LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VKM-të e Qeverisë për Carlo Bollinon

8 Shkurt 2023, 13:10, Aktualitet CNA

VKM-të e Qeverisë për Carlo Bollinon

Qeveria i ka dhënë Carlo Bollinos disa prona me qira me 1 euro, duket si shpërblim për shërbimin që ky i fundit i bën me median e tij duke u thënë shqiptarëve se fajin për të këqijat e ka opozita, ndersa qeveria është në rregull. 

Nuk është perceptim por fakt, janë vendimet e Qeverisë, të botuara në fletoren zyrtare, që vërtetojnë këtë marrëdhënie interesi Rilindje-Bolino.

CNA.al do të sjellë më poshtë VKM-të, që Qeveria ka nxjerrë për Bollinon duke i dhënë pasuri shtetërore që të strehojë sh zhvillojë mediat e tij. Investim që do i përkasë një tjetër investigimi së bashku me lejen e ndërtimit e cila është dhënë ndërkohë që objekti po ndërtohej. 

Bëhet fjalë për VKM-që fillojnë që nga dhënia me qira duke shkruar më tej me prishjen e objekteve.

Janë VKM që në të ardhmen mund të rishihen apo ndryshohen me Ligj në Kuvend, por sot ai ka nën administrim pronat dhe vazhdon shërbimin ndaj pushtetit ë Rilindjes.

VKM-të e Qeverisë për Carlo Bollinon

Pas Irfan Hysenbelliut, Ylli Ndroqit etj. Carlo Bollino është botuesi tjetër që ka media në prona publike, nërsa median se ka në shërbim të publikut por një makineri propagantë të socialistëve.

Karlo e zhvilloi shumë median e tij këto kohë, duke ndërtuar në pronat publike me 1 euro/m2 median e tij, me bekimin e VKM-ve.

Mediat si mision raportimin e të vërtetës, apo të të bërit opozitë me pushtetin për të qenë më afër atyre për të cilët thuhet se raportohet, qytetarëve.

Po çfarë opozite mund të bëjnë këto media, kur Qeveria i jep prona publike me çmime qesharake?

Çfarë opozite mund të bëjë Bolino, kur Rama e qeras me pronat publike?

Më poshtë po sjellim VKM-të e pushtetit për Bollinon

Vendimet e Qeverisë për Bollinon

Në vitin 2013, në Planin Rregullues të Tiranës, parashikohet që ish-reparti i Orëve, në Rrugën “Ndre Mjeda”, të kthehej në gjimnaz.

VKM-të e Qeverisë për Carlo Bollinon

Por një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë. Pasi me dy vendime, në  vitin 2019 dhe 2020-ën, ajo pronë iu dha Carlo Bollinos.

VKM e parë

Me anë të VKM, numër 642, datë 2.10.2019, Bollinos nëpërmjet kompanise ‘MTSC’ sh.p.k, i janë dhënë me 1 euro, 4021.50 m2 sipërfaqe.

VKM-të e Qeverisë për Carlo Bollinon

“Dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë ‘MTSC’ sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë shtetërore ‘Ish-ndërmarrje metalike ‘Tirana’’ (Reparti i orëve), prona nr. 19, me numër pasurie 7/649, me sipërfaqe të përgjithshme 4021.50 m², nga të cilat sipërfaqe ndërtimore 1624.44 m2, dhe sipërfaqe funksionale 2397.06 m2, zona kadastrale 8220, në përgjegjësi administrimi të Ndërmarrjes Industriale nr. 1, Tiranë, për një periudhë 20 (njëzet) vjet, sipas genplanit dhe tekstit të projektkontratës’, thuhet në vendimin e zbardhur të Edi Ramës.

VKM e dytë

Po, në vitin 2019, ka dalë nje tjetër VKM për shtesë kontrate.

Konkretisht për dhënien  e miratimit, për një shtesë kontratën e qirasë me tarifën 1 euro/ kontrata, miratuar me vendimin numër, 642,datë 2.10.2019,të Këshillit të Ministrave.

VKM-të e Qeverisë për Carlo Bollinon

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të aktit normativ me fuqinë e ligjit nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, ‘Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore, të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros të këtyre ndërmarrjeve’, miratuar me ligjin nr.9967, datë 24.7.2008, të ndryshuar, dhe në vijim të shkronjës ‘e’, të pikës 5, të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, ‘Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontratave të tjera të pasurisë shtetërore’, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

1. Dhënien e miratimit për një shtesë në kontratën e qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.642, datë 2.10.2019, ‘Për dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë ‘MTSC’, sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë shtetërore ‘Ish-ndërmarrje Metalike ‘Tirana’ (Reparti i Orëve), prona me nr.19, me numër pasurie 7/649, zona kadastrale 8220, në përgjegjësi administrimi të Ndërmarrjes Industriale nr.1, Tiranë’, për sipërfaqen 872.6 m2 në godinën nr.1 kati i dytë, brenda sipërfaqes së pronës, dhënë me qira me vendimin e përmendur më sipër, sipas projektkontratës, planvendosjes dhe planimetrisë bashkëlidhur këtij vendimi.

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ndërmarrja Industriale nr.1, Tiranë, dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e radhës.

VKM e tretë

Me vendimin nr. 368, datë 6.5.2020, është vendosur shembja e tre objekteve të dhëna me qira, me datë 14.10.2019, me trafihën 1 euro.

VKM-të e Qeverisë për Carlo Bollinon

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të aktit normativ me fuqinë e ligjit nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, të ndryshuar, dhe të pikës 7, kreut VIII, të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontratave të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI:

1.Shembjen e tre objekteve me emërtimet “Objekti nr.1” 2 kat, “Objekti nr.2” 1 kat, “Objekti nr.3” 1 kat, me sipërfaqe totale ndërtimore 2497.04 m2, të dhëna me qira me kontratën e qirasë nr.2604 rep., nr.727 kol., datë 14.10.2019, me tarifën 1/euro kontrata, ndryshuar me anekskontratën nr.479 rep., nr.189 kol., datë 28.2.2020, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë “MTSC”, sh.p.k., si qiramarrës, miratuar me vendimet e Këshillit të Ministrave, nr.642, datë 2.10.2019 dhe nr.157, datë 19.2.2020, për pronën nr.19, me emërtim “Ish-Ndërmarrje Metalike ‘Tirana’” (Reparti i Orëve), me nr.pasurie 7/649, me sipërfaqe të përgjithshme të marrë me qira 4894.10 m2, prej nga sipërfaqe totale e truallit 4021.50 m2, nga të cilat sipërfaqe funksionale 2397.06 m2 dhe sipërfaqe ndërtimore 2497.04 m2, zona kadastrale 8220, në administrim të Ndërmarrjes Industriale nr.1, Tiranë, sipas tabelës nr.1 që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ndërmarrja Industriale nr.1 Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi./CNA.al

Lajmet e fundit nga