
Gazetari me profil të mëngjër, por jo i pamend, Lorenc Vangjeli, në një nga shkrimet e tij më të dobëta dhe më të sikletshme, megjithëse nuk lodhet kurrë që të shkruajë, ka bërë avokatinë e Carlo Bollino-s, biznesmenit përfitues të miliona eurove, fondeve dhe pasurive publike nga qeveria shqiptare e Edi Ramës, të cilën e ka shumë xhan edhe miku im Lorenc Vangjeli.
Për Lorencin, fajin, kuptohet, e ka Saliu dhe Bollino është një botues “që ka ndryshuar emrat e mediave që ka drejtuar, por nuk ka ndryshuar zanat në këto 3 dekada. Akuzues dhe i akuzuar”.
Kështu na e thotë italianin e shqiptarizuar Bollino, Lorenc Vangjeli.
Në fakt, përtej një gënjeshtre, Lenci e di shumë mirë se Bollino ka ndryshuar zanat dhe përveçse gazetar është bërë biznesmen përfitues pronash publike, fondesh publike nga dashuria, servilizmi apo futja si kollovar në pushtetin e Edi Ramës.

Lorenci ka merakun e akuzave të Berishës ndaj Carlo Bollino-s, të cilat sipas tij bëhen që të dëgjojë kryeministri, në fakt këto akuza nuk janë shkruar dhe thënë sot për herë të parë, ka pasur me dhjetëra të tilla të shkruara dhe raportuara, por nuk i është dhënë zë mediatikisht.
Diku ka telefonuar Endri Fuga, diku tjetër miqtë biznesmenë të kryeministrit, diku Carlo me lot në sy ka futur negociatorë te Lulzim Basha, e të tjera histori si këto që na tregojnë se përtej sulmeve për “derën e kryeministrit” janë disa të vërteta të mbajtura heshtur.
“Bollino nuk është dhëndri i Ramës që t’i përfitonte prej tij”, thotë Vangjeli, duke mos sqaruar për të njëmijtën herë pse Bollino duhet të merrte dhe të ndërtonte televizionin e tij thuajse në qendër të Tiranës, në një pronë që pretendohet se ishte dhuruar për gjimnaz.
Më mirë një gjimnaz më shumë apo zyra të reja për Bollino-n e Ramës, “kollovarin” e qeverisë, që si një italian më shumë sesa shije spageti, shqiptarëve u kujton vesin e lëpirjes ndaj pushtetit?
Bollino gazetar ka qenë sistematikisht shërbëtor i oborrit ku ka hyrë si kollovar, më pas për të përfituar fonde publike, tenderë, nënkontraktime, prona, etj.

“Është shumë më e udhës që Berisha, edhe pse i palegjitimuar si kundërshtar me të, ta mallkojë botuesin si biznesmen apo si pronar”, shkruan Vangjeli në një hartim të tij, që përveç 3 fjalive nuk e nderojnë aspak gazetarin që vlen për mediat, por populli thotë “më thuaj me kë rri të të them se cili je”.
Të vërtetat e Carlo Bollino-s nuk po i thotë Sali Berisha, ky nuk është një gjyq i bërë “kollovarit” të Rilindjes për këto pasuri, prona dhe denoncime të opozitës, përfshi dhe ato të disa viteve më parë, që i filloi Basha dhe si gjithmonë i la në mes. Në rast se ka vepra penale, krim dhe korrupsion është SPAK-u që pritet ta thotë fjalën e tij dhe këtu nuk e shpëton dot as Lorenci, as unë dhe as Sali Berisha, Carlo Bollino-n.
Ashtu siç e quan Lorenci doktor “non grata”, nuk po bën asnjë krim, po thyen heshtjen e kodit mafioz që ekziston në media sepse shumica e mediave dhe televizioneve kërkojnë të mbulojnë pisllëqet e njëra-tjetrës, duke mos denoncuar zullumet e njëra-tjetrës, apo shërbimet klienteliste dhe korrupsionet për PPP-të apo koncesionet e qeverisë ku kanë futur duart ose janë financuar.
Lorenci ka hall të na thotë se Carlo ka përfituar atë që kanë marrë dhjetëra personazhe të tjera nga bota e biznesit dhe interesit.

