
Dje në ekranin e "Syri TV", u shfaq publikisht “truri” i inceneratorëve, Mirel Mërtiri. Pritshmëri të mëdha, një intervistë e paralajmëruar prej më shumë se 10 ditësh nga gazetari Çim Peka.
Fillimisht u përfol për një debat me gazetarë, por Mireli nuk i pranonte ata dhe zgjodhi të kishte vetëm Enton Abilekajn, ky i fundit një mik i tij, një bashkëpunëtor që e ka takuar në Vjenë, por edhe i paguar prej ortakëve të Mirel Mërtirit, për llogari të inceneratorëve, interesave të tij dhe bashkëpunëtorëve.

Nga ana tjetër ishte Belind Këlliçi, i cili pretendohet se është një nga njerëzit që e njeh më mirë çështjen e aferës së inceneratorëve.
Shfaqja e Mirel Mërtirit kishte pritshmëri shumë të mëdha. Qytetarët që prisnin të shikonin një intelektual të shumëlexuar, thuajse një akademik që kishte ndërtuar një skemë 1 miliard euro për 30 vite me qeverinë shqiptare për inceneratorin inekzistues të Tiranës.
Në fakt, akademiku doli një njeri që nuk dinte të komunikonte mirë në media, një njeri që nuk e njihte komunikimin publik. Doli një individ që lexonte çfarë i kishin përgatitur avokatët.
Doli një individ, i cili na tha gjithçka që na thotë banda e tij mediatike e inceneratorëve dhe prodhoi thjeshtë dhe vetëm disa linqe që këtë proces e bën zakonisht në mediat e tij kriminale, ato që ai paguan për procesin gjyqësor në Vjenë.
Mërtiri nuk tha asgjë! Pritshmëritë ishin se do të tregonte lidhjet e tij me ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, që do të thoshte si kishte kaluar tek Erion Veliaj, që do të tregonte si ishte takuar me Edi Ramën, si kishte bashkëpunuar me Engjëll Agaçin, e kështu me radhë, por këto i mohoi të gjitha, për më tepër, nuk tha asnjë emër.
Ai qëndroi tek e njëjta strategji, sulmoi prokurorin Klodian Braho, duke thënë se kishte falsifikuar provat që çojnë në burg bashkëjetuesen e tij Stela Gugallja. Ai doli në media, jo për interes të publikut, këtë tashmë e kanë të qartë të gjithë.
Ai doli në media për interes të tij për të siguruar vetëm një gjë, mundësinë e tij të fundit që t’i shpëtojë drejtësisë shqiptare, duke përdorur hapësirat që ia jep procesi gjyqësor që ai ka hapur në Austri. Aty ku do të shitet se i është bërë padrejtësi ligjore, se i janë shkelur të drejtat, se Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja nuk kanë qenë të barabartë para ligjit, ka pasur falsifikim provash e kështu me radhë.

Pra, ato që kemi dëgjuar prej më shumë se një viti, kur Mirel Mërtiri dhe bandat e tij mediatike kriminale filluan skenarët publikë me sulme dhe akuza për t'u besuar e vërteta që donte Mireli.
Gjithçka është lexuar, gjithçka është shkruar në mediat e lidhura me Mirel Mërtirin, sulmet kriminale ndaj prokurorëve të SPAK-ut, të pavërtetat e thëna publikisht, krimi në bashkëpunim me Mirel Mërtirin për të sulmuar prokurorët, për të mohuar të vërtetën dhe për të shpikur një të vërtetë të re, Mirel Mërtirin pa akuzë, kishin synim shpëtimin e bashkëjetueses së tij nga ekstradimi në Shqipëri me pranga në duar.
Më pas ai intelektuali i madh, Mirel Mërtiri, do t'u rrëfehej mirë prokurorëve të SPAK-ut dhe do të tregonte të vërtetën, bashkë me ato gënjeshtrat që tha dje, që nga e para deri tek e fundit.
CNA do të sjellë një analizë të plotë të fakteve në lidhje me intervistën e djeshme të Mirel Mërtirit, e cila ishte një qokë shpëtimtare përballë drejtësisë së Austrisë, së cilës Mërtiri iu mëshirua duke thënë se i besonte dhe përballë saj sulmoi SPAK-un, drejtësinë shqiptare dhe gjykatat.
Nuk tha asgjë tjetër, thjesht lexoi përgjigjet e akuzave të tij, të cilat i kishin shkruar më së miri prokurorët dhe Mireli që i lexonte në vazhdim, apo “isoja e dashurisë” që i mbante Enton Abilekaj, qoka politike që i vinte si shpëtim nga Belind Këlliçi dhe kuptohet Çim Peka në rolin e gazetarit që mendoi se po bënte një shërbim të madh për publikun, por Mirel Mërtiri nuk kishte hallin e publikut, as të Çim Pekës dhe as të Belind Këlliçit.
Abilekaj kishte hall të shlyente një borxh, ndërsa Mirel Mërtiri kishte një hall tjetër, të fitonte gjyqin e ekstradimit të bashkëshortes dhe të tijin, të hapura si procese ligjore në gjykatën austriake dhe beteja e tij në debatin e djeshëm u fitua, ja pse Mirel Mërtiri u shfaq publikisht./ CNA
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar ...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vendosur masa ndëshkuese...
Ditën e sotme pritet të zhvillohet seanca gjyqësore pë...
Nisin prishjet në pikën turistike të Drilonit ku po zbatoh...
Kryeministri Edi Rama, këtë të martë e ka nisur ditën ...
Ola Xama i ka çjerrur maskën Mirel Mërtirit të quajtur tru...
Mirel Mërtiri ka hedhur akuza të forta ndaj SPAK. Sip...
Mirel Mërtiri nuk ndalet së lëshuari perla ndërsa nuk mund...
Mirel Mërtiri, "truri" i inceneratorëve, në daljen e t...
Vlera që Mirel Mërtiri pranon se ka marrë koncensionar...
Mirel Mërtiri është kthyer në qesharak. Teksa SPAK-u e ka sh...
Ai që është njohur si truri i inceneratorëve, vjedhjes...
Mirel Mërtiri ka folur këtë të hënë për miliona euro, ...
"Truri" i inceneratorëve, Mirel Mërtiri, vijon me skenarin...
Mirel Mërtiri nuk ndal sulmet ndaj SPAK-ut dhe prokurorëve...
Mirel Mërtiri, i cili njihet si ortak i "Top Channel",...
Mireli si një analfabet. Njeriu që konsiderohet nga SPAK-u...
"Truri" i inceneratorëve, Mirel Mërtiri, ka folur për ...
"Truri" i inceneratorëve, Mirel Mërtiri, ka sulmuar SPAK-u...
"Truri" i inceneratorëve, Mirel Mërtiri, ka pranuar se...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...