LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si po i mashtron Xhemail Pasmaçiu alias Ylli Ndroqi, SPAK-un dhe shtetin?

25 Shkurt 2023, 16:09, Aktualitet CNA
Si po i mashtron Xhemail Pasmaçiu alias Ylli Ndroqi, SPAK-un dhe shtetin?
Foto ilustruese

Një trafikant droge i arrestuar në Turqi, si Xhemail Pasmaçiu, që në fakt rezulton të jetë shtetasi Ylli Ndroqi, po tallet me institucionet e drejtësisë dhe shtetin. Ky individ sipas SPAK është i përfshirë në trafik droge dhe në Itali.

Në Shqipëri mbahet si biznesmen i madh, pa iu ditur bizneset dhe të ardhurat e tyre, shumicën prej të cilave i ka konfiskuar SPAK si aktivitete që kanë burime me të ardhura nga trafiku i drogës.

Ndërkohë që SPAK ia ka konfiskuar mediat, duke përdorur truke, Ylli Ndroqi i ka dhënë shtetit shqiptar televizionin e tij të dytë "Ora TV", ndërsa ish "Channel One", e ka emëruar "Ora News".

Një lojë që del zbuluar nga dokumentat zyrtare dhe që duket një lëvizje e Pasmaçiut për të shpëtuar paq, por e vërteta vonon por nuk harron.

Sipas dokumentave në QKB, të cilat na tregojnë se Xhemail Pasmaçiu i drogës i kthyer në Ylli Ndroqi ka dy kompani mediatike.

Sipas ekstrakteve zyrtare është kompania "ORA", e cila ka dhë licencën e televizionit "Ora News" dhe Kompania "Channel One" që kishte një licencë televizive quhej "ORA TV", por së fundi kompania është quajtur "Ora News", pra ka marrë emrin e televizionit që është në pronësi të kompanisë "Ora".

Kompania "Ora" është themeluar në vitin 2006, është licencuar "Ora News", ku aksioner i saj është bërë "Ylli Ndroqi" dhe bashkëshortja e tij, më pas është konfiskuar nga SPAK me administrator Farudin Arapin, që është kthyer në shërbëtorin e Xhemail Pasmaçiut.

Si po i mashtron Xhemail Pasmaçiu alias Ylli Ndroqi, SPAK-un dhe shtetin?

Si po i mashtron Xhemail Pasmaçiu alias Ylli Ndroqi, SPAK-un dhe shtetin?

Si po i mashtron Xhemail Pasmaçiu alias Ylli Ndroqi, SPAK-un dhe shtetin?

Si po i mashtron Xhemail Pasmaçiu alias Ylli Ndroqi, SPAK-un dhe shtetin?

Një vit më vonë Ndroqi u bë pjesë e këtij televizioni duke pasur si aksionerë të tjerë dhe të afërm të tij.

Ky televizion është i sekuestruar 100% nga SPAK, pasi aksionerët e kësaj kompanie akuzohen për të ardhura që vijnë nga rrugë kriminale.

Kompania e dytë është "Chanel One", tek e cila Ylli Ndroqi ka vetëm 30%, ku 70% i ka “kuzhinieri” i tij, i cili ka blerë dhe shitur tre herë aksionet me Xhemailin.

Referuar dokumenteve në QKB, në vitin 2010 Ndroqi bëhet pjesë e shoqërisë aksionere “TELEKONTRADE LTD”, me 100% të aksioneve e cila u krijua në vitin 1993.

Si po i mashtron Xhemail Pasmaçiu alias Ylli Ndroqi, SPAK-un dhe shtetin?

Si po i mashtron Xhemail Pasmaçiu alias Ylli Ndroqi, SPAK-un dhe shtetin?

Si po i mashtron Xhemail Pasmaçiu alias Ylli Ndroqi, SPAK-un dhe shtetin?

Si po i mashtron Xhemail Pasmaçiu alias Ylli Ndroqi, SPAK-un dhe shtetin?

Pas 18 vitesh emri i këtij televizioni u ndryshua duke u kthyer në 2010 si “Chanel One”.

Po në këtë vit Ndroqi i dorëzoi plotësisht aksionet një tjetër aksioneri, i cili do të ishte në këtë rast Astrit Sejdini, i cili mori 100% të aksioneve të kësaj shoqërie në vitin 2011.

Pas një mungese Xhemail Pasmaçiu i bie pishmanit dhe kthehet sërish në krye të kompanisë duke u bërë pronari i vetëm i saj në vitin 2013, duke larguar administratorin Sejdini nga detyra e tij.

Në vitin 2019, Astriti arrin të bëhet sërish pjesë e kompanisë duke marrë 70% të aksioneve dhe Ndroqi mban vetëm 30% të tyre.

Si po i mashtron Xhemail Pasmaçiu alias Ylli Ndroqi, SPAK-un dhe shtetin?

Si po i mashtron Xhemail Pasmaçiu alias Ylli Ndroqi, SPAK-un dhe shtetin?

Kjo kompani filimisht është quajtur “TELEKONTRADE LTD”, “Chanel One” dhe në fund u quajt "Ora News".

Këtu SPAK ka sekuestruar 30% të televizionit, pra aksionet e Pasmaçiut të drogës.

Janë dy kompani të ndryshme, të licencuara për TV të ndryshme, por Ylli Ndroqi po luan me ndryshimet e emrave të kompanive apo pronësinë intelektuale të këtyre kompanive, për të bërë të mundur që nëpërmjet (kuzhinierit) të tij, të shpëtojë "Ora News" që të vazhdojë presionet dhe shantazhet e tij mediatike.

Por këto kompani në fakt kanë edhe balance historike dhe asetet e tyre, të cilat Ylli kujton se mund t'i kalojë me lëvizje emrash duke keqpërdorur dhe çuar përpara përgjegjësisë ligjore administratorin Farudin Arapi që është kthyer në pensionistin e pronave të sekuestruara që i shërben një trafikanti droge./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga