Kush janë dy prokurorët që kërkojnë arrest për Berishën
Prokuroria e Posaçme kërkoi këtë të martë autorizim nga Ku...

Shërbimet e operatorit më të madh të telefonisë mobile në Ukrainë, Kivstar, janë ndërprerë, si pasojë e një sulmi të madh kibernetik më 12 dhjetor.
Sulmi i hakerëve shkaktoi pengesa të mëdha në komunikim në gjithë vendin dhe i la miliona njerëz pa shërbime telefonike dhe të internetit mobil në vendin e shkatërruar nga lufta.
“Mëngjesin e sotëm ishim cak i një sulmi të fuqishëm të hakerëve. Sulmi shkaktoi prishje teknike të cilat e bënë të pamundur komunikimin përmes telefonisë mobile dhe qasjen në internet”, tha Kivstar në një komunikatë për media.
Shefi ekzekutiv i Kivstar, Oleksandr Komarov, tha për televizionin ukrainas se u nevojit fikja e rrjetit në mënyrë që, siç tha ai, të parandalohej “qasja e armikut” në të.
Raportohet se si pasojë e sulmit kibernetik më shumë se 24 milionë përdorues mbetën pa shërbime interneti dhe telefoni.
“[Sulmi] e dëmtoi shumë infrastrukturën e [IT] dhe e kufizoi qasjen. Ne nuk ishim në gjendje ta luftonim atë në nivel virtual, prandaj e fikëm Kivstarin fizikisht në mënyrë që t’ia kufizonim qasjen armikut”, tha Komarov.
Agjencitë për sundimin e ligjit, përfshirë Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës, janë duke u marr me incidentin, tha Komarov, duke shtuar:
“Kjo është luftë, jo vetëm në fushëbetejë, por edhe në hapësirat virtuale dhe, fatkeqësisht, ne jemi duke u sulmuar në këtë luftë”.
Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se e ka nisur një hetim ndaj sulmit kibernetik, duke thënë se po i heton “ndërhyrjet e pasanksionuara në aktivitetet e rrjeteve sociale, krijimin e një malware [një softueri qëllimkeq], cenimin e integritetit territorial të Ukrainës, tradhtinë e lartë, sabotimin, kryerjen e një lufte agresive, shkeljen e ligjit të luftës dhe pjesëmarrjen në aktivitete e një grupi kriminal”.
Raportohet se Rusia ka tentuar vazhdimisht t’i përdorë sulmet kibernetike kundër Ukrainës prej se e nisi pushtimin e paprovokuar të saj në shkurt të vitit 2022./ REL
Prokuroria e Posaçme kërkoi këtë të martë autorizim nga Ku...
Partia Socialiste ka prezantuar prefektin e ri të Kukësit ...
Me një shkresë 7 faqëshe, SPAK i dërgoi sot një kërkes...
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Berat. Një 7...
Avokati Genc Gjokutaj ka bërë nja analizë të veprimeve...
Avokati Genc Gjokutaj ka folur lidhur me kërkesën e SP...
Këtë të martë, SPAK iu drejtua me një kërkesë Kuvendit...
Deputeti Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat i ...
Bashkimi Evropian dhe Austria nisën zyrtarisht projekt...
Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike...
Qëndrimi i Greqisë se nuk do të pranojë procesin e anë...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të denoncojë aferë...
Ish-kryeministri Sali Berisha është treguar i gatshëm ...
Është zbardhur shkresa që kreu i SPAK-ut, Altin Dumani...
SPAK ka kërkuar autorizimin për "arrest shtëpie" për i...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në fjalën e tij g...
Të martën, Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendi...
Policia e Kurbinit ka dhënë detaje në lidhje me ngjarj...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka mohuar se janë vënë ...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi, përmes pamjeve nga incener...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...