Reshje bore në disa akse/ Apeli i ARRSH-së për drejtuesit e mjeteve
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zbulaur se si paraqitet ...

Gazetari Elton Qyno ka reaguar për herë të parë pasi SPAK e mori në pyetje për rreth 6 orë dhe ushtroi kontroll në banesën dhe korrespondecën e tij.
Në reagimin e tij, Qyno ka falënderuar të gjithë kolegët që e kanë mbështetur në situatën e befasishme dhe të paprecedentë që i ndodhi. Gazetari ka bërë me dije se i është sekuestruar çdo gjë e mundshme, telefonat, kompjuterët, 7 USB dhe çdo send tjetër.
Qyno shprehet i keqardhur që në 18 vite punë vetëm pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda, SPAK dhe prokurorive të tjera në rrethe, përfundoi në një ekzaminim të tillë të cilin e quan të paligjshëm dhe antikushtetues.
Gazetari nënvizon një fakt që pavarësisht se me qindra herë kanë marrë kërcënime dhe shantazhe nga njerëz të ndryshëm, edhe në sy të gjykatësve asnjëherë nuk është bërë hetim për ata që kanë dhunuar gazetarët, ndërsa në rastin që ai ka publikuar informacione nga një dosje siç mund ta bënte çdo gazetar tjetër i ushtrohet një kontroll i tillë.
Po ashtu, gazetari Qyno evidenton faktin se si ministra dhe zyrtarë shteti kanë dalë në përgjime dhe janë përfshirë në tenderë dhe koncesione dhe në fund drejtësia vepron mbi gazetarin lidhur me mekanizmat e gjetjes së informacioneve dhe nxjerrjes së sekreteve.
Reagimi i Elton Qynos:
Te dashur miq!
Faleminderit per mbeshtetjen dhe fjalet e mira qe me keni dhene gjate ketyre 48 oreve, duke me bere te ndjehem mire mes kolegesh dhe shoke.
Une personalisht por edhe familja ime rane ne nje situate te befasishme dhe te paprecedente ndonjehere, duke u bere objekt kontrolli te njepasnjeshem, e duke u sekuestruar cdo gje e mundshme, qe mbase e ne vijim mund te na rrezikoje, ekspozoje mbi sigurine tone dhe kanalet e informimit te ketyre 18 vite pune si reporter i kronikes se zeze ne Shqiperi.
Une nuk kam shpifur, por kam nxjere informacion,siç mund te beje cdo koleg i imi cdo dite, dhe nxjer e publikon online,print apo tv cdo dosje qe i bie ne dore, pa i dhene llogari ndokujt se nga kush i mer dhe ne cfare forme i mer.
Jam ndjere i keqardhur per kembenguljen e paligjshme te organeve hetimore per te depertuar ne cdo kanal informacioni qe une kam, duke me sekuestruar telefonat,dy kompjuterat, 7 usb, cd e sende te tjera.
I keqardhur qe ne 18 vite pune vetem prane prokurorise se Krimeve te Renda,SPAK dhe prokurorive te tjera ne rrethe, te perfundoj ne nje ekzaminim te tille te paligjshem dhe antikushtetues dhe ne kundershtim te cdo konvente per te drejten e informimit dhe raportimit.
Shpesh here per shkak te punes qe bejme ne gazetaret ndodhemi mes nje vale kercenimesh shantazhe dhe presionit nga me te ndryshme, te cilat vijne nga palet e para, te dyta dhe te treta.
Kercenimet na vijne ne menyre te terthorazi, ne rruge madje dhe ne sallen e gjyqit apo ambjenteve te gjykates se posacme SPAK, ku gazetaret ne sy te prokuroreve,policeve te gjykates dhe avokateve te pandehur, kercenohen,fyhen dhe jane goditur me shkelma e grushta, vetem e vetem pse kane shkruar.
Asnje hetim nuk eshte nisur nga prokuroria e SPAK edhe pse prokurori ka qene prezent ne salle apo qofte dhe ne korridor, ku ka ndodhur situata e palighshme.
Nje situate e tille ka ndodhur me Armand Bajramin A2CNN, Edmond Hoxhen BIRN qe u kercenua direkt ne sallen e gjyqit, mua personalisht disa raste,(se fundi me shijaksit) Flamur Vezaj, Anila Hoxhen TOP CHANNEL Klodiana Lalen NEËS 24, Artan Hoxhen ABCNEËS, Anduenen, Ermalin e te tjere, por askush nuk nisi hetim.
E mbani mend kur te denuar e familjare tek ceshtja Lazarati, vune perpara dhe rrahen me shkelma mes gjykates operatore dhe gazetare.A pati ndonje hetim?Fare.
Ndersa tashme organet e hetimit lene punet e dosjeve te dites TE KORRUPSIONIT te zyrtareve te larte, duke u perqendruar tek une.
Ne nje vend si ky i yni, ku titullari i shtetit dhe ministrat e tij, flasin me telefon dhe dalin ne pergjime te dosjeve te spak, me lloj e sorollop krimineli duke u perfshire se bashku me ta per te blere vota ne cdo qender votimi apo duke ndare llokmat e tenderave dhe koncesioneve, ngeli rasti dhe erdhi koha qe drejtesia duhet te veproje mbi mua lidhur me mekanizmin e gjetjes se informacioneve dhe nxjerjen e sekreteve.
Tre kryetare opozite dhe zyrtare te tjere te qeverise jane nen hetim nga SPAK, dhe e kuptoj ne cfare tryesnie eshte SPAK.
I keqardhur realisht qe ne gjithe kete kakofoni provash, SPAK mbeti tek une per te hetuar dhe te zbuloje burimet.
Rrembimi i telefonave ne menyre te paligjshme duke mos me vene ne dispozicion qofte dhe nje proces-verbal bllokimi, automatikisht me ekspozon dhe kercenon jo 1, por nje rrjet te tere burimesh te mia konfidenciale ne administrate dhe jashte saj.
Aq me teper me ekspozon dhe kercenon mua si gazetar tek pale te dyte apo te treta, qe pa dyshim ne te nesermen mund te marin veprime te kundraligjshme.
Faleminderit te gjitheve ju per mbeshtetjen dhe solidaritetin qe patet.
Per shkak te kushteve te paprecedente te bllokimit ne menyre te paligjshme te dy telefonave numrat e mi jane serisht te njejtet ne perdorim aktualisht./ CNA
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zbulaur se si paraqitet ...
Mëngjesin e sotëm, qyteti dhe fshatrat e Korçës janë p...
Catherine Woollard, Drejtorje Ekzekutive e Këshillit Evrop...
Kryeministri Edi Rama, këtë mëngjes ka bërë me dije se si ...
Qarku i Kukësit këtë mbrëmje është përfshirë nga Kjo e en...
Analisti Andi Bushati tha se në2 korridoret e mediave ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë lajmin ...
Gazetari Elton Qyno thotë se në SPAK dosjet më të nxeh...
Mjeku i Akademisë së Sigurisë është vënë në prangat e ...
Komisioni Europian ka një grant për Shqipërinë për ndë...
Ish-ministri Fatmir Mediu ka reaguar në rrjetet e tij ...
Një aksident automobilistik ka ndodhur në në aksin rru...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, shprehu rezerva ndaj G...
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka dhënë nj...
Dan Hutra, personi i arrestuar për vrasjen e tri grave në ...
ARRSH-ja njofton se ditën e shtunë më 16 dhjetor nga ora 0...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë pretend...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Greqia n...
Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind K...
Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Beris...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...