
10 akuza penale janë ngritur në SPAK për përfitimet e Carlo Bollino-s në lidhje me pronën shtetërore tek "ish-Reparti i Orëve", në Tiranë.
Bollino, një nga botuesit shërbëtorë të kryeministrit Edi Rama, përfitoi pronën, të cilën ish-pronarët pretendojnë se e kishin dhuruar për të ndërtuar një gjimnaz.
Për të favorizuar Bollino-n, qeveria nxori 4 VKM, të cilat fillojnë që nga dhënia me qira e vazhdojnë më tej me prishjen e objekteve.
Në këtë pronë, botuesi i Rilindjes ka ndërtuar sot televizionin e tij dhe për përfitimet që ka marrë është kallëzuar në SPAK nga Partia Demokratike.
Sipas kallëzimit, fillimisht Bollino është shpallur fitues i dhënies me qira të pronës 4021.5 m² nga Ministria e Financave.
Më pas, ministrja Anila Denaj i propozoi Këshillit të Ministrave që botuesi shërbëtor i Ramës të mos paguante 6.300 euro qira, por ta përfitonte atë me vetëm 1 euro dhe kështu ndodhi.
Me anë të një VKM-je, Carlo Bollino-s iu dha e drejta e qiramarrjes për katin 2 të godinës.
Me një tjetër VKM u vendos që godina të mos ekzistojë, pra të shembet.
E gjithë kjo u bë për interesin e vetëm të një pronari medieje që ditë e natë i bënte furça qeverisë.
Lëvizja e fundit e qeverisë ishte ndryshimi i objektit të kontratës së qirasë, ndërkohë që asnjë godinë e qiradhënësit shtet, tashmë nuk ekzistonte.
Për shkeljet njëra pas tjetrës, tashmë Bollino, së bashku me zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë dërguar në SPAK.
Në padi janë përfshirë edhe kryeministri Edi Rama, ish-ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Arian Kraja dhe ish-Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Ledia Tota.
Në padi janë renditur 10 akuza penale, nga “shpërdorimi i detyrës” te “mashtrimi”, “deklaratat e rreme” “falsifikimi”, “përfitimi i paligjshëm i interesave” apo edhe “pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Konkretisht 10 akuzat penale janë:
- “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
- “Mashtrimet”, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal;
- “Përpilimi i deklaratave të rreme”, parashikuar nga neni 163 i Kodit Penal;
- “Dhënia e informacioneve të rreme”, parashikuar nga neni 168 i Kodit Penal;
- “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal;
- “Përfitimi i paligjshëm i interesave”, parashikuar nga neni 257 i Kodit Penal;
- “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, parashikuar nga nenit 258 i Kodit Penal;
- “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal;
- “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal;
- “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal./ CNA




Ish-Turizmi i vjetër në Pogradec është kthyer në një “...
Një ditë më parë, anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind ...
Këtë të enjte ishte parashikuar mbajtja e seancës për ...
Shqipëria do të dërgojë 22 ushtarë dhe një anije “Ilir...
Prej disa javësh është raportuar për ndryshime në ligjin p...
Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të enjte disa n...
22 nëntori, Dita e Alfabetit do të jetë festë zyrtare....
Carlo Bollino është kallëzuar penalisht në SPAK ditën ...
Të enjten, Akademia e Shkencave ka shkarkuar drejtorët...
Të enjten pritet të zhvillohet Konferenca e Kryetarëve...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, mbajti këtë t...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për...
Emisioni "Fiks Fare" solli detaje tronditëse nga ngjarja e...
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizim...
Ditën e sotme banorët e e Postribës në Shkodër u janë ...
"Booking.com", platforma e akomodimit në internet, ka ...
Gazetarja Glidona Daci ka folur për hetimet që po kryhen n...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...