
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur sot akuzave të ripërsëritura nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri. Ai ka shpjeguar arsyen se përse Belerit nuk i është dhënë leje për t’u betuar.
Ministri Manja midis të tjerash tha:
“Qëndrimi ynë është konstant. Çështja Beleri i takon drejtësisë dhe përsa i përket çështjes së betimit, do t’ju lutesha të njiheshit me vendimin e Gjykatës së Lartë e cila ka zgjidhur ngërçin mes asaj të Durrësit dhe GJKKO lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Belerit për t’u lejuar të betohet.
Në vendimin e Gjykatës së Lartë, në pikën 55 mos gaboj, gjendjet arsyetimi i saktë që ka të bëjë me qëndrimin ligjor që ka mbajtur Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve”.
CNA.al e mori seriozisht lutjen e ministrit Manja. Nga faqja e Gjykatës së Lartë gjetëm dhe nxorëm pikën 55 dhe, (për të qenë brenda), edhe pikën 56 të vendimit të Gjykatës së Lartë të cilit besojmë se i referohej Ministri.
CNA.al fton lexuesit e saj t’i qëndrojnë sfidës që na bëri ministri dhe t’i lexojnë këto dy pika nga vendimi:
"55. Në të njëjtat kushte Kolegji konsideron – në mbështetje të konkluzionit, sipas të cilit, gjatë gjykimit të çështjes penale është gjykata që procedon – që disponon materialisht aktet – kompetente për t’u prononcuar lidhur për çdo kërkesë të të pandehurit, përfshirë edhe kërkesat subsidiare, të lidhura me gjykimin e procedimit kryesor dhe të atij incidental (që bëjnë fjalë për revokim, zëvendësim dhe shuarje të masës së sigurimit personal të caktuar për të siguruar procedimin kryesor) – sikurse në rastin konkret kërkesa për leje të posaçme – aksesin e drejtuesit të institucionit të paraburgimit – në verifikimin (vlerësimin) e kushteve të aplikimit të kësaj leje – në kushtet e inekzistencës.
56. Përsa kohë që procedimi penal – gjykimi i çështjes – akuzës – ndaj të pandehurit të paraburgosur varet para Gjykatës së gjykimit të çështjes në themel, e cila disponon rast pas rasti krahas gjykimit të procedimit kryesor, edhe lidhur me masën e sigurimit personal (të arrestit në burg) të caktuar ndaj tij në kuadrin e procedimit incidental të “implementuar” gjatë fazës së hetimeve paraprake – në funksion të sigurimit dhe garantimit të procedimit kryesor – verifikimin e vazhdimësisë (edhe në këtë fazë të procedimit) dhe të qëndrueshmërisë së nevojave të sigurimit të këtij procedimi – edhe gjykimi i kërkesave për “leje të posaçme” (gjatë kësaj faze) – vlerësimi – verifikimi – i kushteve të dhënies së tyre, përsa kohë që implikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe “integritetin” e këtyre nevojave (të sigurimit) – nuk mund të realizohet përtej dhe duke anashkaluar – filtrin e kontrollit juridiksional – konsensusin (vullnetin) substancial të organit (të procedimit penal) – të gjykatës (që procedon) të gjykimit të çështjes në themel."
Këto janë copy-paste, vetëm 2 nga paragrafet e vendimin. (Kush ka kuriozitet mund të lexojë edhe shumë të tjera.)
Në fund të këtij ushtrimi CNA i shtron këto pyetje publikisht jo vetëm Ministrit Manja:
-Nga cila gjuhë janë përkthyer këto paragrafë?
-A mund të përkthehen dot në greqisht ato, duke ua ruajtur "kuptimin"?
-Në cilën gjuhë i ka lexuar ministri Manja që i janë dukur të qarta dhe nëse ka pasur nevojë për përkthim, a mund të bëjë publik emrin e përkthyesit?
-A janë kontrolluar së fundmi autorët e vendimit për stabilitetin e shëndetit të tyre mendor? Nëse jo, planifikohet që të vihet në lëvizje KED në të ardhmen e afërt për të organizuar kontrollin e shëndetit mendor të këtyre personave?
Çështja Beleri është çështje me një ngarkesë ekstreme për interesat ndërkombëtare të Shipërisë dhe për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi.
Këto paragrafë në "betejën" e lindur me shumë gjasë do të duhet të përkthehen edhe ne anglisht apo në gjuhë të tjera.
Sa i takon Ministrit, ai duhet përgëzuar si në rastin kur ka arritur të kuptojë paragrafet e vendimit ne fjalë, ashtu edhe në rastin kur si dibran i vjetër është tallur paq me autorin e tekstit "të qartë".
Por nëse autori i tekstit me siguri është i papërgjegjshëm (në disa kuptime) për rëndësinë e lëndës me të cilën i takoi të merret, shpresojmë që të paktën Ministri të kuptojë se cili është meraku jonë./ CNA
Gënjeshtari publik, Aldor Nini, tentoi të shfrytëzonte...
Sali Berisha është gjendur sërisht këtë të hënë në bal...
Në pak pika mund të rendisësh dyshimet se si afera e i...
Opozita e Berishës dhe vetë ish-kryeministri, prej dis...
Kryeministri Edi Rama, në të paktën dy raste, ka marrë...
Kremtimi i 28 Nëntorit zakonisht na fut brenda një pro...
Një dekadë në opozitë! Ujëra të turbullta për Partinë Demo...
Që në ditën e parë kur u publikua lajmi se SPAK kishte...
Në dy ditët e fundit është parë një sulm frontal i shu...
SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës, ka bërë n...
Reforma në Drejtësi kishte parimin e pastrimit të sist...
Sot SPAK njoftoi masën e dytë të sigurisë për ish-ministri...
Në North Rhine-Westphalia, në një nga 137 gjykatat civ...
Në vendet e Bashkimit Evropian dhe në shumë vend...
Kryeministri Edi Rama dje ishte i pranishëm në Forumin...
Agron Shehaj hyri në politikë në mënyrë krejt rastësor...
Carlo Bollino u përball pak ditë më parë në një televizion...
Në studion e Grida Dumës, në televizion e ortakëve të ...
Një gazetare në Vlorë, Afrovita Hysaj, pasi shkroi dhe...
SPAK-u ka filluar të godasë fort majtas dhe djathtas, ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...