Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka folur për nismën që ka prezantuar kryeministri Edi Rama në Kongres, inteligjencën artificiale, e cila sipas numrit një të qeverisë do të shpëtojë Shqipërinë nga korrupsioni dhe do të na ndihmojë të integrohemi në BE.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Klosi tha se kjo është bërë për të lehtësuar punët, ndërsa moderatori Ylli Rakipi ka ironizuar socialistët duke thënë se deri më tani është përdorur inteligjenca normale e ministrave të kabinetit Rama ku përmend ministrin Ulsi Manja dhe Ogerta Manastirliun, por tani do të ndërrohet me inteligjencën artificiale.
Rakipi ngre pyetjen se si do të funskionojë dhe a do të merren direktivat nga kryeministri dhe do të përpunohen nga inteligjenca.
Pyetjet thumbuese në fakt kanë shkaktuar edhe të qeshura me panelistët në studio.
Biseda në studio:
Ylli Rakipi: Folëm për inteligjencën artificiale, që do të futet këtu. Tani, inteligjenca artificiale, nuk është e pavarur apo jo? Çfarë i fut ti, ajo i përpunon. Deri tani është marrë inteligjenca normale, e ministrave që keni ju, Ulsi, Manastirliu, ministrat që keni ju, janë marrë këto dhe janë bërë punët deri tani. Po tani, si do të bëhet, do t'i thotë i madhi fare gjërat dhe do të futen në inteligjencë dhe do të përpunohen, si do bëhet kjo?
Blendi Klosi: Më falni që përgjigjen do ta jap seriozisht, se ju e doni me humor.
Ylli Rakipi: Edhe me humor po deshe, sepse e kupton populli dhe na bën punë. Pra inteligjencën normale që keni, si do ta ndërroni me artificialen? Çfarë do të fusni aty?
Blendi Klosi: Dakord pra dakord… (qesh) Në radhë të parë duhet të kuptojmë se çfarë është inteligjenca. Është grupim, database i madh informacioni, kur ti kërkon një përgjigje, e gjen aty.
Ylli Rakipi: Nuk e fut Edi Rama?
Blendi Klosi: Në database që menaxhohet nga inteligjenca artificiale, janë të futura të gjitha gjërat e shkruara në rrugë digjitale, nga BE, nga Shqipëria, nga e gjithë bota. Kur kërkon për shembull të marrësh ligjin e mjedisit, se çfarë kanë thënë shtete të tjera për mjedisin, nuk ka nevojë të marrësh të përkthesh legjislacionin e BE, por ka përmbledhje që ta sjell inteligjenca artificiale. Ajo që duhet të hedhin në database administrata është legjislacioni i vendit, që shumica janë në version digjital. Pra, është i arshivuar i gjithë legjislacioni evropian, ne hedhim shqiptarin. Inteligjenca artificiale, e merr dhe e përpunon. Nëse më parë unë pyesja me qindra njerëz në ministri, nuk kemi pasur vlerësim të plotë të gjithë legjislacionit të fushës.
Ylli Rakipi: Po për tenderët që tha Edi Rama?
Blendi Klosi: Kompanitë, të gjithë informacionin do ta hedhin në database të inteligjencës artificiale.
Ylli Rakipi: Kush e zgjedh fituesin?
Blendi Klosi: Nuk do të ketë më nevojë që ndërtuesi i rrugës x, t'i hedhë materialet sa herë të bëjë rrugën, por i ka hedhur. Kur të bëhet rruga X për shembull, punën e bën administrata, por vlerësimin e standardin është inteligjenca që nuk të lejon… Kur të vlerësohen kompanitë që mund ta bëjnë rrugën, nuk është më individi, do të jetë teknologjia.
Ylli Rakipi: Po bëri gabim inteligjenca, SPAK-u thërret inteligjencën?
Blendi Klosi: Padyshim në fund fare do të ketë një njeri që do të firmosë, një grup njerëzisht që do të firmosin. Ne po përdorim teknologjinë për të lehtësuar të gjithë këtë.
Neritan Sejamini: Këtë që po bëni ju, do e ktheni në patentë dhe t’ua shisni qeverive të tjera?
Blendi Klosi: Neritan…
Neritan Sejamini: Është shumë ide e avancuar, ke rreth 200 qeveri në botë, mund të zgjidhin korrupsionin në botë.
Blendi Klosi: Me kulturën euroatlantike që keni…
Ylli Rakipi: Këtë euroatlantike mos e përdor shumë, se a ta lë ai lart ta përdorësh…?
Blendi Klosi: Padyshim që është avantgarde, sa i përket integrimit evropian, Edi Rama e tha në Kongres që ne do të ndihmojmë edhe Kosovën.
Neritan Sejamini: Nëse kjo e inteligjencës artificiale do të bëhej tek inceneratorët, SPAK-u do të arrestonte kompjuterin dhe jo ministrat.
Blendi Klosi: Nuk dyshoj se aftësia e ju të treve për ta kthyer çdo gjë në interes të emisionit...
Andi Tela: Inteligjenca artificiale, dakord do të përgatisë 280 mijë faqet e ligjeve. Kur erdhi PS në pushtet, Rama thoshte nuk e kanë fajin njerëzit që korruptohen, por është sistemi që të korrupton. Tani kanë kaluar dhjetë vjet që ky sistemi, vijon të jetë i korruptuar, madje në mënyrë banale fare, si me inceneratorët dhe tenderët e shëndetësisë. Tek inteligjenca artificiale, prapë punonjësi do të jetë që do të ngarkojë të dhënat. Nëse ai shkruan që dhjetë kamionët e kompanisë duhet të jenë ngjyrë të kuqe, inteligjenca artificiale nuk ka çfarë t’i bëjë asaj. Ju thoni që ne kemi sukses të madh, që kemi 1200 e ca shërbime të digjitalizuara, për të cilat ne paguajmë, por në numrin e punonjësve të administratës nuk kemi asnjë lëvizje. Pra, kostot janë të njëjtat.
Blendi Klosi: Një koleg më ka thënë që ka dy korrupsione, një të vogël dhe një të madh. Për këtë të voglin, është ky e-albania. Çfarë bën kjo? Teknologjia na ka bërë të mundur që shumë gjëra të jenë "online" dhe të mos ketë korrupsion./ CNA
Gazetari Elvi Fundo bëri mbrëmjen e sotme një deklarat...
Gazetari Elvi Fundo ka konfirmuar se ka pasur një komu...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për arrestimin e Gëzim Ç...
Gazetari Artan Hoxha zbuloi mbrëmjen e sotme se si ësh...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar përplasjen mes dy “...
Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë për “Opinion...
Ish-prokurori, Eugen Beçi foli lidhur me hetimin e SPA...
CNA raportoi këtë të hënë se hetimet për inceneratorët...
Shqiptarët janë bombarduar kohët e fundit me linçimin publ...
Ish-kryeprokurorja Elisabeta Imeraj tha mbrëmjen e sot...
Andrew Strong, avokati amerikan i cili ishte pjesë e e...
Në disa media ka qarkulluar lajmi se biznesmeni nga Em...
Gjatë seancës së sotme gjyqësore për inceneratorët, is...
Vangjel Dule ka reaguar pas përfundimit të seancës gjy...
7 deputetë të opozitës janë përjashtuar me 10 ditë nga...
Këtë të hënë është u caktua të mbahet seanca gjyqësore...
GJKKO ka lënë në fuqi masat për 14 personat e hetuar n...
Ambasadori i ri i BE-së, Silvio Gonzato, ka shkuar kët...
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca për 15 të akuzu...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka urdhëruar vendosjen ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...