Rikthehen dëbora dhe ngricat/ I ftohti pritet të "paralizojë" vendin
Duke filluar nga mbrëmja e së mërkurës, do të ketë një...

Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, sot në deklaratën për mediat, ka vijuar me denoncimin për aferën e inceneratorit të Tiranës ku është ndalur te një pikë shumë e rëndësishme, te mosfunskionimi i njësisë së zbatimit të projektit.
Sipas informacioneve të tij, askush nuk merr përsipër të firmosë për Erion Veliajn pasi e dinë se do të bëjnë burgun për të.
“Dua të ndalem te një pikë shumë të rëndësishme, te mosfunksionimi i njësisë së zbatimit të projektit, pikërisht për faktin se tashmë në bashkinë e Tiranës, është publik shqetësimi dhe mes gjithë punonjësve të administratës se kushdo që firmos për këtë aferë duhet të bëjë burgun për Erion Veliajn.
Ndaj dhe ka një arsye se pse për dy vite, askush nga Bashkia e Tiranës nuk merr përsipër të firmosë në emër të Veliajt për të bërë burgun për të.
Kështu që nëse njësia e zbatimit të projektit do të duhet të funksionojë, dhe me të drejtë administratori shtetëror, Arjan Baçi i bën thirrje Erion Veliajt të çojë anëtarët, dhe zv/kryeministrja Balluku i bën thirrje të çojë dy anëtarët, le të shkojë Erion Veliaj si anëtar i njësisë së zbatimit të projektit dhe të firmosë e të bëjë ai burgun me dinjitet dhe jo punonjësit e tij”, tha Këlliçi.
Më tej, ai denoncoi se në materialin e depozituar javën e shkuar për urdhër-arrestet janë hequr dokumente dhe prova që ai i ka depozituar në SPAK në datën 1 nëntor.
Dokumentet e publikuara nga Këlliçi nxjerrin emra të tjerë dhe institucione të tjera të përfshira në aferën e shekullit.
Sipas Këlliçit, ‘Intergrate Energy BV’, ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me policinë bashkiake, Ermal Kapllanin, drejtori e saj, i cili nuk figuron askund në dosje, me Taulant Tushën si drejtor i punëve publike, dhe me inspektoratin shtetëror mjedisor të ujërave dhe mjedisit në Tiranë.
Këta kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi dhe janë vënë në dispozicion të inceneratorit.
Këlliçi ngre pikëpyetjen se me çfarë tagri e ka firmosur Taulant Tusha këtë marrëveshje.
Ai shton se, kjo marrëveshje flet për biznesin e dherave që deri tani i ka sjellë 50 milionë dollarë të ardhura këtij grupi kriminal, me një zë që nuk ka qenë fare i parashikuar në kontratën koncensionare.
“Për t'u ndalur tek një pikë shumë e rëndësishme, tek fakti që ne kemi një javë që denoncojmë që, në materialin e depozituar javën e shkuar për urdhër-arrestet e 15 personave, janë hequr dokumente dhe prova.
Unë do të sjell sërish para jush një marrëveshje bashkëpunimi që e kam bërë publike nga selia e PD, në datën 1 nëntor të këtij viti, e kam depozituar po atë ditë në SPAK si provë shtesë dhe nuk figuron askund.
Mund të jetë marrëveshje unikale në botë, ku marrëveshja firmoset nga ‘Intergrate Energy BV’, firmoset nga policia bashkiake, Ermal Kapllani, drejtori i saj, i cili nuk figuron askund në dosje, firmoset nga Taulant Tusha si drejtor i punëve publike, dhe nga inspektorati shtetëror i mjedisor i ujërave dhe mjedisit në Tiranë.
Këto institucione që duhet të bëjnë monitorimin e landfillit të Sharrës, këto që duhet të rakordojnë me njësinë e zbatimit të projektit, a janë kapur afatet, a po punohet siç duhet, a po ecën procesi i ndërtimit, a kemi ndërtim pa leje, siç u faktua dje, që janë mbushur liqenet me plehra.
Këto nënshkruajnë këtë marrëveshje bashkëpunimi, ku këto institucione të shtetit vihen në dispozicion të inceneratorit. Ku është e shkruar në kontratë në marrëveshje se Tusha, Kapllani dhe drejtori i mjedisit, për t'i dhënë informacion dhe për të mbikëqyrur punën, që puna të ecë në rregull për inceneratorin.
Pyetja që kam shtruar unë është cili është tagri i veçantë apo special i Taulant Tushës në këtë rast, që ka firmosur këtë marrëveshje. Përveç faktit që ka pasur një dakordësi që burgun për shefin duhet ta bënte Taulanti.
Kjo marrëveshje flet për atë që përmendi doktor Berisha, për biznesin e dherave që deri tani i ka sjellë 50 mln dollarë të ardhura këtij grupi kriminal, me një zë që nuk ka qenë fare i parashikuar në kontratën koncensionare.
Ja ku e keni këtë dokument, ftoj mediat, ftoj këdo të gjejë një rresht të vetëm në 109 faqe ku nuk përmendet fare Erion Veliaj, të përmendet ky dokument. E kam depozituar në datën 1 nëntor në SPAK”, ka bërë me dije Këlliçi./ CNA






Duke filluar nga mbrëmja e së mërkurës, do të ketë një...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar lajmet që q...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur akt të turp...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në deklaratën për media...
Prej gati 20 vitesh në mediat e Iran Hysenbelliut, Robert ...
Të martën në ‘Europe House' në Tiranë, Rrjeti Ballkani...
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, zëvendëskryeministrj...
Bashkimi Evropian nuk ka vendosur datë për hapjen e kapitu...
Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar kërkesën e SPAK-...
Spitali Amerikan ka sjellë një sërë shërbimesh shëndet...
Deputetja Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka shkua...
Gazetari Artan Hoxha komentoi në emisionin "Opinion" k...
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) shpalli fituesit e ...
“Inceneratorët janë një projekt i Rilindjes”. Kështu ...
Gazetari Elvi Fundo në një intervistë të zhvilluar për...
Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor...
Gazetari Elvi Fundo ka bërë një thirrje për dy “kokat”...
Ish-deputeti Belind Këlliçi ka folur lidhur me aferën ...
Kuvendi i Shqipërisë do të votojë më datë 18 Dhjetor p...
Rrjeti Ballkanik i Gazetarëve Investigativë (BIRN) dhe Reg...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...