Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Një denoncim lidhur me një pronë familjare u bë publik në në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan.
Një gra ka denoncuar motrën e saj dhe e ka akuzuar se bashkë me noteren Perian Bodinaku kanë përpiluar një deklaratë dhurimi të pavlefshme me të cilën motra mori gjysmën e shtëpisë së prindërve.
Në vitin 2017 kryefamiljari Shehu ka bërë një deklaratë për ndarjen e pjesëve takuese të shtëpisë private prej 180 m2. Të moshuarit i dhanë nga 45 m2 tre fëmijëve dhe nga 22.5 m2 mbajtën secili prej prindërve. Në vitin 2001 me një tjetër deklaratë dhurimi, motra e madhe sipas denoncueses ka çuar nënën e saj te noterja Bodinaku. Ato kanë stisur letrat sikur nëna ia dhuron vajzës së madhe metrat e saj dhe të burrit.
Noterja nuk ia ka lexuar përmbajtjen e aktit të moshuarës. Veç kësaj, në sipërfaqjen e dhuruar, noterja ka përfshirë edhe pjesën e bashkëshortit.
Më poshtë gjeni pjesë nga denoncimi i bërë dhe kuminikimi me gaztearin dhe noteren.
Denoncuesja: Unë kam një problematikë me noteren Perian Bodinaku. E kemi parë edhe në Tv që ka dalë, tek emisioni “Stop”. Problemi jonë është në vitin 2017, të dy prindërit e mi dhe të tre fëmijët, shkuam tek Perian Bodinaku dhe meqë prindërit janë edhe në moshë, na i ndanë nga 45 metra katrorë, janë 180 metra katrorë. Shtëpia ndodhet tek burgu “313”.
Gazetari: Është kjo kontratë noteriale, ku keni përpjestuar metra katrorët e shtëpisë, respektivisht jeni 3 fëmijë që ju bie nga?
Denoncuesja: Nga 45 metra katrorë dhe 2 prindërit e mi 45 metra të dy. Në 2021-shin, motra ime, merr mamin dhe e çon tek Perian Bodinaku. Motra ime me Perian Bodinakun janë mikesha dhe e merr mamin e i thotë “firmos këtu dhe ik tani”. Noterja nuk ia ka lexuar se mami nuk gënjen, nuk ia ka lexuar. Mami ka menduar se po i lë vetëm 22 metra, pjesën e vet dhe ajo është bërë pronare e 90 metra katrorë. Ka marrë dhe pjesën e babait. Babai im ka firmosur në vitin 2017, në vitin 2021 jo. Është bërë false komplet, as unë nuk e kam ditur. Motra ka gjysmën e kësaj shtëpie.
Gazetari: Pse i ka marrë këto 90 metra, pse i duhen?
Denoncuesja: Po presin për pallat. E gjithë loja është tek përfitimi i pallatit.
Gazetari: Ju keni hyrë në sherr me motrën?
Denoncuesja: Po, tani kemi hyrë në sherr dhe unë po e denoncoj motrën time. Është turp, por nuk kam çfarë të bëj sepse prindërit e mi ngelen rrugëve dhe kjo është e gjithë historia nga Perian Bodinaku dhe motra ime bashkë. Erdhi këtu dhe e thirra, i thashë, motër e dashur hajde të flasim siç është për t’u folur. E sqarova për të gjitha dokumentat dhe i thashë që “motër ke shkelur ligjin, na ke vjedhë letrat e shtëpisë, na ke ardhur dhe ke marrë origjinalin, të cilin e ke futur në hipotekë”. Na ka lënë vetëm fotokopjen me ngjyra. Kur shkova tek një notere tek e cila bëmë dokumentat na tha që “kjo është e fotokopjuar me ngjyra”. Mamit i ra të fikët, ra pa ndjenja në atë moment. Nuk kam çfarë të them… Nuk e di…Në momentin që unë e mora vesh, e çova mamin dhe i thashë që ta merte letrën atje dhe ta dinim se çfarë kishte firmosur. Ajo e gënjente mamin, hajde sot e hajde nesër. Në momentin që gënjente mamin, merr kunatin dhe motrën “çfarë do mami yt këtu”. Një ditë tjetër çova po prapë mamin, prapë të njëjtën gjë bëri, telefononte atë dhe mamin e përzinte. Herën e tretë kalova unë aty dhe i thashë “të lutem zonjë bëji gati dokumentat sepse do të vij që t’i marr nesër”. Më tha “nuk i kam bërë gati sepse kam pasur shumë punë”. Ika. Pastaj më merr nipi dhe më thotë “teze çfarë kërkon ti tek Peri?”. I thashë “dokumentat teze, ka firmosur nëna e ta di se çfarë ka firmosur”.
Gazetari: Perian Bodinaku çfarë thotë?
