Deputeti i 362 votave: Skenat me xhandarët e paturp të Policisë Bashkiake duhet të marrin fund
Deputeti i 362 votave, Petrit Vasili ka deklaruar se me 14...

Kandidati i opozitës për kryetar në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka vijuar takimet me qytetarët dhe bizneset në lagje e rrugë të ndryshme të kryeqytetit. Këtë fundjavë Belind Këlliçi u ndal në zonën e “Tregut Ushqimor”, ku dëgjoi nga afër ankesat dhe problemet me të cilat po përballet biznesi i vogël në kryeqytet. Shumë treguan se po mbajnë hapur qepenat, por nuk po shesin asgjë, për shkak të shpopullimit, rënies së konsumit dhe varfërisë.
“Mos pyet për punë, ja po e sheh vetë, e shtunë sot. Sot kam shitur një palë këpucë gjithë ditën dhe jetoj me të. Kemi dhënë boll për atë, unë me thënë të drejtën kam dhënë boll për atë dhe nuk më ka bërë asnjë gjë. Suksese, ti je për këtë popull, se këta të tjerët janë mashtrues. Edhe e shtuna, e diela janë bërë një lloj, se normal, presim të shtunë e të diel. Të gjithë tregtarët ankohen”, - shprehet një tregtar.
Shqetësimeve të biznesit, Belind Këlliçi iu përgjigj duke prezantuar paketën e uljes së taksave dhe tarifave vendore, të cilat do të jenë ndihmë për biznesin, për të cilat u shpreh se janë të realizueshme.
“Po mirë, a e kuptojnë që duhet ndryshuar kjo gjë? Nuk mund të ankohen pafundësisht dhe të mos ndërrosh gjë. Më janë turrur mua se kam bërë premtimin për autobusët pa lekë: këtu nuk përfiton njeri, kjo nuk i interson kurrkujt, etj etj! Ndërkohë që njerëzit janë për bukë goje. Tregu këtu është gjithë ditën nuk ka njeri këtu me çfarë po pyes, edhe ata që janë nuk kanë lekë. Bëhen, janë me këmbë në tokë, dhe janë të realizueshme”, - u shpreh Belind Këlliçi.
Takimet e Belind Këlliçit me qytetarët, vijuan edhe përgjatë rrugës së "Kavajës".
Duke shtrënguar duart me dhjetëra qytetarë, Belind Këlliçi dëgjoi nga afër shqetësimet e tyre, që lidhen kryesisht me problemet në infrastrukturë dhe asfaltin elektoral.
“Te pallati ynë këtu mbrapa, strehimi është mbushur me fekale. Erion Veliajn e kam takuar që në 2013 kur kishte nevojë për votat. Po ta shikoni vetë është katastrofë, katastrofë. Vërejtje ka sa të duash. Këtu te pallatet e të persekutuarëve, po të bjerë një shi, baltë dynjaja. Kanë filluar pak ata patronazhistët tek ish-Ekspozita. Kemi pak dëmtime për atë shtesën nga pallati. Mua nuk më morën, morën ato poshtë, u kanë premtuar ndonjë lekë. Rruga pa pasur nevojë janë duke na e shtruar tani. Të bjerë shi e di si mbushet apo jo. Pa puseta, pa kanalizime, kanë hedhur asfalt tashi. Kemi bërë ankesë në minibashki, çuam një listë, na thanë sillni emrat e banorëve, bëmë një listë paraprake, firmosën banorët, e çuam atje, deri tashi asnjë përgjigje. Suksese dhe mbarë e mirë, se me këta nuk po ia dalim dot më” - u shprehën qytetarë te rruga e “Kavajës”.
Gjatë ecjes e takimeve Belind Këlliçi dëgjoi një qytetar, i cili denoncoi se si Erion Veliaj ka dhënë një leje ndërtimi për një pallat, i cili po ndërtohet vetëm disa centimetra larg themeleve të banesës së qytetarit, ndërsa ai pretendon edhe se ndërtuesi i ka marrë pronën.
“Na është dhënë një leje ndërtimi për pallat, z..Erion Veliaj. I pesti, para dy vjetësh, sa i bie, në vitin 2021. Kanë hapur gropën, me lejen e bashkisë. Unë jam në pjesën veriore ku bëhet ndërtimi. Kufiri ndarës nga pjesa veriore 20-70 centimetra. Ç'mund të bëhet me 20 centimetra, nesër ai ku do i vërë skelat. Përveç asaj na janë marrë dhe 4 metra nga prona jonë të legalizuara me letra. Nuk kam gjë me atë, të bëjë atë aty, të më sigurojë shtëpinë mua, se të bjerë tërmet nesër, unë bie brenda”.
Këtë denoncim të qytetarit, Belind Këlliçi zgjodhi ta verifikonte nga afër. Teksa dëgjoi ankesat e qytetarëve, Belind Këlliçi iu bashkua irritimit të tyre, duke u shprehur se e vetmja zgjidhje për të mos lejuar të tilla probleme, është largimi i Erion Veliajt nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës në 14 maj.
“Me këta që janë nuk ke ça bën, po si zhduke. Hiqi, nuk ke çfarë bën. Ty të ka rënë hall, ti ke hall të madh prandaj je kaq i mërzitur, të kuptoj shumë mirë, por ky shtet na ka rënë. Po çfarë 6 metra, kjo është çmenduri”, - tha Këlliçi.
Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Belind Këlliçi kërkoi mbështetjen e tyre, që në 14 maj të votojnë për të larguar me votë Erion Veliajn nga drejtimi i Tiranës, për të sjellë një model të ri në qeverisje dhe për t`i hapur rrugë ndryshimit në kryeqytet./ CNA.al
Deputeti i 362 votave, Petrit Vasili ka deklaruar se me 14...
Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokrat...
CNA ditën e djeshme ka publikuar një lajm ku tregonte ...
Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknu...
Kryedemokrati Sali Berisha gjatë prezantimit të kandid...
Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo ka zhvilluar një ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar...
Kryebashkia e Durrësit, Emiriana Sako e cila do të rik...
Kandidati i PD-së për Kamzën në zgjedhjet e 14 majit, ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka inspektuar punimet në Ki...
Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka folur sërish për ak...
Deputetja e grupit të Enkelejd Alibeajt, Jorida Tabaku ka ...
Gazetari Hysni Gurra ka nxjerr zbuluar deklaratat e so...
Drejtuesi i Departamentit të Sigurisë Publike në Parti...
Kryeministri Edi Rama në pozicionin e kreut të Partisë...
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Durrësit, Igli Car...
Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa, ka ...
Durrësi i ka rezervuar një pritje madhështore kryetari...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin në Izrael,...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së dhe drejtuesi p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...