euro çdo vit. Pra janë gati mbi 100 milionë euro që duhet të ishte kryer investimi.
Në fund të vitit të tretë këto nuk janë kryer sipas deklaratës së vetë kompanisë në muajin prill janë maksimumi 30, tri herë më pak, ndërkohë që ka xhiruar siç e theksuam më lart të ardhura 100 milionë euro.(Lexo këtu)
Nga ana tjetër me shitje aksionesh do fitojnë dy kompani të tjera 25 milionë euro vetëm fee sepse kanë disa para diku nëpërmjet një skeme që askush nuk po e heton.
Pa folur dhe për personazhet të cilët CNA do t’i zbërthejë në vijim, të cilët tregojnë se skema ka filluar në Tiranë, si gjeti një zgjidhje për financimin pasi kompania holandeze "Geogenix" e Klodian Zotos që erdhi dhe firmosi kontratën koncesionare nuk i kishte ato para.

Megjithëse, ka dhënë një ofertë dhe ka firmosur një kontratë nuk i ka pasur fondet për të bërë investimin ndërkohë që ka përdorur emra kompanish si "Paul Wurth" apo "Energy Recupator", të cilat i plotësonin xhirot e të ardhurave për të bërë një investim si inceneratori i Tiranës.
Në fakt ato para nuk ishin. Nuk ishin as në vitin 2017 kur u firmos kontrata koncesionare, nuk ishin as në vitin 2020.
Për t'u gjetur paratë kompania "shiti aksionet", duke shpikur aksionerët e fjetur dhe 110 milionë euro që duhet të investoheshin, që duhet t’i kishte kompania nëpërmjet kësaj kontrate koncesionare, kontratë që paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptarë përfitojnë 25 milionë euro dy kompani të tjera private, ndërsa kokat e inceneratorëve janë të lirë kurse zyrtarët e përfshirë në korrupsion mbrohen dhe ende çështja nuk ka shkuar deri në fund, përfshirë këtu edhe skandalin e prokurorëve që janë përfshirë në hetime apo kanë vonuar këto të fundit./ CNA
Opozita e Berishës dhe vetë ish-kryeministri, prej dis...
Kryeministri Edi Rama, në të paktën dy raste, ka marrë...
Kremtimi i 28 Nëntorit zakonisht na fut brenda një pro...
Një dekadë në opozitë! Ujëra të turbullta për Partinë Demo...
Që në ditën e parë kur u publikua lajmi se SPAK kishte...
Në dy ditët e fundit është parë një sulm frontal i shu...
SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës, ka bërë n...
Reforma në Drejtësi kishte parimin e pastrimit të sist...
Sot SPAK njoftoi masën e dytë të sigurisë për ish-ministri...
Në North Rhine-Westphalia, në një nga 137 gjykatat civ...
Në vendet e Bashkimit Evropian dhe në shumë vend...
Kryeministri Edi Rama dje ishte i pranishëm në Forumin...
Agron Shehaj hyri në politikë në mënyrë krejt rastësor...
Carlo Bollino u përball pak ditë më parë në një televizion...
Në studion e Grida Dumës, në televizion e ortakëve të ...
Një gazetare në Vlorë, Afrovita Hysaj, pasi shkroi dhe...
SPAK-u ka filluar të godasë fort majtas dhe djathtas, ...
Ka disa vite, që shpesh, kohë pas kohe, dalin dokumente në...
Sali Berisha është duke u përballur me betejën më të v...
Denoncimet për aferën e inceneratorëve sa vijnë dhe th...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...