Denoncuesja: Këtë punë ka ajo. Komshijet e motrës që kanë shkuar, e kanë ditur dhe më thonin që “ki kujdes” se po të bën një pisllëk bashkë me Klodin”, por nuk e besoja sepse unë me motrën kemi ndarë çdo gjë. Unë ja kam rritur dhe 2 fëmijët. Tani kam hapur dhe gjyq sepse prindërit e mi tani përfundojnë rrugëve.
Gjithë kjo situatë ka shkaktuar krizë në familjen Shehu, e cila prej 7 muajsh nuk flet me vajzën e madhe. Ky konflikt tani është në gjykatë dhe familja në fjalë kërkon pavlefshmërinë e kontratës së dhurimit.
Nëna e denoncueses: Unë kam shkuar tek Perian Bodinaku me time bijë për të hedhur një firmë. 22 metra do i lija asaj, ndërsa pjesën tjetër bashkëshortit. Çfarë kanë bërë ata mbrapa, unë nuk e di.
Gazetari: Po a ta lexoi Perian Bodinaku këtë sepse është një kontratë dhurimi që unë po shoh që ti ja ke dhuruar?
Nëna: Ia kam dhuruar pas vdekjes.
Gazetari: Ju shkuat për të firmosur që 22.5 metra katrorë do ia linit vajzës së madhe, Klodianës pas vdekjes, ndërkohë që në dokument na del që ju ia keni dhuruar direkt dhe ajo ka marrë edhe 22,5 metra katrorë të bashkëshortit tuaj.
Nëna: Prandaj po them që unë nuk ja kam dhënë dhurim. Unë ja kam dhënë pas vdekjes time.
Gazetari: Pse nuk e lexuat dokumentin?
Nëna: Nuk më pyeti dhe nuk më tha asgjë, vetëm firmose. Ky ishte gabimi im, ajo duhej lexuar, por unë nuk e lexova. Më pas unë ika nga andej.
Gazetari: Ky është bërë dhe problem që ju nuk flisni me vajzën e madhe?
Nëna: U bënë 7 muaj që unë nuk e kam parë me sy. Me këtë që më kanë bërë, unë nuk dua ta shoh fare. Më ka futur në dhe para kohe.
“Stop” ka bërë përballjen e kryefamiljares, motrës së vogël të familjes dhe noteres Perian Bodinaku për akt-dhurimin, që coi në grabitje prone dhe shkatërrimin e një familjeje.
Denoncuesja: Kjo kontrata e dhurimit, mami erdhi në 2021-shin për 22 m2 motrës. Pse motra është bërë pronare edhe për pjesën e babait, të prindërve të mi?
Noterja Perian Bodinaku: Tani a ke shkuar në gjyq ti për këtë punë…?
Denoncuesja: Po pse duhet ta marri motra? Mami ka ardhur për 22 m2, ia ka dhuruar. Ti as nuk ia ke lexuar mamit…C’janë këto gjëra që bëni tani?
Noterja Perian Bodinaku: Pse a e solla unë mamin tënd me zor?
Denoncuesja: Po e solli ajo. Me atë kam punë unë. Bashkëpunove ti me atë.
Noterja Perian Bodinaku: Po çfarë bashkëpunova unë me atë?
Denoncuesja: Po, ke bashkëpunuar.
Noterja Perian Bodinaku: Si bashkëpunova se erdhi firmosi mami jot?
Denoncuesja: Ti si notere duhet të ja lexosh.
Noterja Perian Bodinaku: Zemra ime, tani ik, dil përjashta mos e zgjat! Dil përjashta!
Denoncuesja: Mua mos më thuaj dil përjashta ti! Ki pak edukatë!
CNA sjell sot një tjetër dokument ekskluziv, i cili de...
Mjeku nefrolog, Besnik Jakaj, ka ngritur akuza të forta kë...
CNA po sjell sot një tjetër dokument që thellon skanda...
SPAK ka ngritur 3 akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Be...
Ndodhemi në Paskuqan, ku Prelë Ruçi na tregon historinë e ...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një servisi për të cilin...
Denoncimi i radhës na çon në Durrës, në shkollën 9-vjeçare...
Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi këtë të premte ...
Qeveria shqiptare firmosi në 31 gusht të 2017-ës nëpërmjet...
Në këtë pjesë të emisionit “Stop” iu rikthye rastit të Eli...
Emisioni “Stop” ishte në qytetin e Lushnjës. Një zonjë ank...
Në 11 Prill të këtij viti “Stop” transmetoi një rast nga f...
Në Fiks u ankuan tre vëllezër nga fshati Peshkëpi i Vlorës...
CNA siguron të tjera dokumente ekskluzive që ndoshta d...
Banorja që tregoi problemin për emisionin investigative is...
Prej kohësh tashmë, “Stop” ka trajtuar problemin e dhënies...
“Stop” udhëtoi drejt fshatit Shesh, ku një familje e nguju...
Dy ditë pas shpërthimit të luftës në Izrael, Ambasador...
Njerëzit e incenetratorëve nuk përfituan vetëm kontrat...
Irfan Hysenbelliu është zhytur në borxhe ndaj shtetit ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...