Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Të martën në ‘Europe House' në Tiranë, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, "BIRN Albania" dhe organizata Regjistri Global i Medias, GMR, prezantuan gjetjet e hulumtimit mbi transparencën dhe përqendrimin e pronësisë së medias në Shqipëri për vitin 2023.
Monitori i Pronësisë së Medias publikohet për herë të dytë në Shqipëri dhe vjen në formën e një databaze në internet me një set indikatorësh për pluralizmin e medias, të cilat sipas nivelit të rrezikut vlerësohen me risk të lartë, mesatar dhe të ulët. Ky studimi u mundësua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.
“Liria e shprehjes dhe liria e medias marrin një rol qendror në procesin e zgjerimit të BE-së,” tha Silvio Gonzato, ambasadori i BE-së në Tiranë në fjalën e tij gjatë prezantimit të studimit, ndërsa theksoi se të gjitha vendet që aspirojnë të bëhen anëtare duhet të tregojnë angazhim për të respektuar lirinë e shprehjes.
Sipas gjetjeve të ekipit të MOM Albania, audienca dhe të ardhurat në tregun mediatik në Shqipëri vazhdojnë të jenë nën kontrollin e një grupi të vogël kompanish me pronësi familjare.
Katër pronarët më të mëdhenj të stacioneve televizive pa pagesë kanë një pjesë të përbashkët të tregut prej 72.47%, e cila konsiderohet me risk të lartë përqendrimi. Vetëm dy pronarët kryesorë në këtë segment – familja Frangaj e grupit mediatik "Klan" dhe familja Hoxha e "Top Medias" – kanë një zotërim të përbashkët të tregut prej 58.27%.
Ndërkohë, për sa i përket shtypit të shkruar, pronari mediatik lider i tregut, Irfan Hysenbelliu dhe familjarë të tij, kontrollojnë të vetëm gati gjysmën e tregut me 48.55%.
Përqendrimi i lartë i të ardhurave dhe audiencave në tregun mediatik vjen për faktin se ligji shqiptar rregullon vetëm tregun audioviziv. Për më tepër, ky ligj nuk përcakton qartë limite mbi monopolizimin dhe përqendrimin e lartë të tregut të medias audiovizive.
Përqendrimi i lartë i audiencës dhe të ardhurave në tregun mediatik në një grusht biznesesh familjare e ka bërë dhe më të lehtë ndikimin e grupeve politike dhe veçanërisht të qeverisë mbi mediat, nëpërmjet subvencioneve të tërthorta për biznese të lidhura me kompani mediatike dhe lidhjeve të drejtpërdrejta të pronarëve të medias me politikanë.
Sipas studimit, 98.34% e audiencës në tregun e medias audiovizive kontrollohet nga pronarë me lidhje politike ose që kanë marrë subvencione të drejtpërdrejta ose të tërthorta nga shteti.
Qeveria shqiptare ka përdorur strategji të shumanshme shpërblimesh dhe ndëshkimesh për të ndikuar mbulimin mediatik, duke iu përmbajtur parimit të “karrotës dhe shkopit”.
Ndërsa disa media të njohura marrin subvencione për prodhim programesh televizive dhe koncesione në fusha të tjera të rregulluara nga shteti, media të tjera janë përballur me gjoba, inspektime nga Tatimet apo masa të tjera ndëshkuese.
Subvencionet dhe kontratat qeveritare nuk kufizohen vetëm në media, por shtrihen edhe në bizneset jomediatike të pronarëve, duke ndërthurur më tej interesat ekonomike me vendimet editoriale.
Pushteti politik jo vetëm që ushtron ndikim mbi pronarët në fushën e medias, por gjithashtu ka ndikim të rëndësishëm në krijimin e përmbajtjes së lajmeve. Një makineri e sofistikuar propagandistike, e financuar nga burimet publike, gjeneron përmbajtje të parapërgatitur që shpërndahet më pas nëpër stacione televizive dhe media "online".
Në një lëvizje për të konsoliduar kontrollin, në shtator 2021 qeveria krijoi Agjencinë për Media dhe Informim, duke centralizuar mbikëqyrjen e të gjitha zyrave qeveritare të shtypit. Agjencia është krahasuar nga Instituti Ndërkombëtar i Shtypit me një ‘ministri propagande'.
Ndikimi i Partisë Socialiste në pushtet shtrihet përtej mediave tradicionale në platformat e mediave sociale, ku kryeministri ka kanalin e tij multimedial në "Facebook", të quajtur "ERTV", i cili shpeshherë është e vetmja media që lejohet të transmetojë nga eventet e qeverisë.
Në këtë sfond të zymtë mediatik, edhe ata pak gazetarë dhe media që i shmangen ndikimit politik duke raportuar në mënyrë të pavarur, përballen shpesh me sulme nënçmuese dhe fushata denigruese nga zyrtarët më të lartë në vend – nga qeveria, por edhe nga opozita.
Mediat e pavarura dhe gazetarët janë shtylla të rëndësishme të lirisë së shprehjes në një shoqëri demokratike për të mundësuar mbajtjen përgjegjës të personave me poste publike dhe pushtet politik.
Në kushtet e përqendrimit të pronësisë, të lidhjeve politike dhe ndikimit të qeverisë, Shqipëria përballet me një betejë të vështirë për ruajtjen e integritetit gazetaresk përballë një ndërthurjeje komplekse interesash./ Birn
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, zëvendëskryeministrj...
Bashkimi Evropian nuk ka vendosur datë për hapjen e kapitu...
Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar kërkesën e SPAK-...
Spitali Amerikan ka sjellë një sërë shërbimesh shëndet...
Deputetja Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka shkua...
Gazetari Artan Hoxha komentoi në emisionin "Opinion" k...
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) shpalli fituesit e ...
“Inceneratorët janë një projekt i Rilindjes”. Kështu ...
Gazetari Elvi Fundo në një intervistë të zhvilluar për...
Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor...
Gazetari Elvi Fundo ka bërë një thirrje për dy “kokat”...
Ish-deputeti Belind Këlliçi ka folur lidhur me aferën ...
Kuvendi i Shqipërisë do të votojë më datë 18 Dhjetor p...
Rrjeti Ballkanik i Gazetarëve Investigativë (BIRN) dhe Reg...
Rreth 9 orë e gjysmë ka qëndruar ish-ministri i Shënde...
Kuvendi i Shqipërisë do të votojë më datë 18 Dhjetor për d...
Shërbimet e operatorit më të madh të telefonisë mobile në ...
Prokuroria e Posaçme kërkoi këtë të martë autorizim nga Ku...
Partia Socialiste ka prezantuar prefektin e ri të Kukësit ...
Me një shkresë 7 faqëshe, SPAK i dërgoi sot një kërkes...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...