Pra, sipas Vangjelit tonë, shtetit shqiptar, qeveria shqiptare qytetarët shqiptarë diçka duhet t’i jepnin Carlo-s si kollovar i Rilindjes.
Në fat, kushdo që ka përfituar në mënyrë të paligjshme prona publike, në shkelje të ligjit, apo për interesa klienteliste nuk mund të jetë një media e lirë, por një gajde e shpuar që i shërben zhurmës së propagandës së qeverisë dhe në shumicën e rasteve duke përdorur “një kod mafioz” të heshtjes për bëmat dhe gjëmat e tyre mediat mbulojnë skandalet e njëra-tjetrës.
Prandaj, shkrimi i Lorenc Vangjelit ishte kaq i dobët sepse dhe ai fatkeqësisht është pjesë e këtij kodi, që nuk fillon dhe nuk mbaron as te Carlo si dhëndër i Ramës, as te Carlo si kollovar i Rilindjes, as te Carlo si punëdhënës i gjobaxhinjve të Rilindjes që i ka përdorur si kamikazë dhe tashmë i ka hedhur në koshin e plehrave.

Lorenc Vangjeli mund të jetë një shkrues i mirë tekstesh, fjalimesh dhe të ketë një ironi therëse edhe me pak natyrë erotike, e cila në fakt qëndron shumë më lart sesa gjithçka ka bërë në këto 30 vite italiani nga Leçja që u bë miliarder në Shqipëri dhe që si kollovar i Rilindjes tashmë ka më shumë prona të marra nga shteti për 1 euro se të gjithë ish-pronarët që në fakt nuk iu kthyen pronat e tyre kurrë.
Sikur qeveritë shqiptare të ishin angazhuar për ish-pronarët aq sa janë angazhuar për Carlo-n e Rilindjes, diçka ndryshe do të shikonte edhe Lorenci në zhvillimin e Shqipërisë, ku punëdhënësi i zotit Vangjeli nuk është një gazetar, por një shërbëtor i propagandës së pushtetit dhe për këtë i provuar dhe faktuar se është shpërblyer nga pushteti i Edi Ramës, socialistëve, këta të fundit japin votat që të rritet pasuria e kollovarit të Rilindjes./ CNA
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur s...
Gënjeshtari publik, Aldor Nini, tentoi të shfrytëzonte...
Sali Berisha është gjendur sërisht këtë të hënë në bal...
Në pak pika mund të rendisësh dyshimet se si afera e i...
Opozita e Berishës dhe vetë ish-kryeministri, prej dis...
Kryeministri Edi Rama, në të paktën dy raste, ka marrë...
Kremtimi i 28 Nëntorit zakonisht na fut brenda një pro...
Një dekadë në opozitë! Ujëra të turbullta për Partinë Demo...
Që në ditën e parë kur u publikua lajmi se SPAK kishte...
Në dy ditët e fundit është parë një sulm frontal i shu...
SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës, ka bërë n...
Reforma në Drejtësi kishte parimin e pastrimit të sist...
Sot SPAK njoftoi masën e dytë të sigurisë për ish-ministri...
Në North Rhine-Westphalia, në një nga 137 gjykatat civ...
Në vendet e Bashkimit Evropian dhe në shumë vend...
Kryeministri Edi Rama dje ishte i pranishëm në Forumin...
Agron Shehaj hyri në politikë në mënyrë krejt rastësor...
Carlo Bollino u përball pak ditë më parë në një televizion...
Në studion e Grida Dumës, në televizion e ortakëve të ...
Një gazetare në Vlorë, Afrovita Hysaj, pasi shkroi dhe...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...