Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Policia e Kurbinit ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e djeshme ku pati të shtëna me armë zjarri. Sipas policisë, efektivi Dh.M., 23 vjeç, teksa po ikte për në punë, në vendin e quajtur "Rruga e Sanxhakut" ka parë dy persona të armatosur.
Sipas të riut, 2 personat e armatosur sapo kanë parë efektivin, kanë qëlluar me armë në ajër. Menjëherë, punonjësi i Policisë është kundërpërgjigjur, duke qëlluar nga brenda automjetit të tij, me armën e shërbimit.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por është dëmtuar makina e policisë nga vetë të shtënat e efektivit.
Në vendngjarje nuk konstatohen gëzhoja, gjurmë apo prova të tjera materiale që mund t’u përkasin shtetasve të kallëzuar nga punonjësi i Policisë.
Aktualisht po hetohet në dy pista, e para lidhet me dëshminë e punonjësit të policisë dhe e dyta, dyshohet për një inskenim të ngjarjes nga ana e efektivit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 21:00, të mbrëmjes së kaluar, punonjësi i Policisë, shtetasi Dh. M., 23 vjeç, banues në Laç, me detyrë inspektor i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lezhë, ka kallëzuar se sapo ka dalë nga banesa, për në punë, me automjet privat, ka parë në rrugë, në vendin e quajtur "Rruga e Sanxhakut", 2 shtetas të armatosur, të cilët sipas dëshmisë së 23-vjeçarit, sapo e kanë parë atë, kanë qëlluar me armë zjarri, në ajër.
Në një situatë të tillë, punonjësi i Policisë është kundërpërgjigjur, duke qëlluar nga brenda automjetit të tij, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë shtetas.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, si dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon intensivisht, në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të fiksuar çdo provë qe do të çojë në sqarimin e rrethanave dhe të mekanizmit të ngjarjes, si dhe në zbardhjen e së vërtetës mbi këtë rast.
Aktualisht, nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se është dëmtuar automjeti i punonjësit të Policisë, nga qitjet me armë zjarri të kryera nga vetë punonjësi, nga brenda automjetit. Në vendngjarje nuk konstatohen gëzhoja, gjurmë apo prova të tjera materiale që mund t’iu përkasin shtetasve të kallëzuar nga punonjësi i Policisë.
Me qëllim hetimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të tij, te grupi i posaçëm hetimor është përfshirë dhe struktura vendore e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore./CNA
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka mohuar se janë vënë ...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi, përmes pamjeve nga incener...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi, sot në një deklaratë p...
Ish-deputeti Vangjel Tavo ka reaguar për tragjedinë familj...
Gazetari Ylli Rakipi në emisionin e tij “Të Pakespozua...
Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me operaci...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqit...
Tuneli i Llogarasë ka qenë objekti më i financuar gjat...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi ...
Gazetari Elvi Fundo bëri mbrëmjen e sotme një deklarat...
Gazetari Elvi Fundo ka konfirmuar se ka pasur një komu...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për arrestimin e Gëzim Ç...
Gazetari Artan Hoxha zbuloi mbrëmjen e sotme se si ësh...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar përplasjen mes dy “...
Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë për “Opinion...
Ish-prokurori, Eugen Beçi foli lidhur me hetimin e SPA...
CNA raportoi këtë të hënë se hetimet për inceneratorët...
Shqiptarët janë bombarduar kohët e fundit me linçimin publ...
Ish-kryeprokurorja Elisabeta Imeraj tha mbrëmjen e sot...
Andrew Strong, avokati amerikan i cili ishte pjesë e e...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...