Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Gazetari Elton Qyno është marrë në pyetje nga SPAK këtë të mërkurë për nxjerrjen e akteve hetimore.
Qyno nuk ka preferuar të tregojë burimin e informacionit. Pas përfundimit të dëshmisë, oficerët e BKH-së kanë ushtruar kontroll në banesë, zyrë dhe në makinë.
Por marrja në pyetje dhe kontrolli kanë sjellë një reagim të ashpër të gazetarëve.
Një ndër ta është Esiona Konomi, e cila shprehet se respekton punën e SPAK-ut, por thekson se shoqërimi është shqetësues.
“Pavarësisht respektit të plotë për punën e çdo institucioni të drejtësisë, sidomos të SPAK, shoqërimi, ndalimi apo proçedimi i gazetarit Elton Qyno është shqetësues.
Rrethanat e paqarta që lidhen me këtë proces mbartin rrezik për cënimin e fjalës së lirë dhe dekurajojnë gazetarinë investiguese.
Mungesa e informacionit e bëjnë të pamundur dallimin mes shenjtërisë së mbrojtjes së burimit dhe konsumimin e veprës së nxjerrjes së sekretit hetimor.
Në çdo rast, mbajtja e kolegut Qyno kaq gjatë dhe mungesa e transparencës për arsyet, krijojnë panik për familjen e tij e cila është kontrolluar në banesë dhe sjellin shqetësim tek gazetarët.
Mbase dimë pak mbi këtë “histori”, por SPAK-ut i shkojnë përshtat veprime proporcionale e transparente.
Në të njëjtën kohë, për ne si gazetarë ka rëndësi një raportim me etikë e në respektim të ligjeve të fuqi”, shkruan ajo.
Gazetarja Anta Muçaku e lidh situatën e sotme me dramën “Nothing but the truth” ku u arrestua reporterja Rachel Armstrong pasi nuk tregoi burimin e lajmit.
“Mbajtja prej më shumë se 10 orësh e Elton Qynos, peng në SPAK, më kujtoi dramën “Nothing but the truth” ku reporterja Rachel Armstrong, në mbrojtje të burimit të lajmit, ra në burg.
E ç’nuk i ndodhi, e ç’nuk hoqi në qeli e prapë nuk e tregoi burimin!
Detyra e medias nuk është të bashkëpunojë as me policinë, as me Prokurorinë, detyra e medias është t’u shërbejë qytetarëve. Rrjedhjen e informacionit, SPAK ta gjejë brenda vetes!
Ps. Na kurseni komentet negative sepse nuk dua t’ia di për asnjë luftë klanesh. Ky është solidarizim mes kolegësh se sot është radha e Elton Qynos, nesër mund të jetë e jotja dhe e imja!”, shkruan ajo.
Gazetari Klodian Tomorri e cilëson një turp marrjen në pyetje, pasi thekson se burimi i beson jetën gazetarit.
“Vetem vrasesi te shtrengon per te nxjerre burimin
Nese arsyeja e ndalimit te kolegut Elton Qyno eshte me te vertete shantazhi per te nxjerre burimin e informacioneve qe ai ka publikuar, ky eshte precedenti me kriminal dhe sulmi me i rrezikshem qe i eshte bere ndonjehere medias ne Shqiperi.
Ai prokuror qe kercenon gazetarin te nxjerre burimin eshte turpi i drejtesise se re, drejtesise se vjeter dhe cfaredo drejtesie ne bote.
Burimi i beson jeten gazetarit. Dhe gazetari qe nxjerr burimin behet hjeks. Ndersa ai qe te shtrengon per te nxjerre burimin eshte as me shume dhe as me pak, por vrases.
E ka ngrene njehere nje gol SPAK-u per kete pune kur ja theu turinjte Gjykata e Strasburgut per serverat e Lapsit.
Pra eshte eshte hera e dyte qe e ben kete histori SPAK-u. Dhe meqe keta nuk merrkan vesh, perballe ketij agresioni ka vetem nje rruge. Te sanksionohet ne Kushtetute mbrojtja e gazetarit per te mos nxjerre burimin. Shprehimisht”, deklaron ai.
Mbështetjen për Qynon e ka shprehur edhe Anila Hoxha.
“Kontrollohet shtëpia e gazetarit Elton Qyno për nxjerrje të sekretit hetimor!
Jam me Elton Qynon dhe me çdo gazetar që i shërben publikut dhe të vërtetës”, thekson ajo.
Këto janë vetëm disa nga reagim në rrjetet sociale të njerëzve të medias, të cilët kanë mbështetur kolegun e tyre./ CNA
Në Spitalin e Fierit, gjatë një mëngjesi të një dite pune,...
Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa foli për...
CNA ka raportuar prej kohësh për përplasjet mes ...
Këtë të mërkurë është thirrur në SPAK gazetari Elton Qyno,...
CNA ka denoncuar prej disa ditësh se disa media po het...
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqi...
47 për qind e vajzave, grave kanë përjetuar një moment...
Ministri i Brendshëm Taulant Balla në konferencën “Bas...
Ish-kryeministri Sali Berisha foli lidhur me konkluzio...
Kronikat, shkrimet, investigimet në media për incenera...
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ratifikimin e marrëveshje...
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka publikuar ...
Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind K...
Duke filluar nga mbrëmja e së mërkurës, do të ketë një...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar lajmet që q...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur akt të turp...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në deklaratën për media...
Prej gati 20 vitesh në mediat e Iran Hysenbelliut, Robert ...
Të martën në ‘Europe House' në Tiranë, Rrjeti Ballkani...
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, zëvendëskryeministrj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...