Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Fier, disa persona transportohen me urgjencë drejt spitalit
Mesditën e së mërkurës, një zjarr ka përfshirë shtëpin...

Një 19-vjeçare ka rrëfyer tmerrin që përjetoi pak ditë më parë ku një person tentoi ta përdhunonte.
Autori është identifikuar si Marash Gjoklaj, 27 vjeç, dhe është vënë në pranga.
E reja punonte në një biznes në Tiranë për të siguruar të ardhurat. Marash Gjoklaj ka hyrë për herë të parë në biznesin ku punonte e reja në orën 18:00 ku ka kërkuar të blejë një produkt.
“Jam studente dhe pasditeve punoj për të siguruar të ardhurat e mia. Punoj pranë një biznesi në qendër të Tiranës, për të hequr shpenzimet e mia studentore. Familja ime është larg dhe unë jetoj me motrën time. Ditën e shtunë, me datë 25 nëntor, isha në punë si zakonisht. Ishte shumë ftohtë dhe derën e dyqanit e mbaja të mbyllur. Rreth orës 18:00 hyn një djalë, i cili kërkoi t’i shërbeja dhe sjellja e tij për një produkt në lidhje me të dashurën e tij të cilën e përshkruante për format trupore me fjalë joetike”, tregoi ajo në një intervistë.
Mesa duket qëllimi nuk ishte blerja e produktit, prandaj ai është rikthyer dhe një herë dhe kësaj radhe i ka kërkuar të resë që të kryejnë marrëdhënie seksuale me të.
Një gjë e tillë nuk është pranuar nga vajza, por ai e ka sulmuar duke e kapur nga flokët dhe duke i vënë dorën te goja.
“Pasi i dhashë përgjigjen që meritonte, pasi sjellja e tij ishte provokuese, largohet i qetë dhe në ato momente përveç sjelljes nuk e konsiderova si diçka që duhet të më shqetësonte. Rreth orës 20:10 pasi pa që pranë dyqanit tim largohet roja i biznesit ngjitur, djali hyn përsëri në dyqan dhe në ato moment unë isha pranë tavolinës së punës. U afrua pranë meje duke m'u drejtua me një fjalor banal, duke kërkuar të kryente marrëdhënie seksuale me mua. Duke hasur në kundërshtimin tim ai më sulmoi duke më kapur nga flokët dhe duke më vënë dorën te goja. Tentoi të më fuste me forcë në magazinën e dyqanit. Në këto momente ndodhi përleshja fizike duke tentuar të merrte edhe telefonin që unë të mos kisha mundësi të kërkoja ndihmë”, tha ajo.
Dy persona e ndihmuan t’i shpëtonte agresorit.
“Nuk e di ku gjeta forcën dhe kurajën, u tërhoqa zvarrë dhe dola jashtë dyqanit duke bërtitur dhe duke kërkuar ndihmë, të cilën e gjeta te një vajzë dhe një djalë që po kalonin rastësisht. Agresori ishte brenda dhe kur pa që po më jepej ndihmë u largua me shpejtësi në një rrugicë shumë pranë biznesit. Në orën 20:18 kam njoftuar sallën operative dhe policia erdhi shumë shpejt në vendngjarje”, rrefeu ajo.

Ky mesa duket nuk ishte rasti i parë për djalin pasi 19-vjeçarja tregoi se dy ditë më parë kishte sulmuar një tjetër shitëse në rrugën e Durrësit.
“Nga përshkrimi im del që personi në fjalë dy ditë më parë kishte sulmuar një tjetër shitëse në rrugën e Durrësit në moshën 20-vjeçare dhe e kishte kanosur me thikë. Nga kamerat e biznesit tjetër unë zbulova që ishte i njëjti person që më sulmoi edhe mua. Shumë shpejt u bë e mundur në bashkëpunim edhe me komisariatin e policisë së Kamzës, pasi agresori jetonte në atë zonë.
Ai u kap në banesë në prani të familjarëve të tij dhe nga kontrolli i banesës rezultoi xhupi të cilin e kishte veshur në të dyja sulmet. Pasi u bë përballja në ambientet e komisariatit nr. 4, arrita ta identifikoja. Ai u shfaq, madje qeshte dhe ndërkohë konsumonte ujë. Aty mësova se ky person ishte dënuar për marrëdhënie seksuale me të mitura dhe gjykata e kishte liruar me kusht. Unë shpresoj që këtë herë gjykata edhe institucionet mos e bëjnë të njëjtën gjë, pasi frika ime më e madhe është se çfarë do të ndodhë me mua apo edhe më shumë vajza të tjera, të cilat ndihemi të pasigurta në vendin tonë të punës”, tha vajza. / CNA
Mesditën e së mërkurës, një zjarr ka përfshirë shtëpin...
Paris Hilton ka folur pasi mori një numër të madh kome...
Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar të mërkurën s...
Një shkëndijë elektrike dyshohet të ketë qenë shkak i zjar...
Gazetarja Rudina Demneri ka treguar vështirësitë që ka...
Linja ajrore "Ryanair" nga sot ofron bileta të lira për sh...
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, ka kërkuar ...
Pavarësia e Shqipërisë është festuar kudo nëpër botë ku ka...
Shqiptarët në New York kanë bërë festë të madhe në Dit...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Alma Kaçit duke ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë detaje se si paraqitet...
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj, mëngjes...
Tri banesat në Pendavinj janë shkatërruar pas rënies së zj...
Mëngjesin e sotëm, në fshatin Pendavinj, Maliq, ka rënë zj...
Mëngjesin e së mërkurës në qarkun e Elbasanit ka pasur...
Nga buzëqeshjet e ministrave e deputetëve, deri te për...
Moti i keq që ka përfshirë Dibrën ka krijuar problemat...
Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për festën e...
Moti i keq me reshje të dendura shiu ka përfshirë të g...
Sot për Shqipërinë është një tjetër ditë historike e r...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...