Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Greqia nuk është është shkaku kryesor pse BE bllokoi hapjen e kapitujve për Shqipërinë.
Ai e ka drejtuar gishtin e akuzës nga kryeministri Edi Rama, duke thënë se ka dhunuar parimet themelore të të drejtave themelore të njeriut dhe parimet ndërkombëtare të drejtësisë.
Berisha është shprehur në deklaratë për mediat se për interesa mafioze, për interesa strikt pasurimi, Rama u vë vizën marrëdhënieve me një vend fqinj, i cili jo vetëm që nuk ka bllokuar, por ka mbështetur të gjithë procesin e integrimit europian dhe euroatlantik të Shqipërisë.
Sipas liderit demokrat është Edi Rama me qëndrimet e tij që ka bllokuar hapjen e kapitujve për Shqipërinë dhe jo Greqia.
“Nuk ka diskutim se në këtë vendim një peshë të veçantë ka pasur dhe ka qëndrimi ndaj minoriteteve, por ky qëndrim i BE është një parim themelor që nuk ka lidhje me Shqipërinë në mënyrë specifike, por ka lidhje me çdo vend aty ku jetojnë minoritetet.
Edi Rama mund ta akuzojë Greqinë duke mashtruar shqiptarët, por e vërteta është se shkaku kryesor nuk është Greqia. Thashë, pika e parë është mungesa e dialogut.
Por shkaku kryesor është dhunimi nga Edi Rama i parimeve më themelore të të drejtave të njeriut dhe parimeve ndërkombëtare të drejtësisë.
Mosrespektimi e prezumimi i pafajësisë e bëjnë bllokimin e betimit një akt antikushtetues në ligjet shqiptare. Një akt që dhunon në mënyrë flagrante konventën evropiane të të drejtave të njeriut.
Dhe kjo bëhet vetëm e vetëm për pushtimin e Edi Ramës dhe grupeve të tij mafioze të tokave dhe trojeve në Himarë, të cilat Beleri nuk do i lejonte kurrë.
Pra, shikoni se si për interesa mafioze, për interesa strikt pasurimi, u bie vizë marrëdhënieve me një vend fqinj, i cili jo vetëm që nuk ka bllokuar, por ka mbështetur të gjithë procesin e integrimit europian dhe euroatlantik të Shqipërisë.
Pra është Edi Rama me qëndrimet e tij dhe jo Greqia, e cila nuk kërkon asgjë tjetër, vetëm atë që ligjet shqiptare dhe praktika shqiptare dhe botërore përcakton në parimin e pafajësisë dhe atë që praktika shqiptare e ka përcaktuar në raste të tjera, kur kandidatët kanë qenë shqiptarë.
Problem tjetër madhor që lexohet në dokumentin e Këshillit është problemi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit.
Emërimi i Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Rendit, person me rekorde ndër më kriminalet në Europë, zbulimi i bisedave të Edi Ramës me telefonat e kriptuar, ka shkaktuar rrëqethje në kabinetet evropiane.
Ndaj dhe ata kanë vendosur aty luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si një kusht i pakapërcyeshëm.
Kushtet e tjera lidhen me reformën e pronësisë, regjistrimin dhe kompensimin e pronave në mënyrën më transparente. Luftën kundër falsifikimeve në këtë fushë, pasi trafikantët të llojit Pëllumb Gjoka e të tjerë, kanë pushtuar miliona e miliona metër katrorë tokë të pronarëve legjitimë.
Reformat, thotë deklarata e BE, për integrimin evropian, janë një kusht tjetër. Dhe reformat janë një univers me të cilat Edi Rama nuk ka asnjë lidhje sepse ai bën reforma vetëm në interesin e tij, siç ishte kjo e sotmja me rregulloren, ku bëhet i pari lider në botë që voton heqje të përkohshme mandatesh për opozitën.
Së fundmi, përsëri miratimi i vendimeve bazuar në ligjin e minoriteteve. Kjo është një detyrim kombëtar dhe ndërkombëtar. Ata të cilët kanë frikë nga minoritetet, ata janë siç thotë Fridih Niçe, horrat në strofullën e fundit të nacionalizmit.
Minoritetet janë të pranishme në çdo vend dhe është e mjerë ajo shumicë, nuk është e lirë ajo shumicë që nuk garanton të gjitha liritë dhe të drejtat e minoriteteve.
Nga viti 2017 gjer sot, Edi Rama nuk firmos vendimet e duhura, në përputhje me ligjin që ka votuar në vitin 2017.
Kusht tjetër është edhe censusi, që është marrë vesh se po bëhet thjesht një transpozim i dokumenteve nga gjendja civile te dokumentet e censusit pa asnjë lloj transparence.
PD, duke dënuar me forcën më të madhe Edi Ramën si përgjegjësin kryesor Edi Ramën për moshapjen e negociatave, kapitullit të parë, garanton partnerët ndërkombëtare dhe BE se ajo ka shpallur dhe shpall si interes, si yll polar, procesin e integrimit të Shqipërisë në Europë dhe është e vendosur që ndërmarrë çdo akt, veprim dhe ligj për një ecuri të pandalshme të Shqipërisë në BE”, tha Berisha./ CNA
Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind K...
Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Beris...
Jo të gjithë qytetarët shqiptarë mund të lidhen me num...
Kryeministri Edi Rama ka folur për hetimet e SPAK-ut m...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykatës...
Qeveria ka lënë me "gisht në gojë" administratën duke ...
Ish-ministri Fatmir Mediu ka folur për mediat pas sean...
Është zhvilluar sot në GJKKO seanca gjyqësore për ish-mini...
Është zbardhur debati i ashpër mes kreut të grupit të ...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka...
Deputeti Dashnor Sula ka tentuar të hyjë me forcë në sallë...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas marrjes në py...
Opozita po përplaset me gardën në hyrje të Kuvendit. F...
Sot do të mbahet seanca e radhës për ish-ministrin Fat...
Kryeministri Edi Rama këtë herë "show"-n e radhës e ka...
\ Socialistët vijojnë të heshtin për hetimet e SPAK-ut ...
Gazetari Elton Qyno ka folur pas marrjes në pyetje nga SPA...
Kryeministri, Edi Rama është takuar këtë të mërkurë me...
Bashkimi Europian nuk ka vendosur ende një datë për ha...
Gazetari Elton Qyno është marrë në pyetje nga SPAK kët...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...