
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Lartë.
Raportohet se Alla i ka bërë rekurs vendimit të Apelit të GJKKO që nuk zëvendësoi masën "arrest në burg" ndaj tij në një masë më të butë.
Aktualisht dosja për Lefter Allën ka kaluar për gjykim në GJKKO. Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij akuzat për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Lefter Alla u arrestua më 15 mars 2023 bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë për shkelje të barazisë në tenderë dhe shpërdorim detyre mbi dyshimet e abuzimit në një tender me vlerë 3 milionë euro.
Ndaj ish-kryebashkiakut ka akuza se ka bashkëpunuar me ish-zyrtarët për të favorizuar dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Konesha. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’.
Njoftimi i SPAK-ut mbi hetimet për Allën:
Nga hetimet e SPAK rezultoi se për shtetasin nën hetim Lefter Alla dokumentohen disa fakte penale si shkeljet gjatë procedurës së prokurimin publik me procedurë të hapur në datë 30.04.2021, operatorëve ekonomikë “Egland Sh.p.k.” dhe “BE-IS” Sh.p.k., me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ, Lagjja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10-mujor.
Ky shtetas nën hetim në bashkëpunim me nënkryetaren e bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland sh.p.k. dhe BE-IS sh.p.k., duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania sh.p.k., lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.
Kjo procedurë prokurimi dyshohet që është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me LPP dhe aktet nënligjore dhe nga AK Bashkia Bulqizë, konkretisht nga të hetuarit me veprime aktive që konsistojnë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për nxjerrjen fituese të një firme në lidhje me proceduren e prokurimit të zhvilluar nga Bashkia Bulqizë.
Aktet deri në këtë fazë të hetimit njoftojnë se të hetuarit i) miratuan kritere për të favorizur një firmë pjesëmarrëse në tender ii) firma pjesëmarrëse në prokurim paraqiste vetëm dokumetacionin, ndërkohë punimet realizoheshin nga i hetuari (A. K.), i cili rezultoi lidhje e afërt e kryetarit të Bashkisë (L. A.)./CNA
Pavarësia e Shqipërisë është festuar kudo nëpër botë ku ka...
Shqiptarët në New York kanë bërë festë të madhe në Dit...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Alma Kaçit duke ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë detaje se si paraqitet...
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj, mëngjes...
Tri banesat në Pendavinj janë shkatërruar pas rënies së zj...
Mëngjesin e sotëm, në fshatin Pendavinj, Maliq, ka rënë zj...
Mëngjesin e së mërkurës në qarkun e Elbasanit ka pasur...
Nga buzëqeshjet e ministrave e deputetëve, deri te për...
Moti i keq që ka përfshirë Dibrën ka krijuar problemat...
Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për festën e...
Moti i keq me reshje të dendura shiu ka përfshirë të g...
Sot për Shqipërinë është një tjetër ditë historike e r...
Ish-deputeti Vangjel Tavo ka dhënë këtë të martë një lajm ...
Shqiptarë nga e gjithë bota kanë festuar këtë 28 nëntor Fe...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi, ...
Në Shqipëri Prokuroria e Posaçme po heton mbi ligjshmërinë...
Një stuhi e fuqishme shiu ka përfshirë Librazhdin mbrëmjen...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një serë...
Në Shqipëri gjuha e urrejtjes po përdoret gjithnjë e më sh...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...