
Në një dalje mediatike Mirel Mërtiri, në televizionin "Syri TV", në prani të gazetarit Çim Peka, tha disa fakte dhe prova të reja që e detyrojnë SPAK-un të hapë pista të reja hetimi dhe të risjellë në vëmendje inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit, investimet e kryera me kontrata, të cilat pretendojnë se janë PPP, por në fakt janë investime të shtrira në kohë.
Mirel Mërtiri deklaroi se kishte humbur para në Elbasan, pasi kishte investuar 3 milionë euro më shumë, megjithëse thoshte se ishte thjesht një drejtor projektesh dhe një përfaqësues i kompanisë në Holandë.
SPAK tashmë e ka të qartë, Mirel Mërtiri kishte investuar 3 milionë euro më shumë në Elbasan, kur në fakt është thjesht një drejtor projektesh.
A mund të jetë një drejtor projektesh investitor?
Nga ana tjetër, Mirel Mërtiri asnjëherë nuk e kishte pranuar publikisht se ai kishte lidhje me inceneratorin e Fierit dhe investimin e papërfunduar atje.

Me një shkresë zyrtare, kompania "ITS" ka njoftuar qeverinë shqiptare se investimi është përfunduar, por në fakt, sipas të dhënave, rezulton se atje duhet ende një shumë prej 3-4 milionë eurosh për t’u kryer si investim.
Mirel Mërtiri e pranoi publikisht se kishte lidhje me inceneratorin e Fierit dhe kishte dijeni. Ai tashmë duhet rihetuar për lidhjen e tij me inceneratorin e Fierit.
Duke qenë në Elbasan, në Fier dhe në Tiranë, Mirel Mërtiri tashmë është qartazi kreu i grupit të strukturuar kriminal të inceneratorëve. Këtë SPAK-u e ka të provuar, pasi Mirel Mërtiri vetë e pranoi publikisht në një studio "live" duke thënë se kompania e Elbasanit ishte e familjes së tij dhe ishin investuar më shumë para, kishte dijeni për inceneratorin e Fierit dhe gjithashtu ai përfaqësonte Tiranën, por ishte thjesht një drejtor dhe nuk i dinte pagesat që ishin bërë.
Edhe për Tiranën ai përdori disa shifra, të cilat në fakt, duke thënë 50 milionë euro njëra apo 60 milionë euro herën tjetër, harroi të thoshte se nuk ishin investime këto para, por ishin para të qarkulluara gjithsej.

Ndërsa, sipas biznesplanit dhe kontratës së firmosur me qeverinë shqiptare, zoti Mirel Mërtiri dhe kompania koncesionare duhet të kishin investuar pas 6 vitesh 128 milionë euro, apo pas 3 vitesh siç pretendon ai mbi 100 milionë euro dhe të paktën një linjë inceneratori duhet të ishte në funksion.
Mirel Mërtiri e tha me gojën e tij se çfarë ka ndodhur vërtet, se kush është personi kryesor, pasi pranoi që kishte dijeni për gjithçka, edhe pse u përpoq të fshihej dhe të justifikonte qëllimin e daljes së tij.
Pra, të thoshte atë që thonë gjobaxhinjtë e tij mediatikë publikisht, hallin e prokurorit, hallin e një ministreje të Ramës apo se ai nuk ishte pronari megjithëse kishte dijeni për shumat e parave, çfarë kishte qarkulluar, si ishte investuar, etj.
Mirel Mërtiri i dha SPAK-ut mundësinë të hapë dy akuza të reja, të rihetojë Elbasanin dhe Fierin dhe të dalë përfundimisht e vërteta se ai ka qenë koka e një grupi të strukturuar kriminal që sot në fakt ka katandisur si aksioner me 20% dhe përfaqësuesi i kompanisë në Holandë, e cila vazhdon aktivitetin, jo se është sekuestruar në Shqipëri, por në Zimbabve./ CNA
Inceneratori i Tiranës që nuk ekziston, me një kompani kon...
Afera e inceneratorëve është një skandal që shkon mbi 110 ...
SPAK, një strukturë e reformës në drejtësi, ka pasu...
Pushtetin sot në Shqipëri e kanë vartësit e atyre që k...
Rilindasit u mblodhën dje në qendër të Tiranës, për ko...
Gazetari me profil të mëngjër, por jo i pamend, Lorenc...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur s...
Gënjeshtari publik, Aldor Nini, tentoi të shfrytëzonte...
Sali Berisha është gjendur sërisht këtë të hënë në bal...
Në pak pika mund të rendisësh dyshimet se si afera e i...
Opozita e Berishës dhe vetë ish-kryeministri, prej dis...
Kryeministri Edi Rama, në të paktën dy raste, ka marrë...
Kremtimi i 28 Nëntorit zakonisht na fut brenda një pro...
Një dekadë në opozitë! Ujëra të turbullta për Partinë Demo...
Që në ditën e parë kur u publikua lajmi se SPAK kishte...
Në dy ditët e fundit është parë një sulm frontal i shu...
SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës, ka bërë n...
Reforma në Drejtësi kishte parimin e pastrimit të sist...
Sot SPAK njoftoi masën e dytë të sigurisë për ish-ministri...
Në North Rhine-Westphalia, në një nga 137 gjykatat civ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...