
“Truri” i inceneratorëve, kapobanda Mirel Mërtiri ka dalë nga vrima e tij ku strehohet.
CNA ka raportuar më parë se ai ndodhet në Vjenë, në pronat e baxhanakut të tij.
Mireli në Austri ka hapur një proces gjyqësor për të ndalur ekstradimin, pasi shteti austriak i ka refuzuar fillimisht procedurën administrative.
Së bashku me nënën e fëmijëve të tij, Stela Gugallja, e cila del tek inceneratori i Elbasanit, Mirel Mërtiri, njeriu i shumëpërfolur i viteve të fundit pritet të flasë nga Vjena.
Ai ka dalë nga vrima pas sekuestrimit të inceneratorit të Tiranës dhe arrestimit të rreth 15 personave në lidhje me aferën korruptive në rastin e Tiranës.

Mërtiri po del dhe po flet pasi politika, por edhe SPAK-u kanë nxjerrë fakte dhe prova të pakontestueshme se kemi të bëjmë me një aferë korruptive mbi 110 milionë euro nga të cilat shteti shqiptar ka paguar 60 milionë euro për incenerator që nuk ekziston në Tiranë, pa folur për Elbasanin, ku Mërtiri nëpërmjet njerëzve të tij implementoi një kazan nafte që kushton 2 milionë euro për t’u mbajtur në punë në vit, apo në Fier ku nuk ka përfunduar ndërtimi.
Mërtiri do të dalë ditën e hënë të flasë tek emisioni i Çim Pekës, këtë herë në një dritare opozitare.
Mërtiri pritet të na thotë ato të vërtetat që SPAK ia kërkon, por më shumë sesa për të folur, dalja e “trurit” të inceneratorëve është një sfidë për SPAK-un, është një sfidë për shtetin shqiptar.
E ndërsa SPAK e kërkon, Mireli del nga vrima dhe do ligjërojë në media për të vërtetën e tij. Kuptohet, një shtet i tërë ka rënë dhe SPAK-u ndoshta duhet të kryejë më shpejt hetime në raste të tilla për individë, të cilët kuptohet qartazi për çfarë do të shfaqet në televizion.

Së pari, Mërtiri do të shfajësojë kryebashkiakun e Tiranës, do të nxjerrë dokumente, do të thotë se ka qenë një proces i ndershëm, do të thotë se nuk ka pasur korrupsion, do të sulmojë ish-mikun e tij ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, do të përçojë ndonjë mesazh kërcënues ndaj Edi Ramës, do kërcasë dhëmbët diku në një vend tjetër.
Në fakt, më shumë sesa te Çim Peka, nëse Mërtiri do të ishte i pafajshëm në lidhje me këtë aferë, mjafton që të shkojë të paraqitet në SPAK dhe të dorëzojë dokumentet e tij që e provojnë si të pafajshëm, kur në fakt ai akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale dhe mashtrim ndaj shtetit shqiptar.
Vetëm nga Tirana, Mirel Mërtiri dhe kompanitë e tij kanë fituar 110 milionë euro dhe 178 në total. Deri më sot ai asnjëherë nuk kishte pranuar se kishte lidhje me inceneratorët dhe ishte njeriu kryesor i tyre.
Tashmë, pritet që Mireli të nxjerrë dokumenta. Po del nga vrima për të thënë se ai është babai i inceneratorëve, se ai është drejtuesi, koka e bandës kriminale të inceneratorëve, që drejton një tjetër grup kriminal në media, i cili paguhet me ato para që vidhen nga xhepat e shqiptarëve të varfër, nga lekët e dherave që hidhen në Sharrë, biznese që paguhen nga qytetarët dhe banorët e Tiranës.

Mirel Mërtiri po del në një shfaqje televizive si koka e një mafie që shkon sa në politikë, aq dhe në media, si një kapobandë kriminale që ka mashtruar shtetin shqiptar, që akuzohet për aferën e inceneratorëve, që përdor ortakëri me media, lëshon llokma nga paratë e vjedhura nga xhepat e shqiptarëve për të mbrojtur veten, për të kërcënuar dhe shantazhuar prokurorët e SPAK-ut në këto media, apo sulmuar nga Vjena këdo që kërkon të zbardhet e vërteta e inceneratorëve dhe të ndalet krimi i një kontrate koncesionare korruptive.
Ky krim nuk po ndalet dhe pagesat vazhdojnë për kompaninë e sekuestruar, ku nënkontraktorët janë të njejtët që ka firmosur Mirel Mërtiri me vlerat e fryra, sipas asaj që na thotë SPAK-u.
Prandaj, Mirel Mërtiri po del nga vrima për të na treguar se është kapobanda i inceneratorëve, por që është i pafajshëm, që nuk ka njohje me Erion Veliajn dhe bashkinë e Tiranës, që nuk i njeh zyrtarët, që mik ka vetëm me Arben Ahmetajn, që krimin ia kanë bërë mediat, që ka shpifur politika e kështu me radhë.
Në fakt, e vërteta është një dhe vetëm një dhe po e përsërisim. Mirel Mërtiri, në bashkëpunim me pushtetin, me mazhorancën socialiste, me shumicën e ministrave, nga i pari tek i fundit janë përfshirë në aferën e inceneratorëve dhe skenari i tyre tashmë është i qartë, duan që faturën ta lënë mbi Klodian Zoton dhe mbi ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.
E vërteta është më e gjërë sesa kaq, nuk janë vetëm këta të dy, por është edhe Mirel Mërtiri dhe dhjetëra ministra e zyrtarë të tjerë të përfshirë në një aferë korruptive e një vullneti politik të Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama në lidhje me inceneratorët.
Tashmë të dëgjojmë si do të bilbilosë i përgatitur më parë gjyzari Mirel Mëriti, i cili më në fund doli nga vrima dhe pranoi se është kapobanda i inceneratorëve dhe do të flasë në emër të tyre./ CNA
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, foli pas daljes nga...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nuk ka pranuar të japë d...
Sokol Mjacaj, i dënuari që terrorizoi burgun e Peqinit ësh...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rru...
Dita-ditës po dalin emra të tjerë të implikuar në afer...
Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen në ngarkim të Sali B...
Ish-prefekti i Kukësit, Granit Gjana, është paraqitur sëri...
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka përfunduar d...
I Ngarkuari me Punë i SHBA në Shqipëri, David Wisner, ...
Reshjet e dëborës në zonat e thella malore kanë sjellë...
Ditën e sotme, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ...
Partia Socialiste ka kërkuar të merret masë disiplinor...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 3 vite e 6 muaj burg për i...
Gazetari Elton Qyno ka reaguar për herë të parë pasi S...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zbulaur se si paraqitet ...
Mëngjesin e sotëm, qyteti dhe fshatrat e Korçës janë p...
Catherine Woollard, Drejtorje Ekzekutive e Këshillit Evrop...
Kryeministri Edi Rama, këtë mëngjes ka bërë me dije se si ...
Qarku i Kukësit këtë mbrëmje është përfshirë nga Kjo e en...
Analisti Andi Bushati tha se në2 korridoret e mediave ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...