Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Botuesi italiano-shqiptar, Carlo Bollino, do të përballet me një hetim nga SPAK-u.
CNA ka mësuar se ekspertë të opozitës kanë përgatitur një dosje të plotë, voluminoze, në lidhje me italianin, i cili më shumë sesa një gazetar dhe një botues, është zëri propagandistik i kryeministrit Edi Rama dhe përfitues i koncesioneve të qeverisë së tij.
Sipas burimeve zyrtare të sigurara nga CNA, mësohet se disa ekspertë të opozitës ashtu si ata të inceneratorëve që kanë përgatitur disa dosje të plota, të cilat po çohen ditë pas dite në SPAK për të zbardhur të vërtetën e aferës deri në fund.
Por një grup tjetër me juristë dhe specialistë të ekonomisë kanë mbledhur dhe përllogaritur aktivitetin e Carlo Bollino-s, pronat e shfrytëzuara dhe kontratat me qeverinë shqiptare.
Sipas ekspertëve të opozitës, shtetasi Carlo Bollino ka përfituar disa kontrata siç është Bunkart 1, Bunkart 2. Gjithashtu është dhe përfituesi i një prone me një sipërfaqe rreth 4 mijë metra katrorë nga të cilat janë rreth 1600 metra sipërfaqe ndërtimi.
Kjo sipas një VKM-je të datës 2 tetor të vitit 2019.
Kjo kontratë mësohet se është lidhur me 1 euro dhe ka kaluar me një VKM, më pas ka dhe një shtesë të kontratës ku janë shtuar edhe 872 metra katrorë si qiramarrës dhe më pas në datën 6 maj të vitit 2020 gjatë kohës së pandemisë është marrë një vendim qeverie që ka çuar në shembjen e objekteve të dhëna me qira në kontratën e datës 2 dhe 14 tetor të vitit 2019 të dhënë për kompaninë “MTSC” të Carlo Bollino-s.
Këto janë tri VKM-të për përfitimin e një prone ku është ndërtuar “Report TV”.
Pas kontratave për Bunkart 1 dhe Bunkart 2 gjithashtu ekspertët e opozitës kanë mbledhur të dhëna në lidhje me përfitimet nga persona të tretë që ka pasur shtetasi Carlo Bollino nëpërmjet lidhjeve të tij duke i justifikuar ato si procedura të rregullta ligjore siç ka qenë rasti i përfitimeve të shërbimeve të IT-së, nga një kompani e shtetasit Igli Gjelishti, e cila më pas, pasi ka marrë nga AKSHI shumën e parave pjesa më e madhe kanë kaluar për kompanitë e Carlo Bollino-s.
Gjithashtu janë mbledhur dokumente dhe fakte në lidhje me disa kompani të tjera dhe përfitimet nga fondet publike, pa lënë mënjanë dhe pagesat e kryera nga kompanitë e inceneratorëve për shtetasin Carlo Bollino, të cilat janë justifikuar si reklama.
Në fakt sipas të dhënave të ekspertëve Bollino ka shërbyer si një nga instrumentet kryesore propagandistike për të fshehur të vërtetën dhe për të devijuar hetimet në SPAK, pasi edhe pse inceneratorët kanë munguar dhe kanë qenë jashtë funksionit ai i ka shitur ato si funksionalë apo ka gënjyer opinionin publik në lidhje me hetimet dhe personat e përfshirë në to.

Gjithashtu edhe perosna të tretë brenda stafit që janë përfshirë në skemat e Carlo Bollino-s deri te dyshimet e forta, por edhe akuzat për propagandën e tij deri te shantazhet e mundshme që mund të jenë bërë nga mediat e Carlo Bollino-s për arsye të ndryshme me qëllim përfitimet e disa pasurive dhe koncesioneve, të cilat i janë dhënë nga qeveria e kryeministrit Edi Rama botuesit italian në vitet e fundit.
Të njëjtat burime theksuan se ashtu sikundër është vepruar me inceneratorët duke çuar dokumente ekskluzive autentike edhe për shtetasin Carlo Bollino ekzitojnë jo thjesht VKM-të dhe kontratat, por edhe materiale të tjera, të cilat çojnë në zbulimin deri në fund të së vërtetës për përfshirjen dhe përfitimin e padrejtë të pronave të Carlo Bollino-s apo dhe dyshimet dhe akuzat që do t’i drejtohen kryeministrit Rama dhe qeverisë në lidhje me korrupsionin dhe blerjen e mediave duke dhënë shpërblime në prona, koncesione e të tjera./ CNA
Pas 653 faqesh dokumente të çuara nga Belind Këlliçi kreut...
Një denoncuese është drejtuar në redaksinë e “Stop” në Tv ...
Emisioni Stop në Tv Klan ka shkuar në fshatin Shetel të Nj...
Afera e inceneratorëve, që çoi prapa hekurave ish-mini...
Ende në vitin 2023, qytetarët duhet të përballen me proble...
Më 21 tetor, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla zhvilloi...
Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një nëne të divorcuar ...
Qamil Bani, një qytetar nga Dimali, tregon për emisionin i...
Pak ditë më parë u raportua një ngjarje e rëndë e ndod...
Qytetarja Valentina Beçoku është drejtuar në redaksinë...
Një denoncim lidhur me një pronë familjare u bë publik në ...
CNA sjell sot një tjetër dokument ekskluziv, i cili de...
Mjeku nefrolog, Besnik Jakaj, ka ngritur akuza të forta kë...
CNA po sjell sot një tjetër dokument që thellon skanda...
SPAK ka ngritur 3 akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Be...
Ndodhemi në Paskuqan, ku Prelë Ruçi na tregon historinë e ...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një servisi për të cilin...
Denoncimi i radhës na çon në Durrës, në shkollën 9-vjeçare...
Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi këtë të premte ...
Qeveria shqiptare firmosi në 31 gusht të 2017-ës nëpërmjet...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...