Imeraj rendit arsyet/ Pse SPAK duhet t’i hetonte inceneratorët në një dosje të vetme
Ish-kryeprokurorja Elisabeta Imeraj tha mbrëmjen e sot...

Shqiptarët janë bombarduar kohët e fundit me linçimin publik që po i bëhet shoqërisë TIBO nga treshja mediatike "Digitalb - Top Media - Klan", si një grup mediash të cilat pavarësisht se në sytë e opinionit publik shfaqen si konkurrente, veprojnë si një trup i vetëm me qëllim: goditjen e çdo konkurrenti që ofron cilësi dhe shërbim më cilësor për qytetarët.
Sipas një pubikimi ekskluziv në RTV Klan, të ndjekur nga Top Media, mësojmë se sot Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), me një vendim tinzar, të pa lajmëruar dhe të votuar unanimisht, paska vendosur t’i heqë licensën shoqërisë TIBO, me pretendimin e shkeljeve dhe piraterive.
Sulme të ngjashme mediatike, të reklamuara nga një treshe e cila ka arritur deri aty sa të kontrollojë atë që duhet t’i monitorojë, në opinionin publik shiten si ‘’gjoba’’. Mesa duket kjo është manovra e radhës, për të eliminuar konkurrencën dhe për të kontrolluar tregun mediatik.
Prej ditësh AMA pretendon se është duke rrënjosur ligjin ndaj çdo platforme apo medie në Shqipëri, sipas disa rregullave që në fakt për disa tolerohen dhe anashkalohen. Veprimet e fundit vërtetojnë se roli i këtij insitucioni ka degraduar dhe tashmë besimi ndaj këtij institucioni ka rënë. Qartazi, duket se ky institucion, po shërben edhe si një vegël e treshes mediatike, duke cënuar konkurrencën e lirë në tregun mediatik.
Legjislacioni për mediat audiovizive dhe Institucioni i ngarkuar me zbatimin dhe respektimin e tij e bën të qartë se AMA, duhet të veprojë në kushtet ku çdo subjekt i autorizuar prej tij, të trajtohet në mënyrë të barabartë dhe të këtë pritshmëri të qarta lidhur me veprimet institucionale. Vetëm në këtë mënyrë respektohet zbatimi i parimit të "sigurisë juridike". Parim i cili është thelbësor për zbatimin e drejtë dhe të paanshëm të ligjit nga ana e AMA-s. Në këtë rast, AMA po cënon parimin e sigurisë juridike. Veç të tjerash, siguria juridike parakupton besueshmërinë e qytetarëve tek shteti dhe pandryshueshmërinë e ligjit për marrëdhëniet e rregulluara.
Shumëkush mund të pyesë përse ky vendim apo qoftë të hedhë hije dyshimi, por e vërteta është kjo:
Shoqëria Digitalb, gjendur përballë humbjeve të vazhdueshme të gjyqeve në favor të TIBO, me miliona EURO detyrime ndaj TIBO-s, tashmë urdhëron AMA-n që liçenca e TIBO të hiqet.
Për më tepër, ky vendimi i AMA-s, dhe publikimi i këtij lajmi nga Klan dhe TOP, pikërisht në ditën e zhvillimit të një konkurrimi publik ku TIBO ka marrë pjesë, cënon rregullat e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg ku secili operator duhet të konkurrojë në bazë të cilësisë dhe aftësisë së tij, cilësi të cilat TIBO i ka përmbushur gjithmonë.
TIBO do të vazhdojë të ndjekë rrugën gjyqësore për këtë vendim sikurse ka bërë për të gjitha vendimet arbitrare të deritanishme që ka ndërrmarrë AMA. Nga ana tjetër AMA nuk do t’i shpëtojë as veprimeve juridike dhe as SPAK-ut, për të nxjerrë të vërtetën dhe për të mbajtur përgjegjësinë ligjore.
Parimi i shtetit të së drejtës ku mbështetet një shtet demokratik, nënkupton sundimin e ligjit dhe mënjanimin e arbitraritetit, me qëllim që të arrihet respektimi dhe garantimi i dinjitetit njerëzor, drejtësisë dhe sigurisë juridike. Për këtë arsye, Shoqëria TIBO kërkon një hetim të thelluar për të zbuluar arsyet e vërteta pas vendimit të AMA-së./ CNA
Ish-kryeprokurorja Elisabeta Imeraj tha mbrëmjen e sot...
Andrew Strong, avokati amerikan i cili ishte pjesë e e...
Në disa media ka qarkulluar lajmi se biznesmeni nga Em...
Gjatë seancës së sotme gjyqësore për inceneratorët, is...
Vangjel Dule ka reaguar pas përfundimit të seancës gjy...
7 deputetë të opozitës janë përjashtuar me 10 ditë nga...
Këtë të hënë është u caktua të mbahet seanca gjyqësore...
GJKKO ka lënë në fuqi masat për 14 personat e hetuar n...
Ambasadori i ri i BE-së, Silvio Gonzato, ka shkuar kët...
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca për 15 të akuzu...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka urdhëruar vendosjen ...
CNA zbardhi në gusht të 2023-shit dosjen hetimore të SPAK-...
Një 29-vjeçar i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për ...
Në GJKKO është mbajtur këtë të hënë seanca për incenerator...
Ylli Manjani nuk ka ngurruar t'u dalë në mbrojtje të n...
Në Gjykatën e Posaçme ka zhvilluar këtë të hënë seanc...
Gazetarja Ola Xama ka zbërthyer disa pika kyçe nga dos...
Pas arrestimeve të bujshme të drejtorëve dhe zyrtarëve...
Ditën e premte, pas kërkesës së prokurorit Dritan Pren...
Partia Demokratike ka publikuar disa dokumente ku dall...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...