Denoncimi: 4 VKM-të që Rama firmosi për t'i falur tokën Bollino-s
Edi Rama ka firmosur katër VKM që sipas tij janë dokum...

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, ka hedhur akuza ndaj botuesit Carlo Bollino dhe kryeministrit Edi Rama.
Sipas Berishës, Rama ka firmosur katër vendime të personalizuara për grabitjen e tokës pranë ish-kompleksit "Partizani", së bashku me Bollino-n.
Lideri i demokratëve ka renditur shkeljet që janë bërë në kontratën mes Ramës dhe botuesit, pasi në kontratë thuhet për rikonstruksion, ndërsa dy muaj pas vendimit të parë, Rama i ka dhënë leje ndërtimi Bollino-s, një atribut që i takon Bashkisë së Tiranës, sipas ligjit.
Berisha shpjegon se pas lejes së ndërtimit Rama ka nxjerrë vendimin e tretë, në të cilin në kundërshtim me kontratën që kishte në konstruksion, urdhëron prishjen e objekteve duke shkelur rëndë nenet e kontratës dhe këtë e bën pasi kishte dhënë leje ndërtimi.
Një tjetër shkelje, sipas Berishës, është se Bollino ka marrë kredi, por kontrata e ndalon që të lërë në kolateral pronën publike.
Berisha thotë se duke pasur parasysh shkeljet, kemi të bëjmë me një vjedhje të hapur publike.
“Me VKM-në e fundit që u paraqit sot, Edi Rama ndryshon VKM-në e datës 6.5.2020, ndryshon përsëri kontratën. Dhe çfarë shkruan në ndryshim?
Shkruan se ndryshimi është për rikonstruktim total minimal. Nuk ka njeri që mund ta zbërthejë këtë fjalë, në një kohë kur me vendimin e parë, Rama miraton kontratën në të cilën bëhej fjalë për rikonstruksionin e tri objekteve. Dhe kontrata me Bollino-n ishte rikonstruksioni i tyre.
Ndërkohë dy muaj pas vendimit të parë, Rama jep lejen e ndërtimit. Pra, kontrata është rikonstruksion, kurse kjo është leje ndërtimi, të cilën në të gjitha ligjet e vendit e jep bashkia, por për pronën e tij personale me Bollino-n, e firmos vetë Edi Rama. Dhe habitshëm e firmos edhe ministrja e familjes, Denaj, zonja Anila Denaj.
Se çfarë do ministrja edhe te leja e ndërtimit, Rama e di. Se kjo duhet të ishte plotësisht atribut ligjor i Bashkisë së Tiranës.
Por, pas lejes së ndërtimit, Rama nxjerr vendimin e tretë, në të cilin në kundërshtim me kontratën, që ishte për rikonstruksion, urdhëron prishjen e objekteve, duke shkelur rëndë nenet e kontratës. Dhe këtë e bën pasi kishte dhënë lejen e ndërtimit.
Por ajo që është më e veçantë, se dy muaj pasi urdhëron prishjen e objekteve me VKM-në e tretë, me VKM-në e katërt, Rama urdhëron konstruksionin total minimal.
Përveç kësaj, ka shkelje të rënda të kontratës. Është shkelur neni 5, pika 13. Mos harroni, kontrata është ligj.
Shkelja e kontratës është shkelje e ligjit.
Kjo pikë thotë se qiramarrësi në momentin e përfundimit të kësaj kontrate, duhet të dorëzojë pronën të padëmtuar. Qiramarrësi me Edi Ramën e kanë rrafshuar pronën, e kanë zhdukur pronën që morën.
Përveç kësaj, ka një shkelje tjetër shumë domethënëse të kontratës. Bollino merr kredi, kontrata e ndalon që qiramarrësi në asnjë rast, nuk mund të rëndojë me barrë pronën objekt të kësaj kontrate. Pra, nuk mund të lërë kolateral, pronën publike.
Të gjitha këto faktojnë se kemi të bëjmë me një vjedhje të hapur publike”, tha Berisha./ CNA
Edi Rama ka firmosur katër VKM që sipas tij janë dokum...
Gjatë pasdites së djeshme, shtëpia e të moshuarve në F...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka hedhur poshtë a...
Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktu...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka vizituar të mos...
Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi akuzat të mërku...
"Lonely Planet" i ka kushtuar një artikull vendeve tur...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi thotë se ka 31 vjet që pa...
Blendi Fevziu njihet tashmë jo vetëm si gazetar por ed...
Në dakordësi dhe bashkëpunim me Departamentin e Shtetit, t...
Atmosfera festive me motive kombëtare vijon ende. Sot ...
Policia ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në shtëpinë...
Një 19-vjeçare ka rrëfyer tmerrin që përjetoi pak ditë më ...
Mesditën e së mërkurës, një zjarr ka përfshirë shtëpin...
Paris Hilton ka folur pasi mori një numër të madh kome...
Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar të mërkurën s...
Një shkëndijë elektrike dyshohet të ketë qenë shkak i zjar...
Gazetarja Rudina Demneri ka treguar vështirësitë që ka...
Linja ajrore "Ryanair" nga sot ofron bileta të lira për sh...
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, ka kërkuar ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...