Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve: Unë pi ujë rubineti
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizim...

Emisioni "Fiks Fare" solli detaje tronditëse nga ngjarja e fshatit Vërdovë të Pogradecit, ku një 29-vjeçar abuzonte me një 12-vjeçare prej 2 vitesh dhe që të mos mbetej shtatzënë ai i jepte kontraceptivë që 10 vjeçe.
E ëma e të miturës tregoi për "Fiks"-in se vajza e saj prej 2 vitesh flinte në dhomë vetëm me 29-vjeçarin, por ajo kishte kuptuar se kishte marrëdhënie seksuale mes tyre vetëm para dy muajsh. “Unë nuk e dija këtë gjë deri para 2 muajsh, kur i dëgjova pas dere edhe pse e mbanin të mbyllur dhe mbyllnin edhe vrimën e çelësit”, tregoi për "Fiks"-in nëna e të miturës.
Ndërkohë e mitura në prezencë të gazetarëve tregon se sa herë kryenin marrëdhënie seksuale 29-vjeçari kujdesej t’i merrte kontraceptivë që të mos mbetej shtatzënë. Në prani të së ëmës e mitura flet për familjen e djalit, ku sipas saj i ati dhe vëllai i tij e dinin marrëdhënien e tyre.
12-vjeçarja duket e mërzitur me të ëmën për shkak të denoncimit që kjo e fundit ka bërë, pasi sipas saj djali nuk duhet të shkonte në burg. Gjatë bisedës me "Fiks"-in pranon se 29-vjeçari ishte bërë shpeshherë pengesë për të mos shkuar në shkollë, duke qëndruar me të e mbyllur në dhomë.
Kjo gjë ka sjellë edhe problemet shëndetësore për të miturën, gjë që e ëma i ka vënë re, pasi shpesh ajo mungonte në shkollë nga dhimbjet e barkut.
"Fiks"-i nuk qëndroi vetëm te dëshmitë e tyre, por trokiti nëpër institucione për të mësuar mbi fatin e të miturës.
Në shkollën ku 12-vjeçarja mësonte, nëndrejtoresha tregon se ajo prej 2 ditësh nuk ka ardhur në shkollë, madje nuk ka asnjë informacion se ku është.
“Kam telefonuar disa herë të ëmën nuk më është përgjigjur, nuk e di fare pse s’ka ardhur dhe ku është”, thotë nëndrejtoresha.
Ndërkohë për psikologen e shkollës shqetësimi kryesor është gjendja e tyre ekonomike, pasi edhe vajza edhe e ëma trajtohen me KEMP. Kjo se edhe e mitura ka një problem në këmbë, ndërsa e ëma në shikim.
Për rastin ajo është e painformuar, duke referuar rastin te punonjësja sociale e bashkisë, e cila mjaftohet me faktin që e mitura do jetë në një fshat të largët të Pogradecit.
Gazetarët e "Fiks"-it morën një përgjigje edhe nga Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve në Bashki, ku sipas punonjëses ky institucion po merret me rastin. “Akti i ekspertimit nuk është bërë, se nuk kemi më ne kompetenca, i ka vetëm prokurori. Për sa i përket shkollës do shkojë pasi t’i gjejmë një banesë që t’ia paguajë bonusin bashkia”, thotë punonjësja.
Kështu, e mitura mori vëmendjen mediatike për tri ditë me radhë mbi atë ç'ka i ka ndodhur, por askush nuk u mor me faktin se si është ajo pas gjithë kësaj historie. Sot është pa shkollë dhe e braktisur./TCH
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizim...
Ditën e sotme banorët e e Postribës në Shkodër u janë ...
"Booking.com", platforma e akomodimit në internet, ka ...
Gazetarja Glidona Daci ka folur për hetimet që po kryhen n...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ...
Emisioni ‘Plug’ i rikthehet përsëri Carlo Bolinos. Pa...
Presidenti BajramBegaj ka zhvilluar në Presidencë një ...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këll...
Ish-kryeministri Sali Berisha u është përgjigjur socia...
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se rënia ...
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dërguar kryeministr...
Rrjeti SafeJournalists, Organizatat Partnere të Platfo...
Spitali Amerikan ka mirëpritur në takim z. David Wisner, I...
I Ngarkuari me Punë i SHBA-së, David Wisner, së bashku me ...
Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu ish-zyrtarin e M...
Dosja “McGonigal” duket se ka avancuar së tepërmi dhe ...
Mesditën e së mërkurës një dyqan duralumini në rrugën “Nai...